By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 45 studentë fitojnë bursa për master në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 45 studentë fitojnë bursa për master në BE
Lajme

45 studentë fitojnë bursa për master në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/03/07 at 2:59 PM
Kosova Times Published March 7, 2023
Share
SHARE

45 bursa të reja u ndanë sot në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për nëpunës civilë aktualë dhe të ardhshëm nga Kosova.

Ky është raundi i 13-të i bursave të dhëna në kuadër të programit të përbashkët Young Cell Scheme (YCS), synimi i të cilit është përmirësimi i punës së administratës publike dhe shërbimeve që ajo ofron për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Arsimi është me rëndësi kyçe për avancimin e zhvillimit të Kosovës në të gjitha sferat e jetës, përfshirë rrugën e saj të integrimit në BE. Jam i lumtur të shoh që numri i të rinjve që përfitojnë nga programi ynë i bursave Master po rritet vit pas viti dhe se duke punuar si nëpunës civilë po sjellin ndryshim pozitiv në mënyrën se si funksionon administrata publike e Kosovës”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e një administrate publike më profesionale, transparente dhe llogaridhënëse, si përmes këtij programi të bursave, ashtu edhe përmes ndihmës së vazhdueshme për reformën e administratës publike”.

Mbështetja e BE-së për arsimimin e nëpunësve civilë në nivel master në Kosovë ka filluar në vitin 2004. Që atëherë, në 12 raundet e mëparshme të bursave, 364 nëpunës civilë janë arsimuar në fushat që janë konsideruar më të nevojshmet nga qeveria.

Kontributi i përgjithshëm i BE-së në programin Young Cell Sceme do të arrijë në 15.3 milionë euro duke përfshirë raundin e 13-të, të 14-të dhe të 15-të të bursave që do të përfundojnë deri në vitin 2026. Prej tij duhet të përfitojnë gjithsej 470 të reja e të rinj.

Qeveria e Kosovës filloi bashkëfinancimin e programit në vitin 2011 dhe po mbështet raundet 12 deri në 15 me 2.5 milionë euro.

“Qeveria e Kosovës e ka kuptuar detyrën e saj për të investuar në profesionalizimin e administratës sonë publike dhe ofrimin e mjeteve të nevojshme që ato të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efektive”, tha zëvendësministër i Punëve të Brendshme të  Kosovës, Bardhyl Dobra.

“Ky program është i rëndësishëm në kuptimin që ndikimi i tij ndikon në shumë aspekte të zhvillimit personal dhe social. Një administratë publike profesionale promovon transparencën dhe llogaridhënien në qeveri. Siguron që politikat dhe programet janë në përputhje me nevojat e qytetarëve”.

Programi i BE-së për Bursa për Studime Master i obligon përfituesit e tij që të punojnë në një nga institucionet e Kosovës për të paktën tri vjet pas diplomimit. Tri raundet e ardhshme të programit do të zbatohen nga ‘’Universiteti i Aristotelit’’ në Selanik në Greqi dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik në Francë, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shkollat malore ndezin ngrohjet për shkak të temperaturave të ulëta

Haradinaj: Nën udhëheqjen e Ali Berishës, Peja do ta rifitojë shkëlqimin

Krasniqi priti ambasadorin Antonini, temë zhvillimet politike dhe zgjedhjet

Tranzicioni i komandantëve, KFOR inauguron mburojën dhe ngrit flamurin

LVV në Kaçanik premton zhvillim e kushte më të mira

Kosova Times March 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Ishull i pazbuluar kroat: Pa zhurmë, turma, njerëz dhe ecje rreth tij për katër orë

Kosova Times Kosova Times June 30, 2024
Gjendet Gëzim Trakaniqi, u shpall i zhdukur më 22 maj
Superliga e hendbollit rikthehet me derbin Kastrioti-Besa
Gaza dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr pas tërheqjes së trupave nga Xhenini
Si e destabilizon Rusia situatën në Moldavi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?