By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti kujton Gjingjiqin në 20-vjetorin e vrasjes: Nën qeverisjen e tij Serbia kishte demokraci
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti kujton Gjingjiqin në 20-vjetorin e vrasjes: Nën qeverisjen e tij Serbia kishte demokraci
Lajme

Kurti kujton Gjingjiqin në 20-vjetorin e vrasjes: Nën qeverisjen e tij Serbia kishte demokraci

Kosova Times
Last updated: 2023/03/12 at 6:46 PM
Kosova Times Published March 12, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar ish-kryeministrin e  Serbisë Zoran Gjingjiq me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

I pari i ekzekutivit e ka konsideruar Gjingjiqin një politikan që sipas tij e qeverisë Serbinë në mënyrë demokratike.

Kurti tha se Gjingjiq ishte ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin.

“Qeveria e Serbisë do të ketë qenë duke e menduar tashmë shënimin e 100 vjetorit të vrasjes makabre të mbretit Aleksandar Obrenoviq, gruas së tij e dy vëllezërve të tij, kryetarit të qeverisë dhe ministrit të tij të ushtrisë. Dy muaj e gjysmë ishte larg ky përvjetor shekullor, kur u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin ndonëse nuk e zgjidhi ndonjëherë kundërthënien ndërmjet liberalizmit (perëndimor) dhe nacionalizmit (serb)”.

Kryeministri i Kosovës thotë se Gjingjiq ishte demokrat në rrethanat e asaj kohe.

“Gjingjiq ishte demokrat në rrethanat e asaj kohe ndërkaq për nga formimi intelektual e orientimi filozofik, edhe kur ka lëvizur a ndryshuar, ishte tejet i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit së cilës ia kishte borxh mendimin kritik të qëndrimit opozitar. Teksa admironte ‘aksionin komunikativ’ të Jürgen Habermas, filmi më i dashur i tij ishte “Andrei Rublev” i Andrei Tarkovsky-t”.

Kurti përmes një shënimi në Facebook ka kujtuar edhe lidhjet e vrasësve të Gjingjiqit me masakrat në Kosovë.

“Atentatorët që vranë ish kryeministrin serb më 12 mars 2003, Zvezdan Jovanoviq – Zmija dhe Milorad Ulemek – Legija, përfunduan në CZ të Beogradit të dënuar me nga 40 vjet burg, por jo edhe urdhërdhënësit të cilët nuk u zbuluan kurrë (ndoshta pse diheshin ngahera). Këta të dy janë edhe kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët, e bashkë me Goran Radisavljeviq – Gurin, thuhet se janë edhe pjesëmarrës në shtet-rrethimin e Jasharëve në Prekaz. Krimi i organizuar, krimet e kryera gjatë luftës dhe diktatura shoviniste ecin bashkë”.

Sipas të parit të Qeverisë së Kosovës në dy vitet sa ishte Gjingjiq në qeveri në Serbi kishte demokraci.

“Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci. Me qeverisjen e Zoran Gjingjiq, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pat mbërrirë në 3/4 e popullsisë së Serbisë, kurse tani ajo ka rënë te 1/3. Për Gjingjiqin sot në Beograd do të ketë shumë pikëllim të shtirur e lotë të rrejshëm. Koha që rrodhi pas tij, shtoi peshë në anën e kundërt të demokracisë. Koha që po vjen, nuk duket se do ndryshojë gjë së shpejti atje”, ka shkruar tutje Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

Sot dëshmoi i akuzuari Kadri Brahimi, depoisti ku u kapën 400 kg drogë

Kosova Times March 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Princesha Ana viziton Ukrainën, vendos arushin prej pelushi të vajzës së saj për fëmijët e prekur

Kosova Times Kosova Times October 1, 2025
Kryeqyteti ende pa shtatore të Adem Jasharit
Policia shqiptoi 1472 gjoba trafiku për 24 orë
Gjeorgjia cakton seancën plenare për të zhbërë veton ndaj Ligjit për “agjentët e huaj”
Gjenden 12 aplinistët e humbur dje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?