By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hvari përsëri ndër ishujt më të mirë në botë
July 20, 2025
Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë
July 20, 2025
Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën
July 20, 2025
Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet
July 20, 2025
Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut popullit të Ukrainës: Nuk jeni vetëm!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedonia e Veriut popullit të Ukrainës: Nuk jeni vetëm!
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut popullit të Ukrainës: Nuk jeni vetëm!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 4:58 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Maqedonia e Veriut që në ditët e para të agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, i ka dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij shteti. Shteti maqedonas, po ashtu, ka mbështetur të gjitha rezolutat dhe sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ndërsa ka kontribuar edhe me pajisje ushtarake dhe ndihma tjera të nevojshme për popullatën e rrezikuar ukrainase.

Veç kësaj, Maqedonia e Veriut, që në ditët e para të luftës shprehu gatishmërinë për të strehuar të gjithë ata shtetas ukrainas që do të arrinin në territorin e saj.

Aktualisht, rreth 6.500 shtetas të Ukrainës kanë gjetur strehim në këtë vend, ndërsa afër 400 prej tyre kanë kërkuar strehim të përkohshëm për arsye humanitare. Të tjerët kanë kaluar në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian.

Sergej Lagoda nga qyteti ukrainas Buça jeton në Shkup me familjen e tij. Fëmijët e tij janë regjistruar në kopsht dhe shkollë, por Sergei akoma nuk ka arritur të gjejë një vend pune.

“Në Maqedoni [të Veriut] na pritën bukur, fillimisht na siguruan strehim falas në një hotel. Na pëlqeu këtu, njerëzit janë mikpritës, nuk është vend i shtrenjtë. Por, për punësim, për të huajt dhe refugjatët është problematike. Mirëpo, unë takova ukrainas tjerë në Maqedoni, në përgjithësi gjithçka është në rregull”, thotë Sergej.

Natalija Tasevska dhe Aleksandar Petrovski erdhën në Maqedoni të Veriut për shkak të marrëdhënieve familjare në Shkup. Bashkëshorti i Tasevskës dhe babai i Petreskit janë maqedonas, ndaj vendimi për të ardhur në Maqedoninë e Veriut ishte i pritshëm.

“Në fillim jetonim me të afërmit, por ishte e vështirë për dy familje në një apartament, jo për një muaj, as për dy, e lëre më një vit të tërë. Ne banonim në apartament, paguanim qiranë, punon vetëm burri. Tani kemi ndërruar vendbanimin dhe duam ta dërgojmë fëmijën në kopsht dhe unë do të kërkoj punë. Dua të kthehem, por nuk e planifikojmë ende kur”, thotë Natalia.

Aleksandri thotë se në Maqedoninë e Veriut ka arritur të gjendet mirë, ka krijuar një shoqëri të mirë.

“Kam shumë miq maqedonas, sepse janë njerëz shumë të mirë, duan të bëni shoqëri, të ecni me ta, të bisedoni, mësimdhënësit janë të shkëlqyer. Nuk është e vështirë. Më duhej pak kohë për të komunikuar dhe pastaj gjithçka ishte e lehtë”, thotë ai.

Pas një udhëtimi të gjatë nga Kievi i saj i lindjes në disa vende anembanë Evropës, blogerja ukrainase, Yanina Zlebova, u strehua në Shkup. Ajo komunikon me familjen në Kiev vetëm kur kanë rrymë dhe ndërkohë regjistron video nga Maqedonia e Veriut për audiencën e saj.

“Në Maqedoni kam takuar njerëz shumë të sjellshëm dhe të sinqertë që duan të ndihmojnë në shumë mënyra. Ata janë të komunikueshëm, flasin me ju. Ka maqedonas që kanë parë videot e mia dhe kanë lënë komente pozitive… Kjo është më e rëndësishmja”, thotë Zlebova.

Drejtuesit e institucioneve thonë se shtetasit ukrainas do të kenë përkujdesjen maksimale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa urojnë që vendi i tyre të çlirohet sa më shpejt dhe ata të mund të kthehen në vatrat e tyre.

“Populli ukrainas nuk është i vetëm në betejën për paqe dhe drejtësi”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai i ka dërguar një video mesazh popullit ukrainas si shenjë e mbështetjes për guximin dhe vendosmërinë e tyre në rezistencën ndaj pushtimit ushtarak nga Rusia tash e një vit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për vuajtjet që keni kaluar gjatë 12 muajve të fundit. Ne solidarizohemi me ju. Maqedonia e Veriut, si kryesuese me OSBE-në, do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira. Kjo mbështetje do të jetë edhe më e fortë kur më në fund të kthehet paqja. Ky është angazhimi dhe synimi ynë. Ju nuk jeni vetëm”, thuhet në mesazhin e Osmanit drejtuar popullit ukrainas.

You Might Also Like

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten

Një anëtar i klanit Skaljar u vra në Podgoricë

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Këto janë vendet më të rrezikshme për pushime në botë për vitin 2025

Kosova Times Kosova Times June 14, 2025
Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët
Gjykata Evropiane e Drejtësisë urdhëroi heqjen e sanksioneve personale kundër miliarderëve Pyotr Aven dhe Mikhail Fridman
Susie Wiles shefe e stafit në Shtëpinë e Bardhë
Ka vdekur ish-udhëheqësja e Youtube dhe punëtorja e Google, Wojcicki
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?