By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i vranët dhe me intervale me diell
May 11, 2025
Horoskopi ditor për 11 maj 2025
May 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
May 11, 2025
Nis votimi për zgjedhjet parlamentare
May 11, 2025
Putin propozon negociata më 15 maj në Stamboll
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në tubimin me studentë kujton demonstratat e vitit 1981
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në tubimin me studentë kujton demonstratat e vitit 1981
Lajme

Kurti në tubimin me studentë kujton demonstratat e vitit 1981

Kosova Times
Last updated: 2023/03/11 at 10:33 PM
Kosova Times Published March 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tubimin me studentë, në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Duke kujtuar periudhën e asaj kohe, ai tha se Demonstratat e vitit 1981, prodhuan një gjeneratë të tërë të rinisë studentore të burgosurish, që edhe sot njihen si Brezi ’81.

“Ky brez i cili nga brenda burgut do të prodhonte edhe një lloj të veçantë letërsie që nga vetë ata është quajtur “letërsi burgu”, apo “letërsi nga burgu”, e që do të paguanin një faturë të lartë politike me jetën e tyre. Mbi tre mijë të burgosur, do të kalonin rreth 25 mijë vite në burgje, teksa më 1986, Kosova ishte kthyer në vendin me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë. Rreth gjysma e popullsisë totale të Kosovës ishte përfshirë në demonstrata, kurse diku 1/3-ta e saj, do të kalonte nëpër procedurat e tmerrshme të marrjeve në pyetje, përndjekjeve politike dhe torturave nga policia dhe shërbimi sekret i UDB-së famëkeqe”, tha kryeministri Kurti para të pranishmëve.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë e kryeministrit Kurti në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981:

I nderuari deputet i Kuvendit të Republikës dhe bashkëveprimtar i çështjes kombëtare, z. Hydajet Hyseni,

Të nderuar nënkryetarë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Alba Lala dhe Bleron Beka,

I nderuari zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Shemsi Syla,

Të nderuar veprimtarë të tjerë, organizator e pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981, Kadri Batusha, Ramadan Gashi, Xhemajl Pllana, Ukë Thaçi, Zymer Krasniqi, Gani Krasniqi, Shefik Sadiku, Hamdi Gërvalla e Zymer Neziri, 

Shumë të dashur studentë,

Zonja e zotërinj,

Motra e vëllezër,

Të nderuar të pranishëm,

Në historinë moderne të Kosovës, në mes të dendurisë së ngjarjeve në njëzet vjetët e fundit të shekullit XX, është sfidues orientimi nga një ngjarje në tjetrën, apo nga aty ku fillon një fazë dhe deri ku më tutje ajo lidhet me një epokë pasuese. Edhe më shumë se dy dekada pas rënies së Jugosllavisë, historianët në njërën anë dhe politikanët e aktivistët e kohës në anën tjetër, vazhdojnë ta kërkojnë ngjarjen dhe datën në të cilën duhet fiksuar fillimi i fundit të Jugosllavisë! Ndoshta, data e sotme, 11 marsi, mund të jetë ajo datë. Kjo për shkak të dy ngjarjeve të largëta nga njëra tjetra: të parën do ta them në fillim, e të dytën diku më në fund.

Më 11 mars të vitit 1981, mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës, demonstruan rrugëve të qytetit, në një demonstratë masive, që u shtyp dhunshëm nga policia jugosllave. Ata po demonstronin pikërisht kundër dhunës policore, të ushtruar mbi studentët një javë më parë, më 4 mars 1981, kur ata protestuan pas një revolte spontane të nisur në mensën e studentëve për kushte më të mira. Në të vërtetë, kjo revoltë dhe këto demonstrata të studentëve, ishin manifestime shpërthyese të masës së madhe të dhunës dhe diskriminimit politik të akumuluar ndër vite te shqiptarët, nga ushtrimi i politikave shtypëse të pushtetit të Serbisë në Kosovë.

Në këtë pikë, me burime frymëzimi nga Shqipëria dhe të nisur nga parimi universal i të drejtës për vetëvendosje, shqiptarët vendosën në ballë parullën popullore “Kosova Republikë”, si thirrje politike për realizimin e kërkesave të demonstruesve për më shumë liri dhe të drejta, për barazi, për progres shoqëror dhe avancim politik.

Gjatë tre dekadave paraprake, Kosova ishte lënë krahina më e pazhvilluar dhe më e diskriminuar në Jugosllavi, kurse shqiptarët ishin komuniteti etnik më i shtypur në gjithë Europën. Të nënpërfaqësuar politikisht, të diskriminuar në qasje ndaj burimeve, të shfrytëzuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore, të trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, si dhe të përjashtuar nga mundësia për të realizuar plotësisht vullnetin e tyre politik, shqiptarët në Jugosllavi kishin arritur në një gjendje jashtëzakonisht të pafavorshme politike. Pas demonstratave të vitit 1981, kjo gjendje do të zyrtarizohej edhe juridikisht e politikisht si “gjendje e jashtëzakonshme”, vetëm se fatkeqësisht, në kahje të kundërt. Ishte pushteti i Serbisë atë botë, që do ta shpallte “gjendjen e jashtëzakonshme” në Kosovë, rreth dy muaj pasi i kishte shtypur demonstratat e mbajtura pra më 11 mars, 26 mars, dhe 1 e 2 prill 1981, duke përdorur gjithë forcën dhe brutalitetin e aparatit shtetëror të dhunës. Secila nga këto demonstrata studentore që u mbështetën edhe nga punëtorët dhe i gjithë populli, pati viktimat e saj të të vrarëve, të pasuar nga shumëfish të tjera të të rrahurve, të të përndjekurve dhe të burgosurve.

