By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj
January 31, 2026
Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse
January 31, 2026
Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet
January 31, 2026
Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës
January 31, 2026
Uashingtoni miraton blerjen e helikopterëve dhe automjeteve të blinduara nga Izraeli me vlerë 6.7 miliardë dollarë
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luftime të ashpra në Bahmut, raportohet për humbje të mëdha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Luftime të ashpra në Bahmut, raportohet për humbje të mëdha
Rajon / Botë

Luftime të ashpra në Bahmut, raportohet për humbje të mëdha

Kosova Times
Last updated: 2023/03/13 at 4:04 PM
Kosova Times Published March 13, 2023
Share
SHARE

Ukraina dhe Rusia janë duke raportuar për humbje të mëdha, teksa vazhdon beteja në qytetin ukrainas, Bahmut.

Moska është duke tentuar që disa muaj që të fitojë kontrollin e këtij qyteti në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse janë përballur me më shumë se 1.100 vdekje në ditët e fundit, dhe ka më shumë njerëz të plagosur seriozisht.

Rusia ka thënë se ka vrarë më shumë se 220 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase në 24 orët e fundit.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre shifrave.

Analistët kanë thënë se Bahmuti ka vlerë të vogël strategjike, mirëpo e ka marrë vëmendjen kryesore të komandantëve rusë, të cilët janë në kërkim të ndonjë lajmi pozitiv për Kremlinin.

Kapja e qytetit do t’i ndihmonte Rusisë në jetësimin e synimit të saj për të kontrolluar gjithë rajonin ukrainas të Donjeckut.

Donjecku është një prej katër rajoneve në lindje dhe jug të Ukrainës, që është aneksuar nga Rusia në shtatorin e vitit të kaluar, pas referendumeve që Perëndimi i ka konsideruar të rreme.

Para luftës, në Bahmut kanë jetuar rreth 70.000 njerëz, mirëpo tani vetëm pak mijëra kanë mbetur aty.

Ky qytet dikur është njohur për minierat e kripës dhe veraritë e mëdha.

Sikurse Rusia, edhe Ukraina i ka dhënë Bahmutit rëndësi politike, pasi Zelensky e ka kthyer qytetin në emblemë të rezistencës.

Sipas vlerësimeve të Perëndimit, mes 20.000-30.000 trupa ushtarake ruse janë vrarë apo janë plagosur deri më tani, në apo rreth Bahmutit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet

Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës

Uashingtoni miraton blerjen e helikopterëve dhe automjeteve të blinduara nga Izraeli me vlerë 6.7 miliardë dollarë

Kosova Times March 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A është prishur aleanca mes Ivica Daçiqit dhe Aleksandar Vuçiqit?!

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Presidentja takon ambasadorin e SHBA-së, flasin për zhvillimet e fundit
Tajani takoi Osmanin: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Serbia pagoi Hondurasin gjysem milion dollare per heshtje: Një opozitar nga Serbia e pyeti Vuçiqin se sa kushton fshirja e hundës me flamurin kombëtar
Hovenier: Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?