By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?
May 25, 2025
Aksident i rëndë në Poloni. Makina e garave përplaset me njerëz, shumë të plagosur
May 25, 2025
Mrekullia ekonomike e Evropës. Deri vonë, ata konsideroheshin të varfër, por ia arriten Japonise
May 25, 2025
Droni hedh bombol me bojë mbi Ambasadën Ruse në Suedi
May 25, 2025
Aeroportet Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky pezulluan fluturimet 1 orë më parë
May 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova po vdes pas syve tanë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova po vdes pas syve tanë!
Opinion

Kosova po vdes pas syve tanë!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/26 at 10:27 AM
Kosova Times Published February 26, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pa dyshim se zbrazja e Kosovës nga të rinjtë, është dukuria më e dhimbshme dhe më e trishtë e cila po ndodhë para syve tanë. Rritja enorme e numrit të të rinjve që janë duke e braktisur Kosovën është plaga më e rëndë në Kosovën e pasluftës.

Përzierja e ndjenjave shpirtërore

Përderisa Kosova po zbrazet nga të rinjtë e saj, vendet perëndimore po pasurohen me fuqinë punëtore të të rinjve tanë. Ngado të shkosh nëpër qytetet dhe metropolet evroperëndimore sheh të rinj të sapoardhur nga trojet tona etnike.

Turniri i fundit i organizuar nga të rinjtë në Rovato (Lombardia-Itali) ishte një ngjarje sa e bukur sportive, po aq edhe ndjenjë e dhembshme për shpirtin e shëndoshë të një atdhetari. Të shohësh qindra të rinj në një aktivitet sportiv në vend të huaj, ku të njëjtët të rinj do duhej të ishin në vendlindjen e tyre duke e festuar 15 vjetorin e pavarësisë, është ndjenjë e thellë shpirtërore.

Pushtetarët në Kosovë dhe të gjithë njerëzit e veshur me petkun e politikanit duhet të mendojnë seriozisht për situatën në të cilën e kanë sjellë Kosovën!

Gjatë përcjelljes së Turnirit në Futboll të Vogël në Rovato, ndjeja kënaqësi për organizimin e mirë dhe unifikimin e të rinjve, por njëkohësisht edhe dhimbje të thellë shpirtërore, kur shihja me qindra të rinj të sapoardhur nga Kosovë dhe po aq bashkatdhetarë të tjerë duke u mplakur në dhe të huaj!

15 vjet pas lufte, të shohësh me qindra të rinjë të moshave 17-18 të sapoardhur nga Kosova dhe trojet tjera etnike vetëm në një lokalitet të vogël siç është Rovato, vërtetë ishte ndjenjë trishtimi! Ndjenjë trishtimi, për faktin se këta të rinj nuk do të kthehen më në Kosovës, por do të mbeten përjetësisht në perëndim si fuqi krahu, siç mbetem ne gjeneratat e viteve të ’80-90-ta, të ikur nga dhuna dhe represioni serb.

Por, akoma më e dhembshme bëhet situata, kur këta të rinj nuk janë duke ikur nga dhuna dhe represioni serb, por nga mungesa e perspektivës zhvillimore dhe humbjes së shpresave për jetë në vendin e tyre të lindjes.

Ikja e të rinjve nga vendi, plaga më e rëndë shpirtërore

Fajtore për ketë nuk është Serbia, por klasa e jonë politike e pasluftës e cila nuk mendoj aspak për të ardhmen e vendit, por për interesat e tyre personale, grupore dhe klanore. Njerëzit e politik-bërjes, gjegjësisht ata që merren me zanatin e politikës, nëse nuk merren me problemet e të rinjve, përkatësisht, për krijimin e kushteve për punë dhe jetë në Kosovë, nuk e di se çka tjetër duhet të jetë prioritet më thelbësore për ta!

Ne kemi pasur shpërngulje të popullatës shqiptare nga Kosova edhe në periudha të mëhershme, edhe në periudhën e okupimit klasik, por emigrimet e fundit masive të të rinjve shqiptarë janë më shqetësuese dhe më të dhembshme se asnjëherë më parë gjatë historisë.

Lutem që ky shqetësim i imi personal të trokas në ndërgjegjen e pushtetarëve dhe të secilit politikan në Kosovë, në mënyrë që të gjejnë forma dhe mundësi për parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjtë.

Ngase, nëse vazhdohet me këtë ritëm të largimit të të rinjve deri në fund të vitit, e të mos flasim për dy-tre vitet e ardhshme, Kosovës më nuk ka çka i duhet liberalizmi i vizave dhe as shteti si tërësi, për shkak se Kosova do të mbetet e shkretë dhe e mjerë pa të rinjtë e saj!

Atëherë cili do të jetë rezultati final, do të jetë tepër i dhimbshëm dhe fatal, do të ndodhë realizimi në plotni i planeve serbe për zbrazjen e Kosovës, ku më pastaj do të fillojë rikolonizimi me popullatë serbe dhe jo shqiptare nga vendet ballkanike dhe aziatike, për çka, Kosova nuk do të ngjajë më në atë për të cilën u luftua dhe u derdh gjak.

Kosova jo vetëm që nuk ka kuptim, nuk as jetë dhe ardhmëri pa shpirtin e saj rinor. Ngase shpresa dhe ardhmëria e një vendi janë të rinjtë dhe jo gjeneratat e vjetra, të cilat dita-ditës po mbeten gjithnjë e pak. Kosova po varfërohet edhe si pasojë e ikjes nga kjo botë e ish veprimtarëve që e mbajtën gjallë dhe trashëguan brez pas brezi atdhedashurinë, gjuhën e bukur shqipe, traditat popullore dhe kulturën unikate që nuk e ka asnjë komb tjetër në botë.

Mbetet e dhimbshme ikja nga kjo botë e aktivistëve dhe veprimtarëve pa e shijuar mirë aromën e lirisë dhe pavarësinë e shtetit për të cilin punuan pa reshtur dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë. Por, pa dyshim përjetimi më i rëndë i veprimtarëve të gjallë është largimi i fëmijëve, nipave dhe mbesave të tyre nga shteti për të cilin luftuan, derdhën gjakun dhe i lanë gjymtyrët e trupit në fushat e betejës.

You Might Also Like

Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?

Politikanët u bënë yje të skenës publike, kurse qytetarët mbeten vëzhguesit që duartrokasin

Dikush nga mediet “po na e pi duhanin tinza”!

Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve, e aq pak vetëvetës së tyre!?

Mos lejoni të shkatërrohet thelbi i shtetit të dytë të shqiptarëve në Ballkan

Kosova Times February 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjedhjet në Serbi, përcaktuese për trajektoren e vendit

Kosova Times Kosova Times December 15, 2023
Kurti në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it
Boston mposht Dallas-in në sfidën e parë të finaleve në NBA
Një ditë para zgjedhjeve, politikani u kap me gjysmë milioni dollarë cash dhe një listë
Tre persona u vranë nga të shtënat në Universitetin e Nevadës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?