By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kanadaja sanksionon anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kanadaja sanksionon anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit
Rajon / Botë

Kanadaja sanksionon anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/27 at 5:58 PM
Kosova Times Published February 27, 2023
Share
SHARE

Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe të Forcave të Zbatimit të Ligjit, për “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” gjatë shtypjes vdekjeprurëse të protestave.

Irani po përballet me protesta që nga vdekja e një gruaje të re, e cila gjendej në paraburgim për shkak të dyshimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës.

Ministria për Punë të Jashtme e Kanadasë tha më 27 shkurt se në mesin e të sanksionuarve janë guvernatori i provincës Kurdistan, Esmaeil Zarei Kousha, gjenerali dhe komandanti i Gardës për këtë provincë, Seyeh Sadegh Hosseini dhe komandanti i forcave paramilitare Basij në Sanandaj të provincës Kurdistan, Morteza Mir Aghaei.

“Sot në listën e sanksioneve janë 12 zyrtarë të lartë nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit dhe nga Forcat e Zbatimit të Ligjit të cilët kanë marrë pjesë në shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, përfshirë edhe përmes shtypjes vdekjeprurëse të protestave në gjithë zonat kurde të Iranit Perëndimor”, u tha në deklaratë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se 500 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë në trazirat që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit më 16 shtator 2022. Mijëra të tjerë janë arrestuar dhe gjyqësori iranian, i nxitur nga kërkesat e ligjvënësve për ndëshkime të ashpra të protestuesve, ka dhënë dënime të rënda, përfshirë edhe dënime me vdekje.

Sipas sanksioneve të Kanadasë, ndalohet ndërveprimi me personat e sanksionuar dhe atyre u ngrihen asetet që mund të kenë në Kanada.

Kanadaja tha se do të vazhdojë të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për t’u përgjigjur trajtimit “skandaloz” që regjimi iranian i bën popullit të tij, por po ashtu edhe ndaj “propagandës” dhe veprimeve të regjimit që “vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.

“Regjimi iranian vazhdon që në mënyrë brutale të shtypë popullin e tij dhe t’ua pamundësojë të drejtat themelore dhe liritë. Ne dëgjojmë lutjet e popullit iranian dhe i vlerësojmë për trimërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Kanadaja nuk do të ndalojë së avokuari për iranianët dhe të drejtat e tyre”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times February 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

RrGK reagon ndaj gjuhës seksiste kundrejt ministres Albulena Haxhiu

Kosova Times Kosova Times April 19, 2023
Arrestohet një i dyshuar për ‘tregti të ndaluar’
Bislimi në takim me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të FMN-së shpalos parametrat ekonomik të vendit
Rama thotë se më 2027 Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s
Procedurë disiplinore ndaj prokurorit në rastin e të ndjerës Morina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?