By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal
December 10, 2025
Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi
December 10, 2025
Dhuna në familje në rritje shqetësuese
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të ShBA-së
Rajon / Botë

Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2023/03/15 at 6:30 PM
Kosova Times Published March 15, 2023
Share
SHARE

Osman Mehmedagiq, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë i Bosnjë dhe Hercegovinë, është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara më 15 mars.

Ky vendim është publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit.

Në “listën e zezë” amerikane është futur edhe Dragan Stankoviq, u.d i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës së Republikës Sërpska për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë.

Ndërkaq, personi i tretë i sanksionuar nga ShBA-ja është Edin Gaçanin, i cili thuhet se është “një prej trafikantëve më të mëdhenj në botë të drogës”.

“Tre individët e sanksionuar paraqesin kërcënim për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë ata që përfshihen në korrupsion dhe minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës që janë krijuar si pjesë e Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit”, tha Nelson.

Mehmedagiq mblodhi informacione për SDA-në

Sipas Thesarit amerikan, Mehmedagiq