By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit
January 2, 2026
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja liron dy të burgosur nga Guantanamo
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja liron dy të burgosur nga Guantanamo
Rajon / Botë

ShBA-ja liron dy të burgosur nga Guantanamo

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 4:55 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Dy vëllezër pakistanezë, që po mbaheshin për më shumë se dy dekada nga Shtetet e Bashkuara në burgun ushtarak në Gjirin e Guantanamos, janë liruar nga zyrtarët amerikanë dhe janë kthyer në shtëpi.

Ata do të bashkohen me familjarët e tyre pasi të jenë marrë në pyetje nga autoritetet pakistaneze, thanë zyrtarët e sigurisë dhe një senator pakistanez.

Pakistani kishte arrestuar më 2002 në Karaçi, Abdul dhe Mohammed Rabbanin nën dyshimet për lidhet e tyre me al-Kaidën. Arrestimi i vëllezërve ndodhi në të njëjtin vit kur Ramzi Binalshibh, një lider i lartë i al-Kaidës, u arrestua nga agjencia pakistaneze e spiunazhit, pas një informacioni të pranuar nga Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA).

Lirimi i vëllezërve Rabbani vjen disa muaj pasi pakistanezi, Saifullah Paracha, 75 vjeç, u lirua nga qendra e paraburgimit në Guantanamo.

Dy vëllezërit arritën në aeroportin e Islamabadit të premten. Senatori pakistanez, Mushtaq Ahmed Khan, që është kryetar i komitetit për të drejtat e njeriut në Parlamentin pakistanez, përmes Twitterit njoftoi për arritjen e tyre në Pakistan.

Ai tha se vëllezërit Rabbani “ishin burgosur padrejtësisht për 21 vjet në Gjirin e Guantanamos. Ata nuk dolën para gjyqit dhe nuk kishte asnjë akuzë të ngritur ndaj tyre. Urime për lirimin e tyre”, shkroi ai në Twitter.

Khan më vonë tha për Associated Press se vëllezërit u dërguan në Karaçi, ku ata jetojnë. Ai tha se pret që ata të bashkohen shumë shpejt me familjen e tyre.

Lirimi i vëllezërve pakistanezë është vendimi i fundit i SHBA-së drejt zbrazjes dhe mbylljes së qendrës së ndalimit në Guantanamo. Administrata e ish-presidentit amerikan, George W.Bush, e kishte ngritur këtë qendër për të vendosur aty ekstremistët e dyshuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 të kryera nga al-Kaida në ShBA.

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar vëllezërit se kishin ndihmuar anëtarët e al-Kaidës dhe i kishin strehuar ata dhe u kishin ofruar mbështetje logjistike. Vëllezërit dyshohet se janë torturuar nga CIA gjatë mbajtjes para se të transferoheshin në Guantanamo. Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane, dy vëllezërit kishin dhënë pak informacione të vlefshme të inteligjencës.

Më së shumti persona në Guantanamo kishte pasur më 2003, përkatësisht atëbotë kishin qenë të burgosur 600 persona që ShBA-ja i konsideronte terroristë.

Aktualisht në Gjirin e Guantanamos janë 32 të burgosur, përfshirë 18 që kanë të drejtë të transferohen në shtete të treta nëse ato pranojnë t’i strehojnë, ka thënë Pentagoni. Shumica prej të burgosurve janë nga Jemeni. Nëntë prej të burgosurve janë duke u përballur me gjyq që udhëhiqet nga ushtria, ndërkaq dy janë dënuar.

You Might Also Like

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat, thotë një zyrtar i OKB-së

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
Haradinaj: Mahnitëse gatishmëria e të rinjve për t’i shërbyer Atdheut
Autoritetet kanë frikë nga interneti
Prodhohen pjesë veturash, do të punësohen mbi 100 gra në rajonin e Zhupës
Vrasje në tentativë në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?