By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan zyrtarisht cakton zgjedhjet për 14 maj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan zyrtarisht cakton zgjedhjet për 14 maj
Rajon / Botë

Erdogan zyrtarisht cakton zgjedhjet për 14 maj

Kosova Times
Last updated: 2023/03/10 at 3:48 PM
Kosova Times Published March 10, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zyrtarisht ka caktuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen më 14 maj, një muaj më herët sesa ishin paraparë të mbaheshin.

Zgjedhjet turke do të mbahen tre muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse që kanë lënë miliona persona të pastrehë në jug të Turqisë.

“Kombi ynë do të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur presidentin dhe deputetët më 14 maj”, tha Edrogan gjatë një fjalimi televiziv pasi nënshkroi vendimin, pak më shumë se një muaj pasi tërmetet lanë të vdekur pothuajse 50.000 persona në Turqi.

Erdogan tha se zgjedhjet do të mbahen më herët sesa 18 qershori, pasi kjo periudhë përkon me mbajtjen e testeve pranuese në universitete, pushimet e verës dhe pelegrinazhit të Haxhit.

Zgjedhjet do të jenë testi më i madh i Erdoganit në 20 vjetët e tij në pushtet dhe do të vendosin jo vetëm se kush do ta udhëheqë Turqinë, por edhe se si vendi do të qeveriset, në çfarë drejtimi do të shkojë ekonomia dhe çfarë roli mund të luajë ky shtet në përfundimin e konfliktit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Në fillim të javës, gjashtë partitë kryesore opozitare emëruan Kemal Kilicdaroglu, liderin e Partisë Popullore Republikane (CHP), si kandidat të tyre për të sfiduar Erdoganin në zgjedhjet presidenciale.

Erdogan tha se fushata e tij do të përqendrohet në rimëkëmbjen nga tërmetet. Të gjithë kandidatët për deputetë nga partia e tij kanë bërë donacione në fondin për tërmetet të Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe emergjencave, tha Erdogan.

Në dekretin e publikuar në Gazetën Zyrtare u tha se të mbijetuarit e tërmeteve do të gëzojnë të drejtën e tyre të votimit edhe nëse janë zhvendosur, që nënkupton se banorët mund të votojnë në qytetet ku aktualisht po jetojnë.

Erdogan tha se mbi 47.000 persona kanë vdekur në Turqi për shkak të tërmeteve, dhe së bashku me viktimat në Siri, numri viktimave ka shkuar mbi 53.000.

Mbi 600.000 shtëpi janë shembur ose dëmtuar rëndë, thuhet në të dhënat zyrtare turke.

Sondazhet sugjerojnë se garat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jenë të ngushta, me bllokun opozitar që është në një epërsi të vogël karshi aleancës qeverisëse.

Blloku opozitar është zotuar se do të heqë dorë nga disa prej politikave ekonomike të Erdoganit, ato për të drejtat e njeriut dhe çështjet e jashtme. Shumë analistë vlerësojnë se këto do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë 100-vjeçare të Republikës.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times March 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Marrëveshja trepalëshe, MPJD:Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Kosova Times Kosova Times March 19, 2025
Ministri i Jashtëm Edgars Rinkevics u zgjodh presidenti i ri i Letonisë
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Gjermani: Boksieri shqiptar feston me plis në kokë
Barcelona me fitore të thellë nga Girona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?