By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani
Rajon / Botë

ShBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani

Kosova Times
Last updated: 2023/03/09 at 3:35 PM
Kosova Times Published March 9, 2023
Share
SHARE

ShBA dhe Evropa kanë ngritur alarm për Iranin të mërkurën, duke thënë se vendi ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti, dhe thanë se Irani duhet të japë shpjegim se si ndodhi kjo gjë.

Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore (90 për qind).

Mbikëqyrësi bërthamor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjeti grimca të uraniumit të pasuruara deri në 83.7 për qind në Fordou, një objekt i gërmuar në një mal, që është lokacioni i dytë i ditur që konverton dhe pasuron vazhdimisht uraniumin deri në 60 për qind.

“Për sa i përket grimcave të zbuluara të uraniumit të pasuruar në 83.7 për qind, të gjithë anëtarët e Bordit duhet të jenë shumë të shqetësuar nga ky zhvillim alarmant”, u tha në një deklaratë të ShBA-ve në takimin tremujor të Bordit të Guvernatorëve 35-vendesh të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

“Irani duhet të ofrojë bashkëpunim të plotë dhe të menjëhershëm për të sqaruar çfarë ka ndodhur dhe për të lehtësuar të gjitha masat e duhura të verifikimit dhe monitorimit që konsiderohen të nevojshme nga Agjencia në mënyrë që çdo ndodhi në të ardhmen të zbulohet menjëherë. Irani duhet të garantojë që një incident i tillë të mos ndodhë më kurrë”, u tha në deklaratë.

Gjithashtu, ShBA-të ngrehën shqetësim për aktivitetet bërthamore të Iranit duke theksuar faktin që “këto zhvillime të reja ndodhën në një strukturë shumë të fortifikuar që fillimisht ishte ndërtuar fshehurazi dhe vetëm thellon shqetësimet tona”.

Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë kryesore të Evropës – Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3 – janë përmbajtur në implementimin e një rezolute që dënon Iranin në këtë takim të bordit, por bënë të qartë se mund të veprojnë ndryshe në një takim të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje.

You Might Also Like

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

Kosova Times March 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A ka ShBA-ja mjete për të penguar pushtimin e mundshëm të Tajvanit nga Kina?

Kosova Times Kosova Times September 16, 2022
Tre persona të zhdukur brenda 24 orëve
Vuçiq dhe Kurti kanë konfirmuar mbërritjen e tyre në Bruksel
Abdixhiku: Gjakova ndër qytetet kryesore për zhvillimin e vendit
Hovenier vlerëson festivalin `Mitrovica International Jazz Days`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?