By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Plani franko-gjerman më i zi se marrëveshja e 2013-s!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Plani franko-gjerman më i zi se marrëveshja e 2013-s!
Opinion

Plani franko-gjerman më i zi se marrëveshja e 2013-s!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/09 at 3:51 PM
Kosova Times Published March 9, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Degradimi i shtetësisë ka filluar 12 vjet më parë me të filluar dialogu në Bruksel, me heqjen e akronimit të Republikës për Kosovën, gjegjësisht zëvendësimi me fusnotë, për të vazhduar me marrëveshjen fatkeqe për Asociacionin të nënshkruar nga dy ish kryeministrat e vendit tonë, përkatësisht nga binomi më fatkeq për shtetin e Kosovës Thaçi-Mustafa, të cilët me marrëveshjet antikushtetuese me Serbinë e futën në rrugë pa krye shtetin e Kosovës, dialog i cili vazhdoi nga të gjithë pasuesit e tyre dhe po vazhdon edhe me këtë të fundit, me të cilin po rrezikon të përmbyllet dialogu në mënyrën më fatale për shtetin e Kosovës.

Plani franko-gjerman më i dëmshëm sesa Marrëveshja e vitit 2013

“Platforma e re e dialogut” apo i ashtuquajturi “Plan Franko-Gjerman nuk ofron asgjë më mirë për Kosovën, por akoma më keq sesa marrëveshja e nënshkruar më 2013, përkatësisht 2015 në Bruksel. E keqja e madhe e planit franko-gjerman është se në të është futur edhe zyrtarizimi i statusit të Manastireve dhe Kishave ortodokse serbe me nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe të zgjeruara me territor dhe kompetenca të avancuara shtetërore!

Përderisa Ligji dhe as Kushtetuta nuk e sanksionojnë përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë që lobojnë dhe pajtohen me shkeljen e Deklaratës së Pavarësisë, përkatësisht shtetësisë së shpallur më 17 shkurt 2008, edhe kryeministri aktualë, Albin Kurti e shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit me pajtimin për zgjerimin e kompetencave (Autonomi) për “Zajednicën” dhe fuqizimin akoma më të madh të Kishave dhe Manastireve serbe në Kosovë!

E keqja tjetër e madhe është se, “Plani Franko-Gjerman” nuk do të ratifikohet në Kuvend, për shkak se marrëveshja ratifikuar më 2013 për Asociacionin konsiderohet e përfunduar, por Kuvendit do t’i kërkohen ndryshimet e akteve ligjore dhe nënligjore në Kushtetutë, për t’i hapur rrugë implementimit të marrëveshjes së dakorduar të 27 Shkurtit 2023 në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel!

Kjo është mënyra më perfide përmes të cilës po tentohet që Kuvendi i Republikës së Kosovës të sillet para aktit të kryer, duke u thirrur në ratifikimin e vitit 2013-të dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjerimin territorial të Manastirit të Deçanit, vendim i cili e lë rrugën hapur edhe për Manastiret dhe Kishat tjera në Kosovë.

Marrëveshja e dakorduar e 27 Shkurtit në Bruksel, në mënyrë eksplicite e bën Serbinë hisedare në Kosovë. Në njërën anë me “Zajednicën” në veri dhe në tjetrën në brendi me Kishat dhe Manastiret serbe. Kur kësaj t’i shtohen edhe enklavat serbe të shndërruara në komuna përmes decentralizimit etnik, atëherë rreth apo mbi 35 % e territorit të Kosovës do të kontrollohet nga Serbia!

Si pasojë e interpretimeve të dyfishta dhe dykuptimësisë së përmbajtjes së planit franko-gjerman, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk guxojnë të rrinë “duarkryq” përballë rrezikut të tkurrjes më të madhe territoriale dhe të ndarjes së sovranitetit në dysh, por të kërkojnë ndihmë ligjore nga bashkësia ndërkombëtare për mbrojtjen me të gjitha mjetet demokratike pavarësinë, Kushtetutën dhe territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht mbrojtje nga GjND-ja, e cila e ka verifikuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 të bazuar në “Pakon e Ahtisarit”.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times March 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Katër të vrarë në Nju Jork në një sulm me thikë

Kosova Times Kosova Times December 3, 2023
Abdixhiku: I lumtur për ecjen e Shqipërisë, Kosova është bërë peng i çmendurisë populiste
Ukraina nis një proces kundër Rusisë për shkatërrimin e hidrocentralit Kakhovka
3 të vdekur dhe 43 të plagosur nga zjarri në një burg në Brazil
Dodik jashtë vetes, ambiciet e tij të sëmura ia hedh Kurtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?