By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij
May 11, 2025
Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë
May 11, 2025
Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë
May 11, 2025
Trump planifikon t’i ofrojë “status të veçantë” Grenlandës: Mbrojtje ushtarake në këmbim të autonomisë së SHBA-së
May 11, 2025
Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Azemi: Strategjia e energjisë-strategji e thëngjillit e mungesë vizioni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Azemi: Strategjia e energjisë-strategji e thëngjillit e mungesë vizioni
Lajme

Azemi: Strategjia e energjisë-strategji e thëngjillit e mungesë vizioni

Kosova Times
Last updated: 2023/03/09 at 2:11 PM
Kosova Times Published March 9, 2023
Share
SHARE

Strategjia e Energjisë 2022-2031, ishte temë e konferencës së LDK-së, ku Visar Azemi nga kjo parti ka folur për krizat energjetike gjatë këtyre dy viteve, si dhe sipas tij, mungesën e vizionit të Qeverisë së Kosovës për t`i zgjidhur këto probleme.

“Strategjia e Energjisë 2022-2031, dokumenti më me rëndësi për zhvillim të vendit është hartuar në kuadër të një procesi krejtësisht jo transparent dhe jo gjithëpërfshirës. Kosova në të gjitha krizat energjetike gjatë dy viteve të fundit është futur pa pasur strategji të aprovuar dhe ide se si t’i menaxhojë këto kriza të cilat rezultuan me rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Azemi.

Ai ka thënë se kjo strategji u vonua me muaj të tërë dhe u harrua tërësisht, ndërsa dje u kalua me urgjencë në Kuvend.

“Kjo qartazi po bëhet për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik dhe ballafaqimit me problemin kryesor, atë të uljes së konsumit të energjisë elektrike që përdoret për ngrohje gjatë muajve të dimrit. Dhe jo vetëm. Edhe pse në dokument konstaton saktë që sektori i ngrohjes konsumon më shumë energji se çdo sektor tjetër i sistemit elektroenergjetik të Kosovës, fatkeqësisht, kjo strategji nuk e adreson këtë si çështje dhe kjo nuk reflekton në programet e propozuara nga kjo qeveri. Në këtë dokument thuhet se ngrohja do të trajtohet në kuadër të strategjisë për ngrohje”, th ai.

Paramendojeni, siç tha Azemi,  strategji e energjisë që nuk trajton problemin kryesor të konstatuar në vet dokumentin.

“ Kjo është njëjtë sikurse kur një mjek diagnostikon sëmundjen, por terapinë e ofruar e ka për diçka krejt tjetër! Pra, nuk mund të ketë strategji të mirëfilltë të energjisë nëse problemi kryesor me energji e që është energjia termike trajtohet ndaras strategjisë për energji’, u shpreh ai.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe SHBA në kuadër të tranzicionit prej djegies së lëndëve fosile deri në një koncept komplet të gjelbër janë duke e përdorur gazin.

“Pra, gazi është gjerësisht i njohur si mjet tranzicioni drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë, për shkak të dendësisë së lartë të energjisë, dhe ndikimit të vogël në mjedis. Të njëjtën alternativë e kanë ofruar edhe për shtetin tonë dhe kjo duhet shqyrtuar me seriozitet nëse dëshirojmë të krijojmë stabilitet në furnizim dhe siguri energjetike”, u shpreh Azemi në këtë konferencë.

Ai tha se rrjedhimisht, gazin duhet parë si një mjet tranzicioni për prodhim të energjisë elektrike dhe gjithsesi edhe si mundësi për të ndërtuar ngrohtore qendrore në qytetet e mëdha të Kosovës.

Kjo, sipas tij, do të ulte në masë të madhe kërkesën për ngrohje me energji elektrike.

“ Tutje, gazi natyror dhe shtrirja e gazifikimit nëpër qendrat kryesore industriale krijon potencial të madh për investime me prioritet të lartë jo vetëm ekonomik, por edhe strategjik. Së treti, gazi do të mund të mbulonte edhe krijimin e më shumë kapaciteteve balancuese posaçërisht atyre reverzibile (pumpstorage) dhe nxitjen e krijimit të kapaciteteve të rezervës terciare nëse do të parashikohej me strategji”, tha Azemi i LDK-së.

Sipas tij, sa i përket ruajtjes së energjisë, strategjia parashikon një sasi për balancim të rrjetit dhe për forma të ruajtjes së energjisë (energystorage) prej vetëm 200 milion euro e që është shumë jashtëzakonisht e vogël dhe e pamjaftueshme për balancimin e rrjetit elektro-energjetik në të ardhmen dhe është nevojë urgjente që ky kapacitet balancues të rritet.

“Vizioni i Qeverisë së Kosovës është të zhvillojë një sektor energjetik pa emetim të dioksidit të karbonit CO2 deri në vitin 2050”, thuhet në njërin nga paragrafet e këtij dokumenti ku edhe parashihet zbatimi gradual i taksës së  karbonit e cila kryesisht i ngarkon termocentralet e thëngjillit. Në tjetrin paragraf, strategjia flet për revitalizimin e kapaciteteve gjeneruese me thëngjill të Kosovës A dhe B me një shumë prej 390 milion EUR. Kush e financon këtë?

“Pra në vend se strategjia të propozojë zgjidhje afatgjate për këtë sektor dhe ti jap kahje zhvillimit të Kosovës drejt energjisë së ripërtëritshme, kjo qeveri vendosë të vazhdojë varësinë e furnizimit vetëm në thëngjill, pikërisht tani, në kohën kur thëngjilli po bëhet çdo ditë e më pak i pranueshëm në botë. Duhet të bëhet e qartë se termocentralet e thëngjillit nuk mund të jenë konkurruese me burimet e ripërtëritshme të energjisë nëse vendoset një taksë e karbonit”, th ai.

Dhe për fund, Azemi tha se kjo strategji nuk trajton avancimin e skemave për konsumatorët vetëprodhues, as zhvillimin e mekanizmave për transport të qëndrueshëm, e as mënyrat se si të ecet përpara në mënyrë konkurruese me të ardhmen.

“Në vend që të decentralizohet më shumë prodhimi i energjisë dhe të përshpejtohet tranzicioni energjetik në vend, këta kanë centralizuar e karbonizuar.  Në vend të së ardhmes, këta shohin të kaluarën dhe propagandojnë zgjidhje e ide koha e të cilave ka mbaruar”, ka përfunduar Azemi.

You Might Also Like

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës `tibetiane` në Ferizaj

Zgjedhjet parlamentare, voton Rama: Sot është fjala e popullit

Haxhiu: Deputetët që nuk po votojnë po shkelin Aktgjykimin e Kushtetueses

Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje

Kosova Times March 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Dy fjalë në veten e parë!

Kosova Times Kosova Times December 18, 2022
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Pesë persona të plagosur nga sulmi me thikë në Turqi
Kryeministri rus viziton Kinën për forumin ekonomik
FSB arrestoi drejtorin e IT të burgjeve ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?