By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in
May 17, 2025
CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision
May 17, 2025
Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve
May 17, 2025
Sot mot me diell dhe vranësira
May 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 maj
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nana e braktisur!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Nana e braktisur!
Uncategorized

Nana e braktisur!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/11 at 12:17 PM
Kosova Times Published March 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Nana dhe vendlindja janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme në jetën e njeriut. Emri i nanës dhe vendlindjes janë dy nocionet me të dashura, më kuptimplote dhe vlerëmëdha për çdo qenie njerëzore. Sikurse njëra (Nana) edhe tjetra (vendlindja) nuk braktisen për asnjë çmim dhe për asnjë pasuri të kësaj bote.

Zbrazja e Kosovës, brengë që po ma gërryen shpirtin

Brenga e largimit të rinisë nga Kosova është brengë e larë me lot, e rënduar me dhimbje dhe plagë të rënda shpirtërore. Kjo është brengë e cila po ma gërryen shpirtin nga brenda. Cila do të jetë Kosova nesër pa të rinj dhe pa popullatën e saj autoktone. Do të jetë Kosova “multietnike” e projektuar nga armiqtë shekullorë, me sa më pak shqiptar autokton brenda saj.

Shtrohet pyetja logjike, në duar të kujt do të mbetët Kosova më etnike në Ballkan!

Mirëpo, nëse vazhdohet trendi i largimit të të rinjve edhe për pak vite, shqiptarët e Kosovës do të kthehen në pakicë etnike.

Çka do t’na duhet Kosova pa arterien më të shëndoshë dhe më të padjallëzuar, pa pasurinë më të madhe që e kishim- rininë e pastër si loti e të kthjellët si kristali!?

Pse po e braktisin Nanën Kosovë të rinjtë shqiptarë!?

Po ikin se janë lodhur duke jetuar në një vend pa perspektivë zhvillimore dhe pa shpresë për ardhmëri, vend në të cilin, të drejt jete luksoze kanë vetëm politikanët dhe familjarët e tyre. Të tjerët që nuk janë të lidhur me korporatat fitimprurëse-partitë e inkriminuara janë të detyruar të ikin natën, ngase vendi i tyre nuk ju afron më asgjë!

Si pasojë e braktisjes së Kosovës, po braktisen edhe prindërit që i dhanë shpirt dhe jetë këtij vendi, të cilët po mbeten në vetmi në mëshirën e Zotit. Po zbrazen lagje e fshatra nga të rinjtë, po boshatisen shkolla e çerdhe, por nuk po hapen strehimore (nga shteti) për pleqtë e braktisur.

Shteti i Kosovës, duke u thirrur në normat ndërkombëtare, më shumë po kujdeset për qenët endacak të rrugëve sesa për të moshuarit e braktisur!

Deri në këtë deregje e kanë sjellë shtetin e Kosovës kusarët politikë!

Ku janë tradita tona fisnike të përkujdesjes për të moshuarit?

Ku janë doket dhe zakonet e lashta popullore?

Ku na mbeti dashnia dhe respekti për prindërit tanë!?

Na i mori Serbia!

JO, i braktisëm vet, duke u larguar nga çdo normë dhe vlerë njerëzore.

Ëndrra e parealizuara për riatdhesim

Të rinjve që ju ka ardhur koha që të krijojnë familje, me të ardhurat që mund të sigurojnë me djersën e tyre këtu nuk mund të mbajnë as veten, e lërë më familjen! Të rinjtë nga mërgata kanë provuar të riatdhesohen, por në disa raste janë zhgënjyer keq, siç ishte rasti i rrëfimit të një bashkatdhetari; “Djali im mbaroj studimet dhe masterin me notën më të lartë në Zvicër, dhe me insistimin tim u kthye në Kosovë. Mendoja që Kosova ka nevojë për të. Por çfarë ndodhi, dy vjet e gjysmë mbeti duke bredhur në kërkim të një vendi pune, mbeti pa shpresë për t’u punësuar, sepse nuk ishte anëtar i asnjë partie politike. Biri im kishte të drejtë kur thoshte; “duhet të vlerësohet dija ime e jo përkatësia politike (partiake)”. Tek pas dy vite e gjysmë, biri im dhe unë e kuptuam se partitë politike janë vetëm korporata fitimprurëse e liderëve partiak dhe çerdhe e të paditurve dhe militantëve injorant partiak”.

