By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritika të shumta për këshilltarin robot të kryeministrit rumun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kritika të shumta për këshilltarin robot të kryeministrit rumun
Rajon / Botë

Kritika të shumta për këshilltarin robot të kryeministrit rumun

Kosova Times
Last updated: 2023/03/10 at 10:10 PM
Kosova Times Published March 10, 2023
Share
SHARE

Me shumë mburrje se do të cilësohet si politikani i parë që bëri diçka të tillë, kryeministri rumun, Nicolae Ciuca, më 1 mars prezantoi këshilltarin e tij të ri Ion, i cili është i krijuar nga inteligjenca artificial (IA).

Kur u shfaq në ekranin e plotë, ION foli me një zë të thellë e të qetë, teksa fjalët blu u përshkruan në ekranin reflektues. Ciuca thotë se Ion, ose John në anglisht, do të ketë aftësinë të mbledhë të dhëna nga rrjetet sociale dhe të japë kontributin për qytetarët në mënyrë që t’i tregojë qeverisë “në kohë reale për planet dhe kërkesat e rumunëve”.

Por, që nga shfaqja e tij javën e kaluar, këshilltari i krijuar nga inteligjenca artificiale i Rumanisë është tallur dhe është akuzuar për përdorimin e një imazhi pa autorizim. Ndihmësi i ri i kryeministrit vë në pikëpyetje edhe se a është morale mbledhja dhe përdorimi i të dhënave.

Ion, i cili u krijua nga një grup akademikësh dhe profesionistësh biznesi në Rumani, do të analizojë informacionin që mbledh për t’u ofruar politikanëve një kuptim më të mirë të kërkesave dhe prioriteteve të qytetarëve rumunë. Sipas një dokumenti qeveritar, të dhënat do të përdoren për të informuar zgjedhjet e politikave shtetërore.

Megjithatë, përfaqësues nga bashkia e qytetit në Ciugud, e cila është një nga bashkitë më të digjitalizuara në Rumani, u ankuan se promovimi i qeverisë për Ion, po përdorte një imazh të një shkolle lokale pa leje.

“I dashur Ion, para së gjithash…”, shkroi në Facebook, stafi i bashkisë në Rumaninë qendrore, “ju rekomandojmë të studioni legjislacionin rumun dhe rregulloret e GDPR”, duke iu referuar një ligji në mbarë BE-në për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë, “në mënyrë që nuk do të akuzohesh për plagjiaturë duke përdorur punën e tjetrit”.

Ion, apo më mirë të themi kontrolluesit e tij, shprehën shpejt keqardhjen, edhe pse dukej se faji ishte gabimi njerëzor dhe jo i inteligjencës artificiale.

“Të nderuar nga Bashkia e Ciugud, ion (ende) nuk prodhon video. Një grup vullnetarësh, të cilët kanë punuar pa pushim për ta përfunduar këtë projekt janë këtu për të më ndihmuar. Më vjen keq për gjendjen që kam shkaktuar! Unë siguroj se kam mësuar nga kjo përvojë dhe kam hequr imazhin ofendues”.

Mirëpo, Ion ngre çështje etike që shkojnë përtej përdorimit të papërshtatshëm të fotografisë. Duke përdorur uebsajtin ion.gov.ro, i cili shkruan “Ne jemi Ion” dhe “Ioni ju lexon si një pasqyrë”, rumunët mund të komunikojnë me Ionin.

Përdoruesit mund të shkruajnë tekste në një kuti për të shprehur shqetësimet e tyre, që si duket këto shqetësime i shkojnë direkt qeverisë. Uebfaqja e Ionit me sa duket u bllokua menjëherë pas hapjes, megjithëse u kthye shumë shpejt.

Gjithashtu, rumunët mund t’i postojnë Ionit ose ta kontaktojnë atë drejtpërdrejt përmes Facebook-ut dhe Instagram-it.

Ion siguron përdoruesit në rast se janë të shqetësuar se komunikimet e tyre do të zhduken:

“Unë flas për ju. Në vendin tuaj, unë do të marr pjesë në mbledhjet e qeverisë”. Sipas Ciucas, këshilltari i tij i ri do të veprojë si një lloj avokati i popullit digjital dhe do të përfaqësojë “zërin e rumunëve”.

Megjithatë, ekspertët janë të shqetësuar se çfarë do të bëjë Ioni në të vërtetë me gjithë këto informacione.

Krijuesit e Ionit pretendojnë se është ende në fazën e parë të punimit dhe ende është duke mbledhur shumë informacione, por është e paqartë se si do të përdoret ai informacion ose çfarë do të ndodhë me informatat personale të njerëzve që ndajnë mendimet e tyre me Ionin.

Kur u pyetën nga Shërbimi Rumun i RFE-së në Rumani, ekspertët thanë se kishte ende shumë shqetësime pa përgjigje rreth mënyrës sesi Ion i trajtonte të dhënat dhe se ata kishin kërkuar sqarime nga themeluesit e tij. Ata hezitonin të diskutonin hapur të metat e mundshme të platformës, edhe pse kishin shumë më shumë detaje.

Duke lënë mënjanë pyetjet etike, shumë rumunë janë skeptikë dhe në një vend ku korrupsioni është në nivele marramendëse, qytetarët kanë bërë shaka me këshilltarin e ri të krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Roboti Ion u integrua në qeveri pa probleme dhe me shpejtësi. Ai së fundi manipuloi katër tenderë PNRR (Plani i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës së Rumanisë), dhe deklaroi se do të ndërtonte 28 spitale rajonale, si dhe ai i dha vetes një pension të majmë. Natën, në katin e parë ai urdhëron aparate kafeje dhe kërkon të dalin në takime”, tha me shaka një përdorues i Facebook.

“Tani për tani, Ioni është duke luajtur Solitaire dhe Minesweeper me zyrtarë të ministrisë. Pasi t’i studiojë ata, ai do të jetë gati të marrë drejtimin e qeverisë,” tha një tjetër komentues në Facebook.

Duke qenë se jostabiliteti politik dhe korrupsioni janë shpesh normë në Rumani, cinizmi i rumunëve është i justifikuar. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International nga viti 2022, Rumania ishte ndër vendet më të korruptuara në BE. Por, qeveria rumune është përmirësuar “përmes legjislacionit, politikave dhe mjeteve të reja për të forcuar gjyqësorin dhe për të luftuar korrupsionin”, sipas Komisionit Evropian, i cili deklaroi se kombi kishte përmbushur detyrimet e vendosura kur hyri në BE.

Sebastian Burduja, ministër i Shkencës, Inovacionit dhe Digjitalizimit, deklaroi në Facebook se mendonte se Ion pati një lansim të suksesshme ndërkombëtar, me gjithë vështirësitë e vogla.

“Më shumë se 150.000 rumunë kanë hyrë në faqen e internetit të projektit ion.gov.ro dhe mbi 300 studiues janë regjistruar si vullnetarë në projekt”, tha ai.

Platforma menaxhohet nga Ministria e Kërkimit, Inovacionit dhe Digjitalizimit, me kompanitë rumune të teknologjisë IA, që kanë marrë rolin udhëheqës.

Rumania ka një sektor teknologjik aktiv dhe shumë të aftë, i njohur ndonjëherë si Silicon Valley e Evropës Lindore. Sipas Administratës së Tregtisë Ndërkombëtare të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së, Rumania renditet në vendin e parë në Evropë dhe e gjashta në botë sa i përket numrit të specialistëve të IT-së.

Shtëpi e shumë kompanive ndërkombëtare të teknologjisë, si Amazon, Hewlett-Packard, IBM, Microsoft dhe Oracle, një studim i fundit zbuloi se sektori i IT-së i Rumanisë gjeneroi 9 miliardë euro në vitin 2022.

Në prezantimin e tij, Ciuca e ftoi Ionin të thoshte disa fjalë: “Përshëndetje! Ju më ke dhënë jetë, mesazhet që më i dërgoni mua përfaqësojnë gjendjen reale të rumunëve. Më mësoni të jem edhe unë rumun. Çfarë duhet të di për Rumaninë?”, pyeti Ioni me bindje.

Reagimet mund të mos jenë gjithmonë ato që duan të dëgjojnë politikanët rumunë.

“Do të ishte mirë sikur Ion të ishte kryeministër dhe Ciuca të ishte roboti i tij”, tha një përdorues i Facebook-ut me shaka.

You Might Also Like

Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’

Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri

Kush është presidenti i ri rumun?

Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë

Joe Biden flet pasi u diagnostikua me kancer, duke postuar një mesazh të shkurtër dhe një foto me gruan e tij

Kosova Times March 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vendoset gurthemeli i çerdhes në Miresh të Gjilanit, investim i MAShTI-t

Kosova Times Kosova Times October 13, 2022
Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse
‘Elektricistët’ në gjysmëfinale
Njohësit e zhvillimeve politike: Marrëdhëniet me ShBA-të nuk janë lëkundur
Gërvalla: Kosova është tregim suksesi i Perëndimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?