Demonstratat e vitit 1981, prodhuan një gjeneratë të tërë të rinisë studentore të burgosurish, që edhe sot njihen si Brezi ’81. Ky brez i cili nga brenda burgut do të prodhonte edhe një lloj të veçantë letërsie që nga vetë ata është quajtur “letërsi burgu”, apo “letërsi nga burgu”, e që do të paguanin një faturë të lartë politike me jetën e tyre. Mbi tre mijë të burgosur, do të kalonin rreth 25 mijë vite në burgje, teksa më 1986, Kosova ishte kthyer në vendin me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë. Rreth gjysma e popullsisë totale të Kosovës ishte përfshirë në demonstrata, kurse diku 1/3-ta e saj, do të kalonte nëpër procedurat e tmerrshme të marrjeve në pyetje, përndjekjeve politike dhe torturave nga policia dhe shërbimi sekret i UDB-së famëkeqe.

Viti 1981, do të shndërrohej në një gur provues politik për shoqërinë e asaj kohe, pasi nga atëherë e tutje, ai ishte edhe një lloj kriteri për drejtimin politik të secilit. Varësisht se ku kishe qenë në mars – prill të vitit 1981 dhe çfarë qëndrimi kishe për atë periudhë, vetëklasifikoheshe në shoqëri përballë pushtetit të Serbisë. Pas demonstratave të vitit 1981, vetë Universitetit të Prishtinës ia ndërruan emrin, duke e quajtur Universiteti i Kosovës në Prishtinë, emër ky të cilin do ta mbante për dy vite. Në universitet sikurse edhe në pjesë të tjera të shoqërisë, nisën diferencimet politike. Kështu, diskriminimi dhe përjashtimi mbi bazë të përkatësisë etnike si dhe mbi bazë të lojalitetit politik ndaj regjimit të kohës, gradualisht vetëm sa do të formalizohej.

Në po këtë kohë, rreth 10 milionë punëtorë polakë u bashkuan në Sindikatën e Pavarur të Vetëqeverisjes, “Solidarnost” në Poloni, që ishte e para sindikatë e pavarur në një vend të ish-bllokut socialist që u njoh nga shteti. Në Jugosllavinë e dominuar nga Serbia, as që mund të bëhej fjalë për diçka të ngjashme. Grupet e organizatorëve të demonstratave të vitit 1981, do të themelonin organizata ilegale politike, mes të cilave më 1982 Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës.

Kosova do të përjetonte edhe shumë shtypje dhe dhunë bashkë me rezistencë dhe protesta: procese gjyqësore politike, të burgosur dhe ushtarë të vrarë, vrasje politike, shtetrrethim, greva të minatorëve, demonstratat e vitit 1989 dhe suprimimi i autonomisë së Kosovës, në mars të vitit 1989. Në këto vite, një jurist që kishte punuar si menaxher kompanish, nisi një karrierë politike duke u ngjitur nëpër këshillat dhe komitetet qendrorë partiakë të komunistëve të Jugosllavisë. Shtypja e lëvizjeve politike të shqiptarëve në Kosovë, do ta katapultonin atë deri në krye të shtetit serb dhe të vetë Jugosllavisë. Emri i tij ishte Sllobodan Millosheviq, por luftërat e përgjakshme që ai i ndezi gjatë viteve ’90-të në Jugosllavi, me qëllim të krijimit të një Serbie të madhe, do t’i jepnin epitetin “Kasapi i Ballkanit”.

Do të ishte pikërisht Kosova ku ai ishte ngritur politikisht mes viteve 1987 – 1989, ajo që do t’ia hante kokën këtij diktatori serb, që me politikat e tij hegjemoniste, shkaktoi vdekjen e rreth 150 mijë njerëzve nëpër vendet e ish-Jugosllavisë. Për të dhënë përgjegjësi për krime të luftës, më 2002 ai u nxor para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë. Pas 4 vitesh gjykim, fatkeqësisht Sllobodan Millosheviqi vdiq më 2006 pa e marrë verdiktin e gjykatës. Dhe për një rastësi shumë simbolike e domethënëse, ai vdiq pikërisht më 11 mars, në një ditë sikur sot.

Nga 11 marsi i vitit 1981 deri te 11 marsi i vitit 2006 janë plot 25 vite në mes. Ky çerekshekull, mund të quhet periudha e një cikli të plotë e rënies dhe shkatërrimit të Jugosllavisë, e shoqëruar me aq shumë viktima dhe dëme. Ndërkohë që lëvizjet e nisura nga demonstratat e vitit 1981, do të vazhdonin edhe për më shumë se dy dekada, duke kaluar nga qershori i vitit 1999 kur u çlirua Kosova e deri më 2008, kur parulla e dikurshme për Kosovën Republikë, do të deklarohej nga vullneti politik i popullit të saj në Republika e Kosovës.

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 pasuan demonstratat e viti 1968 dhe frymëzuan e inkurajuan të gjitha organizimet e zhvillimet çlirimtare të më pastajme, e sidomos UÇK-në.

Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1981 dhe mirënjohje për veprimtarinë e tyre të burgosurve të Brezit 1981, si dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti i vranët dhe me intervale me diell

Nis votimi për zgjedhjet parlamentare

Vazhdon seanca në përpjekjen e 14-të për konstituimin e Kuvendit

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Kosova Times March 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Scholz: E sigurt Gjermania nuk luan ruletë ruse

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë në mars
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë sulmues të infiltruar nga Libani
Sara Hoxha dhe Luixhino fitojnë Dancing With The Stars
Scholz tha se do të bisedonte me Xi-n për dërgimin e supozuar të Kinës të dronëve në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?