By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një qytet, dy vende: Kufiri shtetëror më i çuditshëm në botë kalon nëpër Evropë
October 25, 2025
Me aromën e Mesdheut: Recetë për qofte të mbushura me djathë
October 25, 2025
Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
October 25, 2025
Sulm ndaj personit zyrtar në Vushtrri, i dyshuari riarrestohet
October 25, 2025
Policia e Kosovës heton dy raste të vdekjes së dyshimta
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DamBusters – filmi që frymëzon heqjen e digës së Mirushës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > DamBusters – filmi që frymëzon heqjen e digës së Mirushës në Kosovë
Lajme

DamBusters – filmi që frymëzon heqjen e digës së Mirushës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 2:31 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Një film për heqjen e digave në pesë vende të Evropës është shfaqur sot premierë në Prishtinë, duke ngritur vetëdijen për nevojën e restaurimit të lumenjve dhe lejimin e rrjedhës së lirë të ujit dhe specieve shtegtare siç është salmoni. DamBusters tregon historitë e ambientalistëve frymëzues të cilët me sukses ndërmorën veprime për heqjen e barrierave në lumenj në Spanjë, Francë, Estoni, Lituani dhe Finlandë.

Shfaqja e filmit u bë me mbështetjen e organizatave The Nature Conservancy (TNC) dhe WWF Adria. Të dy organizatat kanë kontribuar në prodhimin e filmit dhe po zbatojnë aktualisht projektin “Heqja e digës së Mirushës”, në mënyrë që të krijohet një bazë për rishikimin dhe heqjen e digës së Mirushës dhe për të promovuar heqjen e digave në nivel vendi. Projekti po mbështetet gjithashtu edhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në Kosovë.

Duke folur në këtë ngjarje, zëvendësministrja e MMPHI-së, Linda Çavdarbasha tha se Ministria mbështetë plotësisht projektin e largimit të digës së Mirushës dhe projekteve tjerave që kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies, sigurisë, shëndetit si dhe mbrojtjen e natyrës së bukur që ka Kosova.

“Shumë projekte duke përfshirë edhe disa diga që janë ndërtuar në dekadat e fundit pa një analizë të thellë paraprake të ndikimit të tyre në mjedis dhe si pasojë shumë habitate janë fragmentuar dhe  ndikuar negativisht. Për më tepër nuk ka patur një vlerësimit serioz të rrezikut dhe dëmeve potenciale që rrjedhin nga këto projekte”, tha zëvendësministrja Çavdarbasha.

Diga e Mirushës u ndërtua ilegalisht midis viteve 2011 dhe 2013, fillimisht për prodhim hidroenergjetik, por tani nuk shërben për asnjë qëllim. Ende nuk është përcaktuar arsyeja e ndërtimit dhe pronësia e digës. Rezervuari aktualisht përdoret për peshkim rekreativ, por cilësia e ujit është e dobët për shkak të mungesës së trajtimit të ujërave të zeza në qytetet dhe fshatrat që ndodhen në rrjedhën e sipërme.

Sipas Tamara Preininger Horvat, koordinatore e programit për Evropën Juglindore, projekti për heqjen e digës është pjesë e një strategjie më të gjerë të TNC-së për mbrojtjen e lumenjëve ne Evropën Juglinore,

“Në TNC, ne jemi në mission për të ruajtur 1 milion kilometra lumenjë në mbarë botën deri më 2030. Jemi krenarë që punojmë me partnerët tanë këtu në Kosovë për të ndihmuar që lumi Mirusha të jetë një hap më afër rrjedhjes së tij të lirë – duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për njerëzit dhe natyrën që mbështeten në të”, tha ajo.

Pas shfaqjes së filmit, u organizua një panel diskutimi me përfaqësues të Institutit për Mbrojtjen e Natyrës në Kosovë, ekspertë nga Universiteti i Prishtinës dhe shoqëria civile. Gjatë diskutimeve u shpreh gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinim mes institucioneve përkatëse dhe të gjitha palëve të interesit, për të bërë një studim profesional që do të nxjerrë në pah gjendjen e Mirushës dhe do të ofrojë rekomandime për statusin e digës momentale në Mirushë. Mbështetje për gjetjen e zgjidhjes më të duhur për Mirushën shprehu edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Malishevës, Avni Morina. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s

Teatri Kombëtar drejt transformimit në qendër moderne të artit skenik|

Refuzohet ankesa e LVV-së lidhur me procesin e votimit në Han të Elezit

Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë

`Rrëfime nostalgjike`, mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit me Rusinë

Kosova Times Kosova Times January 11, 2024
Në një tubim madhështor në Shtutgart, Hamza takohet me bashkatdhetarë
Sërish pauzë në Ohër
Bashkëpunim në nivel të bibliotekave kombëtare, Kosovë-SHBA
Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?