By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërcënimet ruse dhe iraniane “mund të jenë dërguar nga shtete tjera”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kërcënimet ruse dhe iraniane “mund të jenë dërguar nga shtete tjera”
Rajon / Botë

Kërcënimet ruse dhe iraniane “mund të jenë dërguar nga shtete tjera”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/07 at 9:01 PM
Kosova Times Published March 7, 2023
Share
SHARE

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se mesazhet kërcënuese përmes internetit për vendosje bombash në objektet shkollore dhe institucione të tjera, jo detyrimisht vijnë nga Rusia dhe Irani, ashtu siç pretendojnë drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme, objekte të institucioneve, aeroporte, spitale e stacione policore, që nga tetori i vitit të kaluar në postat e tyre elektronike kanë marrë mesazhe për vendosje bombash. Këto mesazhe kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve, pavarësisht se të gjitha kanë rezultuara të rreme.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha më 6 mars, se ka informacione se kërcënimet me bomba, pos nga territori maqedonas, vijnë edhe nga jashtë, përkatësisht nga Rusia dhe Irani, përmes Rrjetit Virtual Privat (VPN-Virtual Private Network), që është një mekanizëm për të siguruar lidhje të sigurt në internet.

“Hetimet janë në një fazë të avancuar dhe kur të vijë momenti do ta informojmë opinionin”, deklaroi Spasovski.

Radio Evropa e Lirë, më 7 mars, ka pyetur Ambasadën e Federatës Ruse në Shkup dhe Ambasadën e Iranit në Sofje, që mbulon edhe Maqedoninë e Veriut, se si i komentojnë pretendimet e ministrit të Brendshëm, Spasovski, se kërcënimet e tilla vijnë nga adresa interneti nga Rusia dhe Irani. Deri në publikimin e kij teksti nga këto misione diplomatike nuk kanë kthyer përgjigje.

Bozhidar Spirovski, ekspert i sigurisë informatike, dhe Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme, thonë për Radion Evropa e Lirë, se pas kërcënimeve të tilla mund të qëndrojnë qarqe nga Rusia dhe Irani. Megjithatë, sipas tyre, veprimet e këtyre qarqeve mund të jenë bërë edhe nga brenda territorit maqedonas apo nga ndonjë shtet tjetër.

Bozhidar Spirovski thotë se emailet me përmbajtje të alarmeve për bomba bazohen në informacionet që kanë marrë nga operatori VPN-ja rreth prejardhjes së emaileve.

Këto të dhëna, sipas Spirovskit, janë siguruar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar pasi VPN-ja këto të dhëna nuk i ka dorëzuar vullnetarisht, por vetëm pasi ka marrë garanci për veten dhe klientët, si dhe për të dëshmuar se nuk dëshiron të jetë mburojë e kriminelëve.

Por, shton Spirovski, kjo nuk do të thotë se mund të jetë edhe fundi i hetimit apo se kërcënimet e tilla kanë ardhur nga Rusia dhe Irani, pasi, sipas tij, VPN-ja mund të kontrollohet nga larg, që do të thotë se mund të jetë edhe nga vende tjera.

“Se a është kjo pika e fundit e hetimit, unë këtë nuk mund ta them pasi është e mundur që edhe pas atyre kompjuterëve të qëndrojë edhe një VPN apo kompjuterët e tillë të kontrollohen nga largësia. Është mirë që hetimi ka nisur nga pika e vdekur…”.

“Ne nuk mund ta dimë se sa do të zgjasë hetimi pasi kemi të bëjmë me një lloj të kriminalitetit që është shpërndarë në gjithë botën dhe nuk mund të kemi epilog si me shkopin magjik. Mirë është që hetimet po bëhen, pasi kemi të bëjmë me sulme që përdoren për forma të ndryshme të krimit, kryesisht për mashtrim”, thotë Spirovski.

Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme thotë se Maqedonia e Veriut edhe para agresionit rus në Ukrainë është përballur me sulme kibernetike dhe me kërcënime për destabilizim, por ato janë intensifikuar në vitin e fundit.

Në këtë kuadër, ai i sheh edhe alarmet me bomba që janë paraqitur nga tetori i vitit të kaluar dhe nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe një shtab brenda shtetit që merret me koordinimin e kërcënimeve.

“Sipas të gjitha analizave që bëhen me gjasë ekziston një shtab këtu në Maqedoni (e Veriut), i cili koordinon të gjitha aktivitetet. Por, nuk përjashtohet mundësia që të ketë logjistikë edhe jashtë vendit… Këto emaile absolutisht mund të dërgohen nga të gjitha shtetet përmes Rrjeteve Virtuale Private, por ai që dërgon një mesazh të tillë mund të bëjë edhe atë që mesazhi të duket se është dërguar nga ndonjë shtet tjetër si Irani apo Rusia. Të dhënat e institucioneve me gjasë bazohen në të dhënat e ekspertëve dhe duhet të punohet më intensivisht lidhur me këtë problematikë”, konsideron Trajanov.

Ai thotë se kërcënimet e tilla nuk duhet nënvlerësuar dhe se institucionet duhet të punojnë me shërbimet e sigurisë të shteteve perëndimore.

“Bëhet fjalë për aktivitete klasike terroriste, pasi sulmohen apo kërcënohen fëmijët, të rinjtë, nxënësit dhe kjo ka rrënuar gjithë sistemin arsimor në vend. Kjo ka prishur rrjedhën normale të jetës, kemi shqetësime të shumta pasi i gjithë sistemi është sjellë në një gjendje të padurueshme. Sugjerimi im është se shërbimet duhet të punojnë, të koordinohen dhe të kërkojnë ndihmë të ekspertëve nga vendet e zhvilluara, nga shërbimet e sigurisë të ShBA-së, Gjermanisë, Anglisë e vendeve tjera”, thekson Trajanov.

Në objektet shkollore, më 3, 6 dhe 7 mars, kishte kontrolle dhe prani të policisë, porse nuk është regjistruar asnjë alarm për vendosje bombash.

Kjo, sipas MPB-së, është pjesë e masave të reja që tashmë kanë hyrë në fuqi, por ky institucion nuk ka sqaruar nëse drejtuesit e shkollave dhe të institucioneve tjera janë udhëzuar të çaktivizojnë postat elektronike, përmes së cilave edhe janë dërguar kërcënimet.

Paraprakisht, Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar që gjatë ditëve që ka paralajmërime për vendosjen e bombave, mësimi të mbahet në distancë me qëllim që nxënësit të mos i humbin orët mësimore.

You Might Also Like

Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja

Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave

Putin shkarkon shefin e forcave tokësore

BBC: Irani punëson grupe kriminale për vrasje në Perëndim. Ne i kemi parë dokumentet.

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Kosova Times March 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Kriza në Detin e Kuq pritet t’i rrisë disa çmime në Kosovë

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Kurti: Objekti i Ambasadës në ShBA, tashmë pronë e Kosovës
Fotoja e parë e Princeshës së Uellsit: Kate Middleton pas operacionit të janarit (FOTO)
Zyrtari i Prokurorisë së Shtetit Hyseni me zyrtarë të UNDP diskutojnë platformën elektronike
Kreu i Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm Rus bëri thirrje për përgatitje për një luftë në shkallë të gjerë në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?