By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS
January 20, 2026
VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’
January 20, 2026
Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë
January 20, 2026
21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut
January 20, 2026
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke Leopard 2
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke Leopard 2
Rajon / Botë

Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke Leopard 2

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 3:47 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke luftarake Leopard 2, tha të enjten Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

Muajin e kaluar, Gjermania pranoi të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë, pas një presioni të madh të ushtruar nga Kievi dhe NATO. Dërgimi i këtyre tankeve u ka dhënë dritën e gjelbër edhe shteteve tjera anëtare të NATO-s, për të dërguar gjithashtu tanke të prodhimit gjerman si ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Vlera e paketës më të re të ndihmës mbrojtëse të Finlandës për Ukrainën do të arrijë në 160 milionë euro, duke përfshirë tre Leopardët dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në lidhje me përdorimin e tyre, tha ministria.

Në janar, Finlanda premtoi miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke ushtarake.

Finlanda, e cila ndan një kufi 1300 km me Rusinë, ka pak më pak se 200 tanke Leopard 2.

Tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore dhe rreth 20 vende aktualisht përdorin këtë tank.

Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se Perëndimi deri më tani ka premtuar se do t’ia dërgojë të paktën 120.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Axhenda ndërkombëtare

Adoleshentit (18) në Zagreb nuk i lejohet t’i afrohet më shumë se 100 metra: ‘Më ke lënë pa fjalë!’

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Të korruptuarit nuk mund të maten me Pecin

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Bolton: Kundërofensiva e Ukrainës nuk po arrin rezultatet e pritura, SHBA duhet të ndryshojë strategjinë e sa
Kurti: Serbia po ndërhyn në procesin zgjedhor, ftojmë BE të sanksionojë
Putin njoftoi mundësinë e shtetëzimit të kompanive në interes të mbrojtjes kombëtare
AAK mban tryezë diskutimi për situatën politike në vend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?