By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata e BE-së heq nga lista e sanksioneve nënën e shefit të Wagner-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata e BE-së heq nga lista e sanksioneve nënën e shefit të Wagner-it
Rajon / Botë

Gjykata e BE-së heq nga lista e sanksioneve nënën e shefit të Wagner-it

Kosova Times
Last updated: 2023/03/08 at 5:28 PM
Kosova Times Published March 8, 2023
Share
SHARE

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian ka anuluar sanksionet e vendosura ndaj nënës së Yevgeny Prigozhin, aleatit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, njëherësh shefit të grupit të mercenarëve Wagner, që po marrin pjesë në luftën në lindje të Ukrainës.

Sanksionet e BE-së, që fillimisht ishin vendosur pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014, përfshinin ndalim të udhëtimeve dhe ngrirjen e mundshme të aseteve të personave të përfshirë në veprimet e Moskës.

Violetta Prigozhina iu shtua listës së sanksioneve më 23 shkurt të vitit të kaluar, një ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës. Ajo u fut në listën e sanksioneve së bashku me anëtarët e Qeverisë ruse, bankat, biznesmenët dhe ligjvënësit.

Prigozhina ishte ankuar për këtë vendim dhe gjykata e dytë më e lartë e bllokut evropian më 8 mars vendosi se përfshirja e saj në listën e sanksioneve, duke u bazuar vetëm në faktin se ka lidhje familjare me Prigozhinin, nuk ishte dëshmi e mjaftueshme që ajo ishte bashkëfajtore në rolin që djali i saj ka luajtur në luftën në Ukrainë.

Prigozhin, oligarku që njihet edhe si “Kuzhinieri i Putinit” për shkak të bizneseve në fushën e gastronomisë, është pronar i grupit famëkeq të mercenarëve Wagner, dhe ka qenë prapa fushatave online që synonin të ndërhynin në zgjedhjet amerikane.

Mercenarët e Prigozhinit kanë qenë jashtëzakonisht të përfshirë në pushtimin e Ukrainës, kryesisht në ofensivën që po vazhdon në qytetin lindor të Bahmutit, ku për muaj të tërë po zhvillohen luftime të ashpra.

BE-ja, sipas gjykatës, e futi nën sanksione Prigozhinën, 83-vjeçare, duke thënë se ajo ishte pronare e kompanisë Concord Management and Consulting LLC, që është pjesë e grupit Concord, të themeluar nga djali i saj më 2019. Ajo po ashtu ka biznese të tjera që janë të lidhura me bizneset e djalit të saj.

Gjykata tha se Prigozhina, edhe pse ka aksione në Concord, nuk ka qenë pronare e kompanisë që nga viti 2017. BE-ja po ashtu, sipas gjykatës, ka dështuar që të dëshmojnë se Prigozhina ka pasur në pronësi biznese të tjera të lidhura me djalin e saj, kur janë vendosur sanksionet.

“Edhe nëse [Prigozhin] është përgjegjës për veprimet që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, lidhja midis zonjës Prigozhina dhe djalit të saj, që u krijua në kohën kur u miratuan sanksionet, bazohet vetëm në faktin se ata kanë lidhje familjare. Prandaj, kjo nuk është e mjaftueshme që ajo të përfshihet në listën” e sanksioneve, u tha në deklaratën e gjykatës.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times March 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Drenori: Përjashtimi i Lladrovcit tregon fuqinë reale brenda PDK-së

Kosova Times Kosova Times July 29, 2025
Distria Krasniqi: Synoj podiumin, ngjyra e medaljes s`ka rëndësi
Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
FSK pjesë e takimit për siguri dhe mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar
Si ta bëni ilaçin të funksionojë shpejt: Vetëm në këtë pozicion do të ketë një efekt të plotë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?