Mirëpo, njëjtë si bashkatdhetari nga Zvicra nuk vepruan disa bashkatdhetarë të tjerë, të cilët, për punësimin e djemve dhe familjarëve të tyre ju bashkuan grupeve të inkriminuara dhe korruptive, duke kalëruar si kuajt në tabelën e shahut, duke kaluar nga njëra parti tek tjetra, nga krahu djathtist në majtist apo anasjelltas!

Të barabartë me profiterët e luftës janë edhe Sekserët e Diasporës, të cilët, njëjtë e trajtuan shtetin e Kosovës si plaçkë lufte për interesa personale e jo si atdhe të tyre.

Kosova po zbrazet me këtë klasë kusarësh politikë

Brengat dhe shqetësimet e mia për zbrazjen e Kosovës janë brenga të të gjithë atdhetarëve dhe secilit njeri të ndershëm të këtij vendi.

Problemet e akumuluara ndër vite nuk janë të kësaj qeverie, por e keqja është se edhe kjo qeveri rrëshqiti në nepotizëm dhe korrupsion, duke devijuar skajshmërish nga premtimet e dhëna elektorale për respektim të dijes dhe aftësive profesionale të individëve që konkurrojnë për një vend pune!

Sikurse pushtetet paraprake, për fatin e keq edhe kjo qeveri rreth vetes tuboj familjarë, “dajë dhe teze” injorant dhe militant partiak duke lënë anash ekspert të fushave përkatëse, si të: ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, xehetarisë, gjeologjisë dhe teknologjisë minerare, të artit dhe kulturës, si dhe të çdo segmenti tjetër të rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

Ne kemi nevojë për njerëz të dijes dhe guximit qytetarë, për politikan të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, kemi nevojë për njerëz të fjalës dhe besës e jo për mashtrues dhe intrigant me premtime boshe.

Para lufte, truri i Kosovës u largua nga dhuna dhe represioni serb, një pjesë e tyre u vranë në luftë, pjesa tjetër pas lufte, kurse pjesa më vitale dhe më e shëndoshë po largohet nga kusarët dhe matrapazët politikë, të cilët po e kontrabandojnë vullnetin e elektoratit për interesa personale.

Atdheu ynë Kosova është sikurse Nana biologjike, e cila as nuk braktiset dhe as nuk harrohet, nuk përbuzet dhe as nuk mallkohet shkaku i kësaj klase kusarësh politikë, pa dallim pushtet dhe opozitë, të cilët, për dikë e bënë shtetin nanë, e për dikë tjetër njerkë!

Vargun emblematik të këngëtarit Dervish Shaqa, të thurur dekada më parë, “Ani moj Shqipni mos thuj o mbarova, se djemt e tu ende janë gjallë, n’kamë janë çue rreptë Kosova e bajnë luftën ballë o përballë”, ta kthejmë në kushtrim për t’i dalë zot Kosovës Nanë për ta penguar zbrazjen dhe çkombtarizimin. Tokën e ujitur me gjak ta ushqejmë me jetë. Mos e braktisni Nanën, kthehuni në tokën që ju rriti! Shteti i ri i Kosovës nuk po i ngjet më një fëmijë në rritje e sipër, por më shume po i ngjet një Nënë të braktisur!

You Might Also Like

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Horoskopi ditor për 12 maj 2025

Ajo fjeti me 620 burra në 8 orë! Ajo u ndal vetëm për shkak të lodhjes

Moti në Shqipëri i kthjellët e me diell

Përkujtohet 35-vjetori i Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Kosova Times March 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Blend Hajdari dhe Lenë Osmani triumfojnë në turneun e fundit të vitit për kategorinë U19

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
Kouchneri të martën në Kosovë
Murati: Qeveri tranzicionale veç në vende të sapo dala nga lufta
Oficerët gjermanë të inteligjencës zbulojnë të vërtetën e vërtetë për kundërsulmin: “Operacioni nuk po shkon sipas planit”
Shqetësime ‘reale’ për komunitetin LGBT pas fitores së të djathtëve në Itali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?