By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz: Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Scholz: Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim
Rajon / Botë

Scholz: Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 11:04 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht nuk ka kuptim”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë ku ai u pyet të adresonte thirrjet në rritje për fuqitë perëndimore që t’i japin Kievit avionë.

Në intervistën për televizionin publik gjerman, Scholz, që më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta.

Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua që të dërgojë dhe të lejojë edhe shtetet e tjera që të dërgojnë tanke të rënda të prodhimit gjerman në Ukrainë, në mënyrë që forcat e Kievit të kryejnë ofensivë kundër forcave ruse në lindje të shtetit. Pavarësisht këtij vendimi, dërgesat e tankeve kanë qenë të ngadalshme për shkak se shtetet që janë zotuar se do të dërgojnë tanke kanë numër të kufizuar të tyre.

“Ndoshta ky është tregues se pse është e rëndësishme të koordinohemi me njëri-tjetrin, me Shtetet e Bashkuara për shembull, dhe të përgatisim këto vendime në mënyrë të kujdesshme që ato të funksionojnë”, tha ai.

Ukraina tani po kërkon avionë luftarakë, edhe pse Gjermania nuk ka asnjë avion F-16 që janë përmendur nga Kievi.

Duke folur një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Scholz tha se ka frikë se konflikti do të shndërrohet “në një luftë të gjatë”, por shtoi se Gjermania dhe Perëndimi do të mbështesin Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, eventualisht do të duhet ta kuptojë se qëllimet e luftës së tij, janë të paarritshme.

“Janë vetëm pak shtete që janë në anën e Rusisë”, tha ai.

Një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij do të dalë triumfues nga kjo luftë dhe u zotua se do të mbajë përgjegjës të gjithë ata që kanë sjellë luftën në territorin ukrainas.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh

Kosova Times Kosova Times December 11, 2025
Ndërroi jetë oficeri doganor, Shenaj Kotle RTKlive
Përjashtohet Jashari
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin ushtarak
Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes nga fëmijët Enis Tabak / RTK Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, e cila festohet çdo vit më 21 shtator nga Kombet e Bashkuara, Sheshi historik i Shadërvanit në Prizren u mbush këtë vit me zërat e fëmijëve. Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM), Iniciativën për Ndërtimin e Paqes (Peacebuilding) dhe Fondin për Ndihmën e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), përfshiu lojëra me temë paqen, punëtori krijuese dhe aktivitete ndërgjegjësimi për të mësuar fëmijët mbi rëndësinë e paqes. Vizualet e vendosura në zonën e aktivitetit me temën “What Would You Do for Peace?” (Çfarë do të bëje për Paqe?) i dhanë mundësinë pjesëmarrësve të mendojnë për paqen dhe të shprehin kontributin e tyre personal. Organizatorët theksuan se njohja e fëmijëve me kulturën e paqes që në moshë të hershme ka një rëndësi të madhe për harmoninë shoqërore dhe ndërtimin e shoqërive paqësore në të ardhmen. Sheshi, i zbukuruar me aktivitete me ngjyra dhe figura të golorëve, tërhoqi vëmendjen e fëmijëve dhe familjeve gjatë gjithë ditës. Ngjarja u prit me shumë interes nga banorët e Prizrenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?