By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U vendos gurthemeli i objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U vendos gurthemeli i objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore
Lajme

U vendos gurthemeli i objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 2:54 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit tonë, të shoqërisë sonë. Është edhe shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të vendit, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, i cili shoqërohej edhe nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Duke theksuar se është kënaqësi e veçantë për të që të jetë pjesë e vënies së këtij gurthemeli, kryeministri Kurti tha se matematika dhe shkencat natyrore ofrojnë bazën për zhvillimin e njohurive të reja dhe avancimin e të kuptuarit të botës nga ana jonë.

“Matematika dhe shkencat natyrore kanë ndikim ndër-disiplinor edhe në fusha tjera, dhe kanë rol veçanërisht të rëndësishëm për zhvillimin e inxhinierisë dhe të shkencave teknike. Prandaj, është shumë me rëndësi që objekti i ri i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore po ndërtohet mu pranë objektit ekzistues të fakulteteve teknike. Kjo afërsi fizike ndërmjet fakulteteve të shkencave natyrore dhe aplikative do të ofrojë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë dhe shkëmbime akademike e shkencore që mund t’i kontribuojnë shumë zhvillimit të ndërsjellë të fushave të STEM që ato mbulojnë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri uroi që gurthemeli që po e vejmë sot të jetë edhe një faqe e re në historinë e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës, si dhe e zhvillimit të gjithmbarshëm socio-ekonomik të vendit tonë.    

Ai tha se e po e bëjmë edhe një hap të rëndësishëm në krijimin e parakushteve për zhvillimin e arsimit dhe të kërkimit në Kosovë. Ndërtimi i objektit të ri modern për Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës do t’ju sigurojë studentëve dhe personelit akademik infrastrukturën, teknologjinë dhe burimet e nevojshme për zhvillim akademik dhe profesional në degët studimore të këtij fakulteti.

Falënderim të veçantë pati për Bashkimin Evropian për financimin e këtij projekti përmes fondeve të IPA-s, si dhe UNOPS-in si partner implementues në realizimin e tij. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Çfarë ka në 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit?

Kosova Times Kosova Times October 17, 2022
Konjufca: Liria e Kosovës erdhi sepse kishte çlirimtarë si Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Kurti bëri homazhe në nderim të personave të zhdukur gjatë luftës
Simbole të copëtuara: Statujat e kohës komuniste në depon bullgare
Osmani takon ministrin Douglas në Gjermani: thekson nevojën për mbështetje ndërkombëtare dhe njohje të reja për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?