Sociologu dr. Fadil Maloku ka një sugjerim për kreun e qeveris së Kosovës. Ai rekomandoi të mos ndryshojë qëndrimin për “Zajednicën”. Kjo pasiqë sic thekson ai, “Loja”e rrenës dhe mashtrimit që në historinë e Serbisë njihet edhe çmohet si një ndër “virtytet më të rëndësishme” në etnopsikologjinë, mentalitetin dhe diplomacinë e sajë (kështu të paktën na mēson babai i kombit serb Dobrica Qosiq) është duke u “testuar” e promovuar edhe në “Marrëveshjen për normalizim”!
“Ku Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, (i ndikuar dhe i fascinuar pikërisht nga ky “virtyt” kombëtar!) përmes insistimit që; s’pari, të implementohet Asociacioni, e më pastaj zbatimi i “Marrëveshjes franko-gjermane, po dëshiron të siguroj GARANCIONE NDËRKOMBËTARE për (siç shpreson dhe aludon Ai!) “gurin themeltar” të shtetësisë së ardhshme të një “Republika Serpska të Kosovës”, (edhe ate; shih ti me Aminin e Amerikes dhe Evropes!) e cila në një të ardhme të afërt SHPRESOHET që të njihet, si nga Kosova (me kushtëzim për njohje të pjesës së mbetur… që s’i mbetet më asnjē vlerë ekonomike) ashtu edhe nga BE (me kushtëzim për kinse “shkurorëzim” nga Rusia!)!
Kryeministër, hap sytë e mos u ndiko nga ky virus virtyt i njohur tashmë i “kulturës” dhe i etnopsikologjisë serbe!?”, tha Maloku.