Zjarret verore, që janë nxitur nga luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase, kanë djegur 70 për qind të 53.000 hektarëve me pyje që gjenden në Izjum, ka thënë Oleksandr Lysenko, zëvendësdrejtor i Departamentit për Pyje dhe Gjueti në rajonin e Harkivit, në disa prononcime për media në nëntor të vitit 2022.
Imazhet satelitore kanë treguar se dëmet ambientale, si pasojë e luftimeve, kanë qenë “të mëdha”, ka thënë Vahin, pa ofruar hollësi shtesë.
Agjencia ende nuk ka pasur qasje të plotë në pyje për të bërë vlerësime të sakta, sepse forcat ruse kontrollojnë disa pozicione, derisa për pjesët tjera ka shqetësime për prani të minave.
Dëmi, megjithatë, është përtej vetë drunjve, ka thënë Hanna Dobchenko, menaxhere e projekteve për pyjet në organizatën ndërkombëtare për ambient, WWF-Ukraine.
Përveç humbjes së kafshëve dhe bimëve, dëmet në tokë dhe ajër ndikojnë në rritje të lirimit të dioksidit të karbonit, çka, “përshpejton ndryshimet e vazhdueshme klimatike”, ka thënë ajo.
Rikuperimi nga kjo humbje nuk mund jetë i shpejtë.
“Duhet ta kuptoni që drunjtë që janë djegur aty kanë qenë, mesatarisht, 30 deri në 40 vjet të vjetër”, ka thënë Vahin.
“Ky nuk është plantacion, por pyll, dhe do të duhen dekada për përmirësim të situatës në të”.
Rajoni i Mikollaivit:
Gadishulli Kinburn
Para shkurtit të vitit 2022, Gadishulli Kinburn, një kënd strategjik në mes të Detit të Zi dhe grykëderdhjes Dnjepër-Buh, është njohur për më shumë se 60 hektarët me orhide të kuqe, për liqenet dhe miliona zogj.Prej nisjes së luftës, sulmet e vazhdueshme ia kanë transformuar identitetin.Në qershor të vitit 2022, forcat ruse kanë fituar kontrollin e Kinburnit, një territor në mes të Detit të Zi dhe lumit Dnjepër.Prej atëherë, zjarret e shpeshta kanë prekur gjithë rajonin.Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se brigada ruse e ashtuquajtur Don Cossacks e ka bombarduar qytezën ukrainase Oçakiv dhe zonat tjera që janë në afërsi të Kinburnit.Pamjet satelitore kanë treguat zonat e djegura në gati gjithë gadishullin.
Tani për tani, pa qasje në gadishull, apo në zonat e mbrojtura, hulumtuesit “nuk mund të mbledhin të dhëna të sakta”, për të kuptuar se cilat rajone janë shkatërruar më shumë, ka thënë menaxherja e WWF-Ukraine, Olesya Petrovych.
Rajoni Zaporizhja: Centrali bërthamor Zaporizhja
Zjarret rreth centralit më të madh bërthamor në rajonin ukrainas të Zaporizhjas, në gusht të vitit 2022, kanë vënë më së shumti në pah kërcënimet ndërkombëtare për ambientin.
Si pasojë e bombardimeve ruse të atij muaji rreth centralit bërthamor të Zaporizhjas, kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë, Enerhoatom, i ka çaktivizuar dy reaktorët e vetëm funksionalë, për të shmangur një katastrofë bërthamore.
Ndonëse reaktorët janë aktivizuar ndërkohë, ky central bërthamor, që tani kontrollohet nga forcat ruse, nuk prodhon më rrymë.
Megjithatë, ende ka rreziqe për granatime.
Më 24 janar 2023, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, i ka thënë Parlamentit Evropian se ai, bashkë me ekspertë tjerë të agjencisë, e kanë vizituar centralin në Zaporizhja, dhe ka bërë thirrje për krijimin e një zonr të sigurt rreth objektit.
“Nuk e di për sa kohë do të jemi me fat në shmangien e një aksidenti bërthamor”, ka thënë ai.
Si, Ukraina, ashtu edhe Rusia, e kanë mbështetur propozimin e Grossit për krijimin e një zonë të sigurt rreth centralit, për të zvogëluar rrezikun e një aksidenti të tillë.
Rajoni i Hersonit: Fushat bujqësore
Trupat ushtarake ruse kanë avancuar në rajonin ukrainas të Hersonit më 2022, duke djegur shumë toka bujqësore, të mbjella me drithëra dhe fara luledielli.
Ministria për Politika Ushqimore dhe Shkolla e Kievit për Ekonomi, vlerësojnë se deri në nëntor të vitit 2022, lufta ka shkaktuar dëme në vlerë të 34 miliardë dollarëve për sektorin e bujqësisë në Ukrainë.
Para luftës, Ukraina është njohur si një prej vendeve më të mëdha eksportuese të drithit dhe nënprodukteve të tij.
Humbjet përfshijnë tokat e djegura bujqësore dhe humbjen e të ardhurave nga shitjet.
Shërbimi ukrainas i REL-it, i ka krahasuar imazhet satelitore të rajonit të Hersonit përkatësisht të verës së vitit 2021 me ato të vitit 2022. Fotografia e dytë tregon dëmet e shkaktuara nga zjarret e vazhdueshme. Pjesët e zeza janë tokat e djegura.
Qendrat e goditura nga artileria
Krateret e formuara nga goditjet e artilerisë përbëjnë problem në ardhje për ambientin e Ukrainës, kanë paralajmëruar ekspertët e kësaj fushe.
Kur shpërthen një predhë dhe krijon një krater, lëndët ndotëse depërtojnë në tokë dhe në ujërat tokësorë.
Ekspertët ushtarakë perëndimorë vlerësojnë se ukrainasit kanë shumë më pak predha dhe raketa sesa rusët.
Imazhet satelitore kanë treguar zona më pak të dendura me kratere afër pozicioneve ushtarake ruse, në krahasim me pozicionet ushtarake ukrainase.
Për të adresuar dëmin, Inspektorati shtetëror për Ambient, duhet të ketë informacion për kimikatet e përdorura në raketat më moderne ruse, si dhe për pajisje të duhura laboratorike për t’i analizuar ato, ka thënë zëvendësdrejtori i Inspektoratit, Vahin.
“Shembull, ne e analizojmë raketën [ruse] Kh-101, që nuk ka shpërthyer, por që ka sasi kimikatesh”, ka thënë Vahin.
“Aty nuk është gjetur naftë, mirëpo aty janë identifikuar substanca tjera si decilen. Ne as nuk kemi laboratorë që testojmë substanca të tilla”.
Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, ka thënë se disa përzierje substancash janë të barabarta me “bomba toksike”.
Kur këto substanca të depërtojnë në ujë, ato lirojnë sasi të mëdha të acidit toksik nitrik.
Decileni është njëri prej tyre, i cili, sipas ekspertëve është “tejet armiqësor”.

Duke kujtuar se këto struktura janë përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vajin ka thënë se lëvizja e “dhëmbëve të dragoit” mund të mos jetë ekonomikisht e lehtë pas përfundimit të luftës.
Struktura të tilla, të ngritura nga Finlanda në kohën e Luftës së Ftohtë – të viteve 1939-40 – janë ende prezente në rajonin rus Karelia.