By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i Pentagonit viziton Izraelin mes tensioneve në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i Pentagonit viziton Izraelin mes tensioneve në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Shefi i Pentagonit viziton Izraelin mes tensioneve në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/03/09 at 3:39 PM
Kosova Times Published March 9, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur në Izrael të enjten, për të përcjellë shqetësimin e ShBA-së se përshkallëzimi i tensioneve në Bregun Perëndimor mund të shpërqendrojë aleatët nga përpjekjet e tyre për t’iu kundërvënë Iranit.

Austin, i cili është në një turne rajonal, zbarkoi në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, ku u prit nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallan.

Në të njëjtën ditë, forcat izraelite vranë tre militantë palestinezë në një shkëmbim zjarri, gjatë një serie bastisjesh të kryera në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite të sigurisë thanë se bastisën fshatin Jaba në Bregun Perëndimor për të arrestuar të dyshuarit e kërkuar për sulme ndaj ushtarëve izraelitë në këtë zonë.

Sipas Policisë së Izraelit, të dyshuarit hapën zjarr ndaj trupave izraelite, të cilët kundër-qëlluan dhe vranë tre persona, të gjithë të lidhur me grupin militant palestinez, Hamas.

Ministria palestineze e Shëndetësisë i identifikoi viktimat, burra 26, 25 dhe 22 vjeçar dhe tha se ata u qëlluan nga forcat izraelite gjatë një operacioni ushtarak. Ministria gjithashtu bëri të ditur se një burrë i katërt u shtrua në spital me një plagë plumbi në kokë, porse është në gjendje të qëndrueshme.

Policia izraelite publikoi fotografi të pushkëve të sulmit, pistoletave, municioneve dhe sendeve të tjera që ata thanë se forcat e tyre i konfiskuan në Jaba.

Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben-Givr, përshëndeti veprimin dhe “eliminimin e atyre që hapën zjarr ndaj ushtarëve”.

Radio Hamas raportoi se forcat izraelite kishin bastisur lokacione të ndryshme duke kërkuar për një grup të njohur si “Brigada Jaba” dhe kishin vrarë liderin e saj.

Sipas radios palestineze, forcat izraelite sulmuan fshatin Jaba, në jug të Jeninit, rrethuan një shtëpi ku pati një shkëmbim zjarri dhe një person u arrestua përpara se ushtarët të tërhiqeshin.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në Bregun Perëndimor.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times March 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdiq gruaja me e vjeter italiane: Gjatë jetës së saj jane ndërruar dhjetë papë, dy republika italiane dhe tre epidemi

Kosova Times Kosova Times November 20, 2023
Presidenti polak: Dërgimi i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi e ndryshon sigurinë rajonale
Kuvendi i Kaçanikut voton unanimisht mbështetja financiare për lehonat
Konjufca takohet me Pelosin në ShBA, zbardhen detaje nga takimi
Osmani: Koha që Kosova t`i bashkohet NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?