By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas dhunës në Bregun Perëndimor tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pas dhunës në Bregun Perëndimor tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael
Rajon / Botë

Pas dhunës në Bregun Perëndimor tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 2:40 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Militantët në Gaza hodhën raketa dhe Izraeli kreu sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza- Izrael të enjten, një ditë pasi 11 palestinezë u vranë gjatë një sulmi izraelit në Bregun Perëndimor, duke ripërtërirë shqetësimet për përshkallëzim më të gjerë të situatës.

Egjipti dhe Kombet e Bashkuara janë angazhuar si ndërmjetësues për ta qetësuar situatën, thanë zyrtarët.

Ushtria izraelite tha se gjatë natës se gjashtë raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në komunitetet jugore izraelite. Pesë raketa janë rrëzuar, ndërsa një tjetër ka rënë në një zonë të hapur, por nuk raportohet për të lënduar.

Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me raketa të enjten, por tha se kishte të drejtë të mbrohej kundër agresionit izraelit.

Avionët luftarakë izraelitë kishin goditur më vonë një vend të prodhimit të armëve që i përkiste Hamasit, grupit islamik që kontrollon Gazën, tha ushtria izraelite, por nuk është raportuar për të lënduar.

Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion izraelit në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të mërkurën. Trupat izraelite kishin vrarë 11 palestinezë, duke përfshirë të paktën katër persona të armatosur dhe katër civilë, dhe plagosën më shumë se 100 njerëz, thanë burimet palestineze.

Ushtria izraelite tha se trupat atje kishin tentuar të arrestonin militantë të dyshuar për planifikimin e disa sulmeve.

Xhihadi Islamik tha se trupat izraelite kishin rrethuar dy nga komandantët e saj të Nablusit në një shtëpi, duke shkaktuar një përleshje që tërhoqi edhe persona të tjerë të armatosur. Shpërthimet u dëgjuan dhe të rinjtë gjuajtën me gurë mjetet e blinduara të trupave.

Burimet palestineze thanë se dy komandantët e Xhihadit Islamik ishin vrarë së bashku me një tjetër person të armatosur, si dhe katër viktima civile, përfshinin një burrë 72-vjeçar dhe një djalë 14-vjeçar, thanë ata.

“Unë po vazhdoj angazhimin tim me të gjitha palët e interesuara për të shtensionuar situatën. U bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga hapat që mund të ndezin më tej një situatë tashmë të paqëndrueshme”, tha i dërguari i OKB-së, Tor Wennesland në një deklaratë.

Grupet palestineze në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza bënë thirrje për një grevë të përgjithshme të enjten. Shkollat, universitetet dhe bankat në Gaza nuk u hapën pasi aktivistët dolën në rrugë duke u bërë thirrje bizneseve të qëndrojnë të mbyllura.

Gjashtëdhjetë e dy palestinezë, përfshirë persona të armatosur dhe civilë, janë vrarë në vitin 2023, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Dhjetë izraelitë dhe një turist ukrainas vdiqën në sulmet palestineze në të njëjtën periudhë, sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ramadani tenton ta gozhdojë Sveçlën, harron se Lista serbe eshte subjekt legal

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Si votuan serbët e Kosovës?
Plas grushti në Parlament, deputeti godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë
Rrëmbehet në Gjilan një i mitur nga Presheva
Gjykatësi polak kërkoi azil në Bjellorusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?