By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti vlerëson kontributin e grave në luftën çlirimtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti vlerëson kontributin e grave në luftën çlirimtare
Lajme

Kurti vlerëson kontributin e grave në luftën çlirimtare

Kosova Times
Last updated: 2023/03/08 at 1:57 PM
Kosova Times Published March 8, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë adresimit të tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur për 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e ka vlerësuar rolin e grave të cilat kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës, si dhe ka vlerësuar kontributin e tyre përgjatë historisë e veçmas në luftën çlirimtare.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, të të gjitha grave, nderojmë sukseset, që ato i kanë arritur historikisht. Sot e çdo ditë nderojmë kontributin e grave, që nuk janë më dhe luftojmë bashkë me gratë dhe vajzat për më shumë të drejta e barazi. Qeverisja jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale, që e lehtësojnë barrën e padrejtësive, që gratë mbajnë mbi supet e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai tha se do të vazhdojnë me përpjekjet dhe betejën për barazi shoqërore e për barazi gjinore dhe ka theksuar se qeverisja e tij do të vazhdojë të kërkojë që të mbijetuarit nga dhuna seksuale të njihen zyrtarisht.

“Prej shtëpisë e deri te institucionet le ta bëjmë Kosovën më të barabartë. Sot nderojmë e kujtojmë edhe kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë sonë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe, që nuk kalon dhe një plagë të madhe, që shteti e ka obligim që ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohje të statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë dhe një prej parakushteve të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në vend”, ka shtuar Kurti.

Ai ka nderuar rolin e pazëvendësueshëm të të mbijetuarave, të cilat kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqi Goodman, që vazhdon të jetë avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht.

Tutje i pari i ekzekutivit ka folur edhe për Ditën e Mësuesit dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin lartësues të familjes Jashari.

“Dje, në ditën e tretë të Epopesë së UÇK-së, në Ditën e Mësuesit, e kujtuam Shaban Jasharin edhe si mësues. 7 Marsi, kjo datë shprehje e dijes, e dashurisë për atdheun dhe për historinë, për shkencën dhe për artin. Dija kryesore e mësuesit është të zgjojë pasionin te nxënësi dhe me këtë motiv ne urojmë mësuesve misionin e tyre të përkryer. Ushtria e dijes dhe ushtria e mbrojtjes, këto janë dy momentet e vetëdijes gjithë njerëzore e mbarëkombëtare. Lavdi mësuesve dëshmorë, që na trashëguan përmes sakrificës, shkollën, vendin më sublim, ku themelohet ndërgjegjja e një jete të tërë!”, ka nënvizuar Kurti.

Ai ka thënë se në përmbyllje të 25-vjetorit të Epopesë, sot në mbledhjen e 132-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pikën e parë të rendit të ditës është vendosur për aprovimin e kushteve për Shpalljen e Procedurës së Prokurimit për Projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Si Qeveri e kemi trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Që prej themelimit të Komitetit Ndërministror në 2021, vetëm një muaj pas formimit të Qeverisë pra, kemi ecur me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së vlerave dhe zhvillimit të master planit për Kompleksin Memorial. Vitin e kaluar jemi kujdesur që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në këtë Kompleks e falë ndërhyrjeve emergjente, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Kompleksi Memorial është “pasqyrë e jona, pasqyrë në të cilën e shohim veten tonë, përmes së cilës na shohin të tjerët, aty e gjejmë lavdinë e djeshme, forcën për nesër”.

“Me këtë projekt do të jetësojmë vizionin e përbashkët të përfaqësimit të drejtë e të duhur të historisë heroike, sakrificës së papërsëritshme dhe kontributin e pashoq të Familjes Jashari për çlirimin e vendit tonë”, është shprehur i pari i ekzekutivit.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times March 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët janë në një problem të madh: ukrainasit u dhanë një goditje vërtet të keqe

Kosova Times Kosova Times February 6, 2024
Shkupi me shifra katërfish më të larta të ndotjes së ajrit sesa normat e lejuara
Hill: Dialogut Kosovë-Serbi i nevojitet një vrull i ri
Basha: Hungaria ka mbështetur palëkundur Kosovën ndër vite
Shkup: Riorganizimi i ministrive, në përmbajtje e jo vetëm në emra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?