By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia mohon se ka rrëzuar dronin amerikan në Detin e Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia mohon se ka rrëzuar dronin amerikan në Detin e Zi
Rajon / Botë

Rusia mohon se ka rrëzuar dronin amerikan në Detin e Zi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 9:27 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
A U.S. Air Force 119th Wing MQ-9 Reaper flys over the airfield during Cope North 23 at Andersen Air Force Base, Guam, Feb. 21, 2023. The United States, Australia and Japan employ interoperability during Cope North 23 through agile, integrated generation of airpower from dispersed locations across the Indo-Pacific, demonstrating coalition airpower resilience and survivability in a contested environment.(U.S. Air National Guard photo by Senior Airman Christa Anderson)
SHARE

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, tha ushtria amerikane.

ShBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin, tha komanda evropiane e ShBA-së.

“Droni ynë i llojit MQ-9 ishte duke kryer një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur u pengua dhe u godit nga avioni rus, duke shkaktuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e plotë të dronit MQ-9”, tha gjenerali i forcave ajrore amerikane, James Hecker.

Ushtria amerikane tha se “ky ishte një veprim joprofesional dhe i pasigurt i rusëve”.

Hecker tha se në incident u përfshin dy avionë rusë të llojit Su-27.

Një prej avionëve luftarakë rus goditi helikën e dronit MQ-9, shtoi Hecker.

Incidenti ka ndodhur në orën 07:03 të së martën dhe ka detyruar ushtrinë amerikane që ta rrëzojë dronin e saj “në ujërat ndërkombëtare”.

Hecker tha se avionët e ShBA-së dhe të aleatëve “do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ndërkombëtare” dhe i bëri thirrje rusëve “që të sillen në mënyrë të sigurt dhe profesionale”.

Por, Moska insistoi se avioni i saj nuk kishte armë në bord e as nuk kishte kontakt me dronin amerikan.

Autoritetet ruse thanë se sistemi i kontrollit të hapësirës ajrore të Rusisë kishte detektuar dronin MQ-9 të ShBA-së, i cili po fluturonte mbi Detin e Zi, afër Gadishullit të Krimesë, në drejtim të kufirit me Federatën Ruse.

Rusia akuzoi ShBA-në se ka shkelur kufijtë e hapësirës së përkohshme të saj ajrore “të krijuar për shkak të operacionit të posaçëm ushtarak”, apo për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Moska tha se ngriti në ajër avionët pasi u detektua droni, por për shkak të manovrimit të shpejtë, droni MQ-9 “nisi të bënte fluturim të pakontrolluar duke humbur lartësinë dhe u përplas me sipërfaqen e ujit”.

Ky incident pason disa veprime të rrezikshme të kryera nga pilotët rusë kur janë takuar me avionët e ShBA-së dhe të aleatëve në hapësirën ndërkombëtare, përfshirë edhe mbi Detin e Zi, u tha në deklaratën e ushtrisë amerikane.

Forcat amerikane në mënyrë rutinore kryejnë fluturime në mbarë Evropën, mbi territore sovrane dhe përmes hapësirës ndërkombëtare, në koordinim me shtetet nikoqire dhe me ligjet ndërkombëtare, u tha në deklaratë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se autoritetet amerikane do t’ua bëjnë të ditura zyrtarëve rusë shqetësimet e Uashingtonit lidhur me dronin.

Kirby po ashtu tha se droni nuk paraqiste asnjë rrezik dhe theksoi se ai po operonte në hapësirën ndërkombëtare.

Ai shtoi se “presidenti [amerikan, Joe Biden] është informuar” për këtë incident.

Kirby tha se ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji, por është i pari që ka detyruar që ShBA-ja të rrëzojë një fluturake në Detin e Zi.

“Për një vit ne vazhdimisht kemi fluturuar mbi atë hapësirë dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë”, shtoi ai.

Ndërkaq, komandanti i lartë i NATO-s është informuar nga aleatët lidhur me incidentin mbi Detin e Zi.

“Gjenerali Christopher Cavoli është informuar sot nga aleatët e NATO-s lidhur me incidentin”, tha një zyrtar i aleancës perëndimore ushtarake.

Dronët MQ-9, kryesisht janë fluturake pa pilot, të dizajnuara të kryejnë fluturime të gjata dhe të bëjnë vëzhgime nga lartësi të mëdha.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tre çerekshekuj aleancë: NATO-ja ndër vite

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën: Taktikat e luftës hibride dhe roli i shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës serbe
Mercenarët e Grupit Wagner ‘ekzekutohen’ sepse nuk mbështetën rebelizmin e Prigozhin ndërsa Putin ‘likuidon’ batalionin rebel
Funksioni i ri i aplikacionit të Samsung-ut i motivon përdoruesit e Galaxy për të çuar më tej Objektivat Globale
Atletika kosovare humb ikonën e saj, ndërron jetë Kadri Kaçanolli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?