By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19
Rajon / Botë

Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 12:30 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

AP

Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tre vjet pas shfaqjes së COVID-19 dhe gjendjes së pandemisë, ende është e paqartë nëse koronavirusi ka rrjedhur nga një laborator apo është përhapur te njerëzit nga kafshët.

Ajo çfarë dihet është se kur bëhet fjalë për dezinformatat për COVID-19, çdo raport i ri mbi origjinën e virusit shkakton një rikthim të shpejtë të pretendimeve dezinformuese për virusin, vaksinat dhe maskat, dezinformata këto që kanë pasur jehonë që nga fillimi i pandemisë.

Ndodhi përsëri këtë javë pasi Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se një raport i klasifikuar përcaktoi se virusi doli nga një laborator.

Brenda pak orësh, në internet filluan të përmenden teori të konspiracionit që përfshinin COVID-19 ku shumë komentues thanë se raporti i klasifikuar ishte provë se ata kishin të drejtë gjatë gjithë kohës.

Larg nga përfundimi, raporti i Departamentit të Energjisë është i fundit nga shumë përpjekjet e shkencëtarëve dhe zyrtarëve për të identifikuar origjinën e virusit, i cili tani ka vrarë afro 7 milionë njerëz në botë, pasi u zbulua për herë të parë në qytetin qendror kinez, Vuhan, në fund të vitit 2019.

Raporti nuk është bërë publik dhe zyrtarët në Uashington theksuan se një sërë agjencish amerikane nuk janë dakord për origjinën.

Shumë shkencëtarë besojnë se shpjegimi më i mundshëm është se koronavirusi kaloi nga kafshët te njerëzit, me gjasë në tregun Huanan të Vuhanit, një skenar i mbështetur nga studime dhe raporte të shumta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ndërsa origjina shtazore mbetet më eventualja, mundësia e një rrjedhjeje laboratorike duhet të hetohet më tej përpara se të përjashtohet.

Sipas virologes Angela Rasmussen, njerëzit duhet të jenë mendjehapur për provat e përdorura në vlerësimin e Departamentit të Energjisë. Por, ajo tha se pa i vlerësuar provat e përfshira në raportin e klasifikuar, nuk ka asnjë arsye për të kundërshtuar përfundimin se virusi u përhap natyrshëm.

“Ne mund dhe e dimë atë që tregojnë provat shkencore”, shkroi Rasmussen të martën në Twitter.

“Dëshmitë që janë në dispozicion ende tregojnë shfaqjen ‘zoonotike’ në tregun Huanan. Megjithatë, shumë nga ata që e cituan raportin si provë, dukeshin të painteresuar për provat. Ata e kapën raportin dhe thanë se ai sugjeron që ekspertët kishin gabuar edhe kur bëhej fjalë për maskat dhe vaksinat. Mbyllja e shkollave ishte një politikë e dështuar dhe katastrofike. Maskat janë të paefektshme dhe të dëmshme”, thuhet në një postim në Twitter që është lexuar gati 300 mijë herë që nga e diela.

“COVID erdhi nga një laborator. Gjithçka që thamë ne skeptikët ishte e vërtetë”.

Menjëherë pasi Wall Street Journal publikoi një artikull në lidhje me raportin e Departamentit të Energjisë të dielën, filluan të rriteshin me shpejtësi rastet e përmendjes së COVID-19 në internet.

Që atëherë, përmendja e teorive të ndryshme konspirative të lidhura me COVID-in janë rritur, sipas një analize të kryer nga ‘Zignal Labs’, një kompani e inteligjencës mediale me qendër në San Francisko. Kjo analizë u nda me mediumin ‘Associated Press’.

Teksa teoria e rrjedhjes së laboratorit është ripërtërirë vazhdimisht në internet që nga fillimi i pandemisë, referencat ndaj saj u rritën 100 mijë për qind në 48 orët pas zbulimit të raportit të Departamentit të Energjisë, tha analiza e ‘Zignal Labs’. Analiza përfshiu mediat sociale, faqe blogu dhe faqe të tjera.

Shumë nga teoritë e konspiracionit kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe gjetjet në raportin e Departamentit të Energjisë.

Në një postim në Twitter të martën, republikania Marjorie Taylor Greene e quajti COVID-19 një “armë biologjike të krijuar nga njeriu në Kinë”.

Një ndjekës e sfidoi shpejt: “Është bërë në Ukrainë”, u përgjigj ai.

Me kaq shumë pyetje të mbetura në lidhje me një ngjarje botërore që ka marrë kaq shumë jetë dhe ka ndryshuar shumë të tjera, nuk është aspak e habitshme që COVID-19 është ende në gjendje të gjenerojë kaq shumë zemërim dhe dezinformata, sipas Bret Schaferit, një bashkëpunëtor i lartë në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, një organizatë me bazë në Uashington që ka gjurmuar propagandën e qeverisë për COVID-19.

“Pandemia ishte jashtëzakonisht shkatërruese për të gjithë. Intensiteti i ndjenjave për COVID-in, nuk mendoj se do të zhduket”, tha Schafer.

“Dhe, sa herë që vjen diçka e re, ajo u jep jetë të re këtyre ankesave dhe frustrimeve, reale apo të imagjinuara”, tha ai.

Zyrtarët e qeverisë kineze kanë përdorur në të kaluarën llogaritë e tyre në mediat sociale për të përforcuar teoritë konspirative kundër SHBA-së, duke përfshirë disa që sugjeruan se SHBA-ja krijoi virusin COVID-19 dhe e kufizoi lëshimin e tij në Kinë.

Deri më tani, ata kanë shfaqur një qasje më të qetë ndaj raportit të Departamentit të Energjisë.

Në përgjigjen e saj zyrtare, Qeveria e Kinës hodhi poshtë vlerësimin e agjencisë si një përpjekje për të politizuar pandeminë.

Në internet, rrjeti i përhapur i propagandës dhe dezinformimit të Pekinit ishte kryesisht i heshtur, me vetëm disa postime që kritikonin ose tallnin raportin.

“Lajmi i fundit”, shkroi në Twitter një person me shtrirje të gjerë në rrjete sociale.

“Tani mund të njoftoj, me ‘besim të ulët’, se pandemia COVID-19 filloi si një rrjedhje nga laptopi i Hunter Biden”, shkroi më tej ai.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Po punojmë që t’i afrojmë shtetet mosnjohëse

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Reagon Qeveria: QUINT, BE e OSBE vlerësuan gabimisht `shpronësimet në veri`
Britania e Madhe do të vendosë ushtrinë e saj në Ukrainë për herë të parë
Publikohet një video me të burgosur që thonë se janë nga Grozny – nga forcat speciale të Akhmat
20 milionë euro, nga shtatori për agroturizëm e zhvillim rural
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?