By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt
May 12, 2025
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti
May 12, 2025
Aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve
May 12, 2025
Kurti bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani
May 12, 2025
AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca dhe drejtoresha e NDI-së, nënshkruan memorandum mirëkuptimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca dhe drejtoresha e NDI-së, nënshkruan memorandum mirëkuptimi
Lajme

Konjufca dhe drejtoresha e NDI-së, nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 4:22 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në një takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg.

Gjatë takimit u bisedua për projektet e deritanishme të NDI-së dhe aspektet e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen, me fokus në fushën e transparencës, hulumtimeve parlamentare dhe ngritjen e kapaciteteve ligjvënëse.

Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë në lidhje me themelimin e Institutit Parlamentar, avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencën në Kuvend.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për rolin dhe kontributin e çmuar të NDI-së në drejtim të konsolidimit dhe forcimit të kapaciteteve legjislative dhe institucioneve demokratike shtetërore, duke ritheksuar gatishmërinë e Kuvendit për intensifikimin e bashkëpunimit. Ai vuri në dukje se në saje bashkëpunimit të ngushtë të stafit të Kabinetit dhe atij të NDI-së është arritur mbështetja më e madhe deri më tani për Kuvendin nga ky Institut dhe USAID.

Nga ana e saj, drejtoresha Soderberg e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe vuri theksin në rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Kuvendin dhe institucionet e tjera, në funksion të efikasitetit dhe fuqizimit të legjislativit, si dhe forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i përgjithshëm i memorandumit është të fuqizojë barazinë gjinore, qeverisjen llogaridhënëse dhe integritetin e informacionit. Projekti synon të ofrojë asistencë teknike të bazuar në hulumtim dhe në formë strategjike t’i kontribuojë përkrahjes së avancimit të gjithëpërfshirjes, lidershipit politik të grave, të avancojë shërbimet profesionale të Kuvendit, transparencën parlamentare dhe mbikëqyrjen e ekzekutivit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti

Aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve

Kurti bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani

Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
269 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Kompanitë milionëshe që po i mbajnë të rinjtë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Zyrtarja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor duam t’i shohim në BE
Përplasen trenat në Indi, 50 të vdekur dhe 300 të plagosur
Vdekja e Raisit mund të nxisë një “luftë” për postin e liderit suprem
Çfarë fshihet pas ndryshimeve në Kodin Penal?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?