By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenjta Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidenjta Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit
Lajme

Presidenjta Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/22 at 10:29 PM
Kosova Times Published February 22, 2023
Share
SHARE

Presidentja Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Për nder të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e saj nga: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Në letrën e urimit, Presidenti Begaj ka theksuar se vlerat kombëtare dhe marrëdhëniet vëllazërore e shumë dinamike janë në themel të bashkëpunimit të të dy shteteve. “Kosova sot është jo vetëm një realitet i pakthyeshëm politik, por edhe një kontribuuese aktive për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, që në koordinim e bashkëpunim të ngushtë me aleatët më të mirë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, po konsolidon dita-ditës institucionet e saj demokratike dhe po zgjeron bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare e ato rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Begaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, ka theksuar në letrën e tij se Kosova në 15 vjetorin e pavarësisë, tejkaloi shumë sfida. “Gjej rastin të shpreh kënaqësinë time për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, me bashkëpunimin e zgjeruar në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, i cili kam besimin se do të vazhdojë me intensitet të shtuar, me mbështetjen reciproke dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të arritjes së synimeve tona strategjike për integrimin e plotë të dy shteteve tona në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Pendarovski.

Edhe presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar ka uruar presidenten Osmani duke e përgëzuar për përparimin e Kosovë, duke premtuar mbështetje të mëtejme. “Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt sigurimit të progresit të reformave të nevojshme anëtarësimin në integrimin euroatlantik”, thuhet në letrën e urimit të presidentes Musar.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, në letrën e urimit ka potencuar se vizioni euroatlantik i të dy shteteve dhe vlerat e përbashkëta janë garanci e fuqizimit të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të dy shteteve.

Në letrën e urimit të presidentit bullgar Rumen Radev, raportet ndërshtetërore me Kosovën janë vlerësuar si tejet miqësore. “Vendi ynë ka qenë gjithmonë ndër përkrahësit më aktivë të ndërtimit të shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të tij. Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj se do të vazhdojmë të mbështesim integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe jam i bindur se kemi një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Radev.

You Might Also Like

“Burgun e ruante, kontrabandën e sillte – SHKK pezullon zyrtarin

Veliu: LDK nuk është pronë personale

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim

MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave

Kosova Times February 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO: Musk mbajti një konferencë për shtyp lamtumire me Trumpin

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Kurti para mërgimtarëve: Kosova po shënon progres demokratik
Parlamenti ukrainas voton për të njohur Çeçeninë si territor të pushtuar përkohësisht
Hamza kërkon votën e qytetarëve, zotohet për rritje të pensioneve e pagave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?