By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngacmimi seksual në shkolla, sfidë mbetet mos-raportimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngacmimi seksual në shkolla, sfidë mbetet mos-raportimi
Lajme

Ngacmimi seksual në shkolla, sfidë mbetet mos-raportimi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 10:48 AM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Sipas një raporti të publikuar në prill të vitit 2022 nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, 34.4 për qind të nxënësve kanë deklaruar se në shkolla ka raste të ngacmimeve seksuale nga mësimdhënësit. Sipas drejtueseve të institucioneve shkollore dhe nxënësve, sfidë vazhdon të mbetet mos raportimi i tyre.

Dukuria e ngacmimit seksualë vazhdon të jetë prezentë në shkollat e Kosovës. Në një raport të publikuar vitin e kaluar mbi 30 për qind e nxënësve të anketuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës janë deklaruar se në shkolla ka raste të ngacmimeve seksuale nga mësimdhënësit.

Sfidë vazhdon të mbetet mos raportimi i këtyre rasteve.

Në lidhje me këtë çështje, kryetarja e Këshillit të Nxënësve në Shkollën fillore të mesme të Ulët, “ Elena Gjika” në Prishtinë, Suara Ismaili, në një përgjigje për Radio Kosovën bëri thirrje se në rast se një nxënës përballet më ngacmim seksual, duhet patjetër të raportojë te drejtuesit e shkollës, sepse kështu mund të parandalohen këto raste.

“Të gjithë ata nxënës të cilët përjetojnë ngacmim seksual duhet të drejtohen tek unë si përfaqësues e nxënësve, te psikologu i shkollës, drejtori apo koordinatori dhe të paraqesin se çfarë ka ndodhur. Duhet të tregojnë nga kush janë ngacmuar, nga nxënësi apo nga arsimtari, për arsye se ne jemi këtu për të ndihmuar dhe duhet të bisedojmë edhe me ngacmuesin, në mënyrë që të parandalohen e mos të ndodhin përsëri”, deklaroi Ismaili.

Se raportimi është shumë i rëndësishëm e thotë për Radio Kosovën edhe psikologu i kësaj shkollë, Kushtrim Maloku. Ai tha se në shumë raste viktimat hezitojnë të raportojnë për shkak të kulturës ku jetojmë.

“Mund të këtë raste të tilla, por se është e nevojshme që këto raste të raportohen. Unë konsideroj që raportimi nuk bëhet dhe ndoshta në disa raste mund të fshihet për shkak të kulturës dhe ambientit në të cilin jemi”, deklaroi Maloku.

Maloku, foli edhe për pasojat më të cilat përballen këta fëmijë në jetën e tyre e që mund të vije deri te vetëvrasja.

“Këto raste duhet të raportohen sepse përveç që i mbron nxënësit në aspektin emocional dhe psikologjik, mund ta shpëtojmë atë nxënës. Nga këto situata ka nxënës që mund të bie në depresion të thellë, të këtë sjellje vetëlënduese dhe deri te vetëvrasja”, tha ai.

Se rastet e tilla nuk raportohen nga shkollat e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Arsimit. E për mësimdhënësit të cilët janë raportuar për ngacmim seksual, institucionet e drejtësisë kanë qenë të mbyllura për dhënien e informacioneve për ecurinë e proceseve penale ndaj tyre. Gjatë vitit 2022, te Këshilli i Nxënësve të Kosovës, u raportuan në mënyrë anonime tri raste të ngacmimeve seksuale nga një mësimdhënës.

Ndërkohë Policia e Kosovës nuk ka statistika të sakta për këto raste, sepse sipas tyre, raportimet bëhen në përgjithësi për veprën penale të ngacmimit seksual. Në një përgjigje për Radio Kosovën, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në vitin 2022 janë raportuar 91 raste të ngacmimeve seksuale, si shifër e përgjithshme. Shpeshherë policia në komuna të ndryshme të Kosovës ka mbajtur ligjëratë informuese me temën e parandalimit të ngacmimeve seksuale në shkolla.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët u turpëruan në Kursk: Ata pretenduan se kishin shkatërruar një radar ukrainas, doli të ishte koreano-verior

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Sofia dëbon kreun e Kishës Ortodokse Ruse dhe dy prifterinje nga Bullgaria
Osmani takoi kreun e KQZ-së, flasin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Një ministri izraelite propozon zhvendosjen e civilëve të Gazës në Egjipt
Rusët e zemëruar që po i ikin me shpejtësi avancimit ukrainas në Kursk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?