By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Meksika: Dy amerikanët që u rrëmbyen kanë vdekur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Meksika: Dy amerikanët që u rrëmbyen kanë vdekur
Rajon / Botë

Meksika: Dy amerikanët që u rrëmbyen kanë vdekur

Kosova Times
Last updated: 2023/03/07 at 6:21 PM
Kosova Times Published March 7, 2023
Share
SHARE

Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë javën e kaluar janë të vdekur dhe dy janë ende të gjallë, tha guvernatori i shtetit meksikan.

Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nën kërcënimin e armës më 3 mars teksa po udhëtonin me makinë për në qytetin Matamoros, në shtetin verilindor meksikan të Tamaulipas.

Sipas familjarëve, ata kishin udhëtuar për në Meksikë për të kryer ndërhyrje estetike.

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë konfirmuar vdekjen e dy shtetasve të tyre.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët, “dy janë të vdekur, një person është i plagosur dhe tjetri është ende gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për media.

Autoritetet amerikane dhe meksikane kanë kryer hetime lidhur me rrëmbimin dhe kanë qenë në kërkim të katër shtetasve amerikan. Një grua meksikane u vra në incidentin e të premtes së kaluar.

CBS News ka raportuar se amerikanët e rrëmbyer ishin: Latavia “Tay” McGee, Shaeed Woodard, Eric James Williams dhe Zindell Brown.

Që të katërt po udhëtonin përmes Matamoros – qytet me 500.000 banorë që gjendet përgjatë kufirit mes ShBA-së dhe Meksikës në Teksas – me një mini-furgon me targa të Karolinës së Veriut, kur një person i armatosur, i paidentifikuar deri më tani, hapi zjarr ndaj tyre, tha më herët gjatë javës Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Një video ka shfaqur se si ata janë futur në një makinë tjetër ku gjendeshin persona të armatosur rëndë.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, e ka përshkruar këtë incident si “konfrontim midis grupeve të armatosura”.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times March 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aksident i madh në bypass-in e ZG-së, 10 të plagosur, përfshirë një fëmijë. Radhët janë të mëdha.

Kosova Times Kosova Times August 21, 2025
Shikoni momentin ikonik që TË GJITHA pesë Spice Girls performojnë Stop Right Now në ditëlindjen e Posh-it – teksa Davidi shkon i egër
Aksident me fatalitet në rrugën Prizren-Suharekë, humbë jetën një 40 vjeçar
Ambasadorja amerikane: Gazetari i burgosur Gershkovich “është në gjendje të mirë”
Gjykata Ndërkombëtare Penale dënon sanksionet e Trump ndaj Netanyahut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?