By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prigozhin: Ka nevojë për më shumë municion për të gjitha forcat ruse në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prigozhin: Ka nevojë për më shumë municion për të gjitha forcat ruse në Ukrainë
Rajon / Botë

Prigozhin: Ka nevojë për më shumë municion për të gjitha forcat ruse në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/10 at 9:03 PM
Kosova Times Published March 10, 2023
Share
SHARE

Themeluesi dhe pronari i grupit të mercenarëve të Rusisë, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se jo vetëm trupat e tij, por të gjitha njësitë e forcave ruse që janë të përfshira në luftimet disamujore në qytetin ukrainas të Bahmutit, po vuajnë nga mungesa e furnizimeve me municion.

Zyra për media e Prigozhinit lëshoi një deklaratë më 10 mars, përmes së cilit ai shprehu mirënjohjen për ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturovm dhe Igor Nasenkov, shefin ekzekutiv të Tekhnodinamika, për rritjen e madhe të prodhimit të municionit ushtarak në muajt e fundit, pasi Wagner bëri thirrje për rritje të furnizimeve. Megjithatë, ai shtoi se ka nevojë për më shumë municion.

“Jam i shqetësuar se municioni dhe uri për municion nuk ka vetëm Wagner, por të gjitha njësitë e ushtrisë ruse. Është e dukshme se jo vetëm ushtarët e mi po vdesin… Të tjerët po ashtu nuk duhet të vdesin. Çdo vonesë në dërgimin e predhave nënkupton vdekjen e një prej bashkatdhetarëve tanë dhe nuk ka rëndësi se në çfarë njësie të forcave ruse ata shërbejnë”, tha Prigozhin.

Muajin e kaluar, Prigozhin, që vlerësohet se është një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, akuzoi zyrtarët kryesorë të forcave ushtarake se po bëjnë “tradhti” duke dështuar që të pajisin mercenarët e tij me municion të mjaftueshëm, teksa mercenarët e Wagner-it janë një forcë e madhe në betejën për të marrë qytetin lindor ukrainas të Bahmutit.

Në një prej deklaratave të lëshuara në shkurt, Prigozhin akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Valery Gerasimov, se po refuzojnë që t’i japin municion Wagner-it “me qëllim që ta shkatërrojnë” këtë grup.

Atëbotë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë hodhi poshtë pretendimet e Prigozhinit dhe tha se brigadat me vullnetarë në lindje të Ukrainës po furnizohen me të gjitha llojet e municioneve “me shpejtësinë e duhur”.

Disa ditë pas shkëmbimit të akuzave, Prigozhin tha se trupat e tij kishin filluar të pajiseshin me municion dhe armatim.

Wagner verën e kaluar ka rekrutuar mijëra të burgosur nga burgjet në mbarë Rusinë për të luftuar në Ukrainë. Në shkurt të këtij viti, Prigozhin tha se më nuk po bëhen rekrutime të të burgosurve.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times March 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Mediat italiane: Roma ëndërron Klopp-in

Kosova Times Kosova Times January 27, 2024
Burra me të zeza rrëmbejnë një burrë në mes të Moskës, e fusin në bagazh dhe largohen me makinë
Fundosja e anijes tajlandeze: Gjenden trupat e gjashtë marinarëve
BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë
Premiera “Grafitet” mirëpritet nga publiku preshevarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?