By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti Ivanoviq: Dëshmitarët s’paraqiten në seancë për shkak të “situatës politike”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti Ivanoviq: Dëshmitarët s’paraqiten në seancë për shkak të “situatës politike”
Lajme

Rasti Ivanoviq: Dëshmitarët s’paraqiten në seancë për shkak të “situatës politike”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 2:02 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit të opozitës serbe nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është shtyrë për 25 maj për shkak se dëshmitarja Milena Popoviq nuk është paraqitur më.

Kjo nuk është hera e parë që seanca shtyhet për shkak të mosparaqitjes në gjykatë të Milena Popoviqit, bashkëshorte e pakurorëzuar e Oliver Ivanoviqit.

Prokurori Burim Qerkini vlerësoi se procesi gjyqësor po vonohet për shkak të kësaj dëshmitareje dhe sugjeroi që gjykimi të vazhdojë pa të.

Megjithatë, gjyqtari Valon Kurtaj bëri të ditur se trupi gjykues ka marrë vendim që edhe një herë të tentohet të merret deklarata nga Popoviq përmes video-lidhjes, të cilën ajo e ka kërkuar nga gjykata që t’ia lejojë.

Në një njoftim me shkrim drejtuar gjykatës më 4 mars, ajo deklaroi se nuk mund të merrte pjesë në seancë “për shkak të situatës aktuale politike”.

Gjykatësi Kurtaj tha se deklarata e Milena Popoviqit duhet të merret përmes departamentit për ndihmë juridike ndërkombëtare, i cili funksionon në kuadër të misionit EULEX (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit).

Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Serbisë nuk bashkëpunojnë, prandaj në këtë rast nevojitet ndërmjetësimi i EULEX-it për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve.

Avokati mbrojtës, Dejan Vasiq, ka theksuar se “një numër i madh i seancave kryesore janë shtyrë për shkak të mungesës së Milena Popoviqit”, dhe është pajtuar me prokurorinë se dëshmia e saj nuk ka qenë vendimtare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Ka mbetur ende shumë pak punë në lëndë, edhe dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, që të dëgjohen nga vetë të dyshuarit. Pres që fjalët përfundimtare të jenë në qershor në procedurën e shkallës së parë”, tha Vasiq.

Ai më parë i kërkoi gjykatësit që të mos lejojë që “shqyrtimi kryesor të shndërrohet në hetim për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.

Sipas mendimit të tij, dëshmitarët që janë paraqitur në gjykatë deri më tani janë marrë në pyetje sikur hetimi është ende në vazhdim dhe shtoi se asnjëri prej tyre nuk i ka përmendur personat e cekur në aktakuzë.

Më 14 mars, trupi gjykues vendosi të dëgjojë edhe dy dëshmitarë të tjerë me sugjerimin e avokatit Faruk Korenica, i cili mbron Nedelko Spasojeviqin.

I akuzuari Spasojeviq tha se edhe dëshmitarët potencialë kërkuan pak kohë për shkak të “situatës politike”. Bëhet fjalë për ish-policët e Kosovës, të cilët janë larguar nga pozitat e tyre në kuadër të daljes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

Me vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë të lidhur edhe Zhelko Bojiq (ish-shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin verior), Milan Radoiçiq (nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Veselinoviq (biznesmen). Ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë sepse ata ishin në arrati kur Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzën e parë.

Radoiçiq dhe Veselinoviq përmenden në aktakuzë si “udhëheqës të grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur tri aktakuza, por në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore, gjegjësisht përmenden vetëm personat që “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për kryerjen e veprës penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, por jo autori i vrasjes apo porositësi.

Aktakuza e parë është ngritur në fillim të dhjetorit 2019, ndërsa në fund të dhjetorit të po atij viti prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha, ka paraqitur aktakuzën e dytë të ndryshuar. Më pas, në nëntor 2020, u ngrit aktakuza e tretë dhe pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë e ktheu aktakuzën e mëparshme për ndryshim.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ai ishte bartës i listës “Liria, demokracia, drejtësia” në zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2017, disa muaj para vrasjes së tij.

Gjatë fushatës parazgjedhore për ato zgjedhje lokale, për shkak të frikësimit të serbëve në veri të Kosovës, katër kandidatë nga lista e tij u tërhoqën dhe iu dogj vetura në veri të Mitrovicës.

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
159 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve: Ata të mbrohen me protokolle të posaçme në zonat e tensioneve

Kosova Times Kosova Times June 16, 2023
Një kandidat për patentë shofer kapet duke përdorur pajisje elektronike, një tjetër ndalohet pasi pranoi para për t’i ndihmuar
Rukiqi: Dy anëtarët e kabinetit qeverisës kanë bërë propagandë
`Derbi i Italisë` është shansi i artë i Asllanit
Serbia në fushatë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?