By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jutarnji List: Presim që Vuçiq ta njohë de fakto Kosovën për tre ditë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Jutarnji List: Presim që Vuçiq ta njohë de fakto Kosovën për tre ditë!
Rajon / Botë

Jutarnji List: Presim që Vuçiq ta njohë de fakto Kosovën për tre ditë!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/25 at 2:51 PM
Kosova Times Published February 25, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian pret që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve pa bisedime të mëtejshme në takimin e tyre të hënën në Bruksel.

– Presim që ta pranojnë propozimin, nuk presim diskutim për përmbajtjen sepse të dy liderët janë njohur me tekstin prej kohësh. Bisedimet do të jenë më shumë rreth zbatimit të atij dokumenti, duke përfshirë afatet kohore, u tha gazetarëve në Bruksel një zyrtar i lartë i BE-së, duke folur përpara takimit të së hënës.

Ai shtoi se edhe Vuçiq edhe Kurti e kanë pranuar marrëveshjen në parim në takimet e shumta me përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, prandaj presin rezultate konkrete nga takimi i së hënës në Bruksel.

I njëjti burim pret që pjesa më e vështirë e bisedimeve të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, diçka që Kurti e kundërshtoi. Por BE thotë se ky detyrim duhet të përmbushet pa kushte.

– Me pranimin e propozimit për marrëveshjen bazë, automatikisht pranohet zbatimi i detyrimit të Asociacionit. Edhe ky është pjesë e propozimit evropian, tha i njëjti burim, duke kujtuar se të gjithë liderët e BE-së e kërkuan atë së bashku me konkluzionet e mbledhjes së Këshillit Evropian.

Ky zyrtar i lartë i BE-së pranoi se ky propozim nuk është ‘marrëveshja gjithëpërfshirëse’ që BE-ja ka synuar, por është ‘maksimumi që është i mundur në rrethana’.

– Shumë thonë se kjo Marrëveshje do të thotë njohje de facto. Ashtu është, marrëveshja do të thotë realisht njohje de facto, tha ai dhe shtoi se BE-ja beson se të gjithë do të përfitojnë nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, do të ofrojë shumë mundësi ekonomike dhe do të ndihmojë në rrugën drejt BE-së dhe Kosovës e Serbisë.

Një burim i lartë nga BE-ja tha se është e qartë se Rusia po përpiqet të bëjë presion ndaj Beogradit që të mos e pranojë këtë marrëveshje, por se BE-ja ka marrë sinjale nga presidenti Vuçiq se mesazhe të tilla nga Rusia nuk kanë ndikuar tek ai.

– Ky propozim ka mbështetjen e fortë të të 27 anëtarëve të BE-së. Rusia, përmes ambasadorit të saj në Beograd, dërgoi mesazhe se tani nuk është koha për atë marrëveshje, se duhet të presë derisa të krijohet një rend i ri botëror. Mesazhet e tilla i shohim si presion ndaj Vuçiqit për të refuzuar propozimin. Mirëpo, nuk shohim se ky presion nga Rusia ka ndikim tek Vuçiq, por vetëm tek një pjesë e opozitës në Serbi, ka thënë ky burim.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times February 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Qeveria arriti të frenojë rritjen e çmimeve

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Vajza 8-vjeçare rreh me shkop bejsbolli grabitësin e armatosur që donte të grabiste të atin
Sarrazin: Kosova nuk mund ta bllokojë tregun e përbashkët rajonal
Rumani: Gjykata rikthen ndalesën ndaj vëllezërve Tate
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?