By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur
June 26, 2025
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
June 26, 2025
Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak
June 26, 2025
Kina pret ministrat e Mbrojtjes iranianë dhe rusë në sfondin e një ‘ndryshimi të rëndësishëm’
June 26, 2025
Shpërthime tronditin Moskën, 50 dronë synojnë rajonet ruse, devijohen fluturimet për në Vnukovo
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studentët të kënaqur me kushtet në konvikte, kërkesa për akomodim e madhe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Studentët të kënaqur me kushtet në konvikte, kërkesa për akomodim e madhe
Lajme

Studentët të kënaqur me kushtet në konvikte, kërkesa për akomodim e madhe

Kosova Times
Last updated: 2023/03/04 at 10:08 AM
Kosova Times Published March 4, 2023
Share
SHARE

Studentët e Universitetit të Prishtinës që jetojnë në konvikte janë të kënaqur  me kushtet që u ofrohen atyre. Se kushtet janë të mira e thonë edhe drejtues të Qendrës së Studentëve, pasi është rritur kërkesa e studentëve për t’u bërë pjesë e kësaj qendre. Por, ata ballafaqohen edhe me sfida të ndryshme.

Me kushtet dhe jetën në konvikte në përgjithësi, studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë të kënaqur dhe se çmimi të cilin e paguajnë për muaj është i përballueshëm. Studentët Yll Sallahu dhe Anjeza Osmani, i thanë Radio Kosovës se kushtet të cilat u ofrohen në këtë qendër janë shumë të mira, duke përfshirë edhe aktivitetet e ndryshme që organizohen brenda kësaj qendre.

”Këtu në Qendrën e Studentëve kam filluar këtë vit akademik. Jam shumë e kënaqur me kushtet këtu sepse janë shumë të mira për neve si studentë. Përveç kushteve kemi edhe aktivitete të ndryshme që organizohen nga organizata të ndryshme studentore”, tha Anjeza Osmani.

“Jam shumë i kënaqur se askush nuk mund të t’i ofrojë këto kushte që po na i ofron Qendra Studentore. E kemi edhe bibliotekën që na ofron kushte shumë të mira për mësim”, shtoi Yll Sallahu.

Se kushtet janë të mira e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën edhe drejtori i Qendrës së Studenteve, Fatmir Sfishta. Ai tha se kushtet dhe çmimet janë të arsyeshme prandaj ka kërkesë të madhe nga ana e studenteve për t’u bërë pjesë e kësaj qendre dhe se kanë bërë kërkesë për ndërtimin e hapësirave të tjera.

“E gjithë kjo kërkesë për Qendrën e Studenteve neve na jep kurajë që po ofrojmë kushte të mira dhe  po është zgjedhja e parë për  studentë. Përkundër kësaj, edhe çmimi është i volitshëm. Kapaciteti i përgjithshëm është  për 4 mijë shtretër e kërkesa është shumë me madhe se kjo. Mirëpo për momentin, në këtë hapësirë nuk kemi mundësi për ndërtime të reja. Por jemi në negociata ku kemi bërë kërkesë për hapësira të reja”, tha Sfishta.

Ai foli edhe për sfidat më të cilat përballen, e që është mungesa e ujit të ngrohtë për 24 orë.

“Ne deri para tri viteve e kemi pasur problem furnizimin me ujë të ngrohtë higjenik për studentë. Po tash e tri vite e kemi zgjidhur  deri diku këtë problem jo në masën 24 por 12 orë ka furnizim më ujë të ngrohtë”, shtoi ai.

Drejtori i Mensës së studentëve, Fahri Osmani, i tha Radio Kosovës se mensa ka kapacitet për ofrimin e ushqimit për 4 mijë studentë dhe se ushqimi i cili ofrohet i plotëson nevojat kalorike që i duhet një studenti.

“Ne kemi kapacitete dhe presim deri në 4 mijë studentë që të ushqehen në mensë. Mensa e studentëve ofron dy shujta në ditë, atë të drekës dhe të darkës. Shujtat janë mjaft të pasura dhe i plotësojnë të gjitha nevojat kalorike të  studentëve”, tha Osmani.

Një student për një muaj akomodim paguan 20 euro, ndërsa për ushqim 15 euro. Qendra e Studentëve në Prishtinë ka tetë konvikte me kapacitet për 4 mijë  studentë.  Kjo qendër financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga të hyrat vetjake që paguajnë studentët. Buxheti vjetor i Qendrës për vitin 2023, i ndarë nga shteti i Kosovës, është rreth 5.4 milionë euro.

You Might Also Like

Parashikimi i motit në Shqipëri

Ngjarjet e datës 26 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta

Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem

Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

Kosova Times March 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franca shkon në pushim ma avantazh ndaj Austrisë

Kosova Times Kosova Times June 17, 2024
BE shpreh keqardhje për vendimin e Listës Serbe për bojkot të votimeve
Çfarë dihet për të dyshuarin për terrorizëm të arrestuar në Bujanoc?
Piramida në Tiranë: Dikur muze për Enver Hoxhën, sot qendër e teknologjisë
Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2024 ne Shqiperi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?