By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë
Rajon / Botë

Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 11:00 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Presidentët e Kinës dhe Bjellorusisë u bashkuan në thirrjen për armëpushim dhe negociata që do të sillnin një zgjidhje politike për konfliktin në Ukrainë.

Kjo thirrje e përbashkët u bë gjatë takimit në Pekin midis liderit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, – aleatit të ngushtë të Rusisë – dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.

Ky qëndrim është mbështetje për propozimin kinez për paqe prej 12 pikash që u prezantua javën e kaluar. Ky propozim bën thirrje që të respektohet integriteti territorial i të gjitha shteteve. Por, në dokument nuk thuhet se çfarë do të ndodhë me rajonet ukrainase që Rusia ka okupuar që nga nisja e pushtimit, e as nuk jep detaje se si duhet të zhvillohet procesi i paqes.

Propozimi kinez ka dështuar që të marrë mbështetje të madhe nga shtetet e tjera.

“Thelbi i qëndrimit të Kinës është të bëjë thirrje për paqe dhe të inkurajojë bisedimet… dhe që të respektohen shqetësimet legjitime të sigurisë të gjitha shteteve”, citohet të ketë thënë Xi, sipas transmetuesit shtetëror kinez, CCTV.

Në një referencë të qartë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij, ai shtoi se “shtetet e rëndësishme duhet të ndalojnë së politizuari dhe së përdoruri ekonominë e botës si mjet të tyre, dhe të ndërmarrin masa që vërtetë do të çonin drejt një armëpushimi, të ndalin luftën dhe të zgjidhin kizën në mënyrë paqësore”.

Bjellorusia “pajtohet plotësisht dhe mbështet qëndrimin dhe propozimin e Kinës për zgjidhje politike për krizën në Ukrainë”, citohet të ketë thënë Lukashenka, sipas medias kineze.

Kina që një kohë të gjatë ka raporte të ngushta me Lukashenkën, dhe dy liderët nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha, nga agrikultura te doganat dhe në fushën e sportit.

Udhëtimi i liderit bjellorus në Kinë po ashtu shfaq lidhjet e ngushta të Pekinit me liderin rus, Vladimir Putin, dhe aleatët e tij.

Kina ka thënë se është palë neutrale në konflikt dhe ka mbajtur kontakte me Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili me kujdes ka mirëpritur përfshirjen e Pekinit, por ka theksuar se suksesi varet nga veprat e jo fjalët.

Pavarësisht kësaj, Kina ka thënë se ka “miqësi pa kufi” me Rusinë dhe ka refuzuar që ta kritikojë pushtimin e nisur nga Moska, dhe madje ka refuzuar që ta quajë pushtim.

Pekini po ashtu ka akuzuar ShBA-në dhe NATO-n se ka provokuar konfliktin dhe për “fryrje të zjarrit” duke i ofruar Ukrainës armë. Kina po ashtu ka dënuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe entiteteve që kanë ndihmuar Moskën në përpjekjet e saj ushtarake, përfshirë edhe kompani kineze.

Ndërkaq, Qeveria e Lukashenkës ka mbështetur fuqishëm Moskën dhe ka lejuar që të përdoret territori bjellorus për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kryebritaniku në Beograd: Shqetësuese që për Banjskën askush s’është përgjigjur

Kosova Times Kosova Times July 24, 2024
Rakiq kërkon lirimin e serbëve të arrestuar
Kosova nesër sfidon Brazilin në sfidën e parë të Botërorit U18
Sot vota vendimtare e besimit në Bayrou
Wagneret shkojne ne Mali. Pas masakrës së anëtarëve të tyre po përgatisin hakmarjeIMIN? (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?