By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani e Kurti mbështesin Ukrainën deri në fitore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani e Kurti mbështesin Ukrainën deri në fitore
Lajme

Osmani e Kurti mbështesin Ukrainën deri në fitore

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 5:50 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Në shënimin e njëvjetorit të luftës në Ukrainë, krerët e shtetit të Kosovës kanë pritur gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani e ka dhënë edhe njëherë përkrahjen e Kosovës për Ukrainën e pushtuar nga Rusia,  duke theksuar se duhet punuar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në uljen e ndikimit të autokratëve në rritje.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Osmani tha se si asnjëherë më parë bota po përballet me tendencat hegjemoniste të autokratëve në pjesë të ndryshme.

“Lufta e paprovokuar në Ukrainë tregon për rrezikun nga regjime autoritare si ai i Putinit që kërkon zgjerimin e fuqisë, ndikimit dhe territorit duke cenuar të drejtat dhe sovranitetin e kombeve të tjera, e duke kryer krime të llahtarshme për t’i arritur këto qëllime”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se duhet të jemi unikë dhe të vendosur kundër çdo përpjekjeje për t’i minuar vlerat dhe parimet tona evropiane.

Për më tepër, Osmani u shpreh se duhet të punuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për të pamundësuar ndikimin e autokratëve dhe për ta mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla ku kombet e shtetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe duke respektuar njëri-tjetrin.

Ajo gjithashtu tha se Ukraina në rrugën e saj për çlirim do ta ketë përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës, duke akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe shtetin serb që po qëndrojnë në krah të homologut rus, Vladimir Putin, ashtu siç i kishte ndenjur afër Slobodan Millosheviqit.

“Më 1999 bota demokratike u vu në anën e Kosovës duke na mbrojtur nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës sepse e drejta është në anën e saj”.

“Për vitin 1999 në Kosovë dhe ky vit që po e lëmë pas në Ukrainë duhet të na mësojë edhe shumë mësime të tjera. Mbi të gjitha, nuk duhet ta harrojmë se kush ishin ata që ishin në krah të Millosheviqit në vitin 1999 e që qëndrojnë në krah të Putinit sot në vitin 2023, e të kuptojmë njëherë e mirë se ata që avokojnë për gjenocid njëherë, nuk mund të shndërrohen në agjentë të paqes asnjëherë”, tha Osmani, duke shtuar se ata që kryejnë, mbështetin apo arsyetojnë gjenocid ndaj një populli të pambrojtur, përgjigjen e vetme duhet ta kenë drejtësinë, e jo akomodimin e përkëdheljen.

Në anën tjetër kryeministri i vendit, Albin Kurti me këtë rast tha se Kosovë mbështet Ukrainën në luftën e saj deri në fitore. Në një ditë të zymtë si kjo, tha Kurti, megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas.

“Do të jemi pranë jush si popull si institucione, si dje si sot si nesër. Mbështetje deri në fitore. Ukraina duhet të fitojë sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”, tha numri një i Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se Kosova i di mirë pasojat e luftës dhe prandaj do të mbështes e solidarizohet me Ukrainën në të gjitha format deri në fitoren e saj kundër agresionit ruse.

“Kosova i di mirë pasojat e luftës e edhe pasojat që vijnë dekadat e ardhshme pas mbarimit të saj, por Kosova është e lumtur që është shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Me urimin që është bërë shtëpi edhe si ndjenjë përpos si strehë do të jemi pran jush si popull, shoqëri e institucione – dje, sot dhe nesër. Rezistencë, solidaritet dhe mbështetje deri në fitore”, tha Kurti.

Ai tha se Republika e Kosovës e kishte dënuar dhe vazhdon ta dënojë agresionin rus në Ukrainë duke vendosur menjëherë sanksione e po ashtu Kurti tha se kanë shprehë gatishmërinë për të strehuar deri 5000 refugjatë ukrainas.

Kurti, në njëvjetorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, tha se ky agresion është sulm mbi lirinë dhe demokracinë.

“Në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit të vitit të kaluar pasi kishte grumbulluar mbi 200 mijë trupa afër kufirit, Federata Ruse filloi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, ky sulm është mbi lirinë dhe demokracinë dhe mbi vlerat tona themelore. Lufta e Rusisë në Ukrainë ishte shokuese por jo befasuese pasi erdhi si shkak i tolerimit të manovrave ushtarake të një presidenti despotik”, tha Kurti.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dhuna ndaj Sanduloviqit, Kurti: Akt brutal i Qeverisë serbe

Kosova Times Kosova Times January 5, 2024
Turqia do të transferojë Bayraktar me raketa lundrimi në Ukrainë
Kurti takoi kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane në zgjedhjet federale të këtij viti
Ditën e lejimit të hyrjes së mallrave serbe, qeveria e Kosovës i rrit pensionet për 20 për qind
1791 gjoba në trafik në 24 orët e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?