By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Tema > Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes
Tema

Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes

Kosova Times
Last updated: 2023/03/08 at 8:25 AM
Kosova Times Published March 8, 2023
Share
SHARE

Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes, përkundër përmirësimeve të bëra nga institucionet. Përfaqësuese të organizatave që fuqizojnë gruan, theksojnë 78 për qind e grave nuk kërkojnë punë asnjëherë, përderisa, rreth 22 për qind e grave qarkullojnë në tregun e punës.

Arritja e pjesëmarrjes së balancuar të grave dhe burrave në shoqëri është një faktor i progresit drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike.

Saxhide Mustafa, nga Forumi Ekonomik i Grave, vlerëson për Radio Kosovën se ndonëse ka një arritje të përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe përfaqësimin e tyre në borde me rreth 45 për qind, gratë ende mbeten të nën-përfaqësuara në pozita vendimmarrëse.

“ Kemi shumë pak që janë udhëheqëse të agjencive, megjithëse ka një lëvizje të grave ministre që i kemi, por pa e potencuar nivelin politik, sepse niveli politik ndërrohet shkon e vjen, me rëndësi është që të kemi një koncentrim të stafit civil, të grave që janë jashtë politikës, e aty kemi nevojë të inkurajojmë gratë që të mos hezitojnë të aplikojnë apo të udhëheqin dikaster të ndryshëm, por edhe këtu ka sfida të ndryshme me të cilat ballafaqohen”, tha ajo.

Sipas Mustafës, nga Forumi Ekonomik i Grave, vetëm rreth 22 për qind e grave qarkullojnë në tregun e punës, përderisa numri i grave në themelim të bizneseve të tyre, është rreth 13 për qind.

“ 78 për qind  e grave nuk kërkojnë punë asnjëherë, vetëm rreth 22 për qind e grave qarkullojnë në tregun e punës. D.m.th kanë një punë, mund të kenë një pauzë por janë aktive në kërkim të një pune, ndërsa për sa i përket grave ndërmarrëse, edhe pse viteve të fundit ka pasur një indikacion të rritjes të themelimit të biznesit të grave, ende numri i grave ndërmarrëse është rreth 13 për qind. Sektorët që gratë më së shumti janë të përfaqësuara në tregun e punës janë sektori i tregtisë, arsimit, shëndetësisë, punë shërbyese që janë profesionet sallonet e bukurisë etj, por ka ngecje mjaft të madhe të grave për sa i përket përpunimit të ushqimit, profesioneve shkencore, teknologji, energji e të tjerë. Ekziston edhe më tutje një perceptim nëpër institucione publike dhe privat, se një burrë mund ta bëjë më mirë një punë menaxheriale sesa një grua”, tha ajo.

Pagat e ulët, mungesa e benefiteve, mungesa e iniciativave për të mbështetur gratë, stereotipat gjinore, mungesa e orarit fleksibil, janë disa nga barrierat me të cilat ballafaqohen gratë.

Zyrtarja e Programit për Fuqizim Ekonomik të Grave në Rrjetin e Grave të Kosovës, Adelina Tërshani, vlerëson se ka shumë faktorë që e lënë gruan jashtë tregut të punës, pa mbështetje dhe pavarësi financiare.

“Edhe kur sigurojnë një vend pune, gratë dhe vajzat në Kosovë fatkeqësisht përjetojnë një diskriminim në baza gjinore në vend të punës, siç është paga e pabarabartë për punë të barabartë, shkelja e të drejtës për pushim të lehonisë,  e shumë e shumë probleme të tjera që kanë bazë gjinore, të cilat afektojnë një fuqizim ekonomik të grave. Në Kosovë e kemi parë që rrallë ka tendenca të ofrohet te 30 përqindëshi te pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore. Këto vitet e fundit ka pasur disa grante që janë dhënë për gratë e që kanë prirje për t’i çuar përpara ose për t’i nisur bizneset e tyre duke i fuqizuar ato, por me të vërtetë duhet shumë përkushtim dhe shumë mbështetje të familjeve të tyre, për të mundur t’i mbajnë gjallë ato biznese”, tha ajo.

Bazuar në të dhënat e fundit të raportit për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2020/2021, të publikuar nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se për vitin 2021, gratë kanë në pronësi  17.07 për qind të bizneseve. Pothuajse shumica e grave të punësuara gjatë vitit 2020 ishin profesioniste 33.4  për qind, punëtore shërbyese dhe shitëse në dyqane dhe tregje 21.5  për qind, në profesione elementare 12.1  për qind.

 

You Might Also Like

Pse regjimit të Putinit i duhej të ringjallte psikiatrinë ndëshkuese?

Shënohet 10 vjetori i themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Parti e “Çajit Rus” para dhe gjatë luftës

Me sy nga Kosova: Jeta në fshatin Borje të Shqipërisë

Cilat janë rreziqet e luftës ne Ukrainë dhe Izrael?

Kosova Times March 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Abkhazia hodhi poshtë idenë e Medvedev për t’u bashkuar me Rusinë

Kosova Times Kosova Times August 24, 2023
Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiqin për situatën në veri
Nataliteti rekord i ulët në Itali, 42% e foshnjave të lindura nga gra të pamartuara
Kurti pret ambasadorin britanik, fokusi te anëtarësimi i Kosovës në KiE
Lührmann: Propozimi evropian mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?