By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen
January 24, 2026
Një recetë për mish aq të shijshëm sa do ta lëpini salcën nga pjata juaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Nga marrëveshja finale me njohje në qendër – në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Nga marrëveshja finale me njohje në qendër – në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër
Lajme

PDK: Nga marrëveshja finale me njohje në qendër – në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër

Kosova Times
Last updated: 2023/02/28 at 7:00 PM
Kosova Times Published February 28, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Partia Demokratike e Kosovës e cilëson si mundësi të humbur për Republikën e Kosovës pranimin e propozimit evropian nga ana e Kryeministrit Kurti, i cili dokument është i pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve shtetërore të vendit tonë.

Dje, përmes pranimit të propozimit evropian, fatkeqësisht, ndodhi ajo që PDK kishte paralajmëruar disa herë gjatë javëve dhe muajve të fundit.

Kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet. Ndërkaq, si rrjedhojë, Kosova humbi njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa fitoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Për më shumë, në propozimin zyrtar nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Përkundrazi, aty flitet për kompetenca të zgjeruara për komunitetin serb, që rrezikojnë të qojnë drejt autonomisë substanciale dhe, po ashtu, flitet për statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, që rrezikon të qojë drejt ekstra-territorialitetit.

Për dy vjet me radhë, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me Serbinë. PDK e ka inkurajuar që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe i ka ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Për fat të keq, Kryeministri Kurti injoroi çdo ndihmë e këshillë që i është dhënë dhe kokë më vete e në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, përmes veprimeve dhe politikave të gabuara, degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut.

Rrjedhimisht, ai mundësoi zëvendësimin e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër me një marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër. Pikërisht, ashtu siç ka synuar Serbia në këtë proces të dialogut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person i lënduar dërgohet në QKUK

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu herë pas here në formë shtrëngate

Kosova Times February 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Le Parisien: Izraeli mori informacione për kreun e Hezbollahut nga një agjent iranian

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Miliarderi i shtatë hoqi dorë nga shtetësia ruse
Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë – viktima gratë
Sveçla: Goditet edhe një laborator i drogës i llojit kokainë në Prishtinë
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Irani po vazhdon me kërcënime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?