By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AI kërkon që OKB të adresojë abuzimet e kryera nga talibanët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > AI kërkon që OKB të adresojë abuzimet e kryera nga talibanët
Rajon / Botë

AI kërkon që OKB të adresojë abuzimet e kryera nga talibanët

Kosova Times
Last updated: 2023/03/06 at 3:44 PM
Kosova Times Published March 6, 2023
Share
SHARE

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International i ka bërë thirrje Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së që të adresojë “abuzimet e pamëshirshme” nga Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan.

Përmes një deklarate, Amnesty kërkoi nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara që të “krijojë një mekanizëm të pavarur hetues në Afganistan sa më shpejt që të mundet, me fokus në ruajtjen e dëshmive me qëllim që të ndiqet drejtësia ndërkombëtare”.

Kjo organizatë përmendi “valë të arrestimeve” dhe “ndalime të paligjshme” të mbrojtësve të të drejtave të grave, akademikëve dhe aktivistëve.

Amnesty International po ashtu përmendi sulmet ndaj civilëve në rajonin Panjshir, ku rezistenca ushtarake ndaj talibanëve gjithmonë ka qenë e fortë, “përfshirë dhe rrëmbime dhe zhdukje me forcë” që “ende po kryhen teksa konflikti mes talibanëve dhe Frontit për Rezistencë Kombëtare po vazhdon”.

Organizata tha se ka hulumtuar edhe vrasjet masive të hazarëve etnikë nga luftëtarët talibanë në provincat Gazni, Gor dhe Dajkundi dhe kryesit e këtyre veprave nuk janë përballur me drejtësi. Amnesty tha se ruajtja e të dhënave “është kyçe në ndjekjen e drejtësisë ndërkombëtare”.

Abuzimet e vazhdueshme dhe mohimi i të drejtave më bazike për gratë kanë vazhduar dhe janë rritur gjatë 18 muajve sa talibanët janë në pushtet.

Vetëm gjatë kësaj jave, zyrtarët ndërkombëtarë kanë shprehur zemërimin e tyre me refuzimin e talibanëve që të lejojnë gratë dhe vajzat të vijojnë mësimin në shkolla dhe universitete.

“Është koha që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë deklaratat e tij të përsëritura publike me veprime konkrete”, tha sekretarja e Përgjithshme e Amnesty, Agnes Callamard.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë shpejt dhe të krijojë një mekanizëm për gjetjen dhe ruajtjen e provave dhe të sigurojë hetime të pavarura në mënyrë që të mund të ketë ndjekje penale”, shtoi ajo.

Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së, që ka selinë në Gjenevë, është organizata e vetme ndërqeveritare në botë për të drejtat e njeriut, por nuk ka fuqi detyruese ndaj shteteve anëtare të OKB-së.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times March 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca: Zvicra është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 6, 2023
Së paku pesë të vrarë, përfshirë fëmijë, nga sulmet izraelite në Rafah
Hapet seminari i mësimdhënësve të mërgatës
Politikanët lypsarë, të pasur dhe milionerë!
Shërbimi rus i BBC zbuloi dekretin konfidencial të Putinit për dekorimin e Prigozhin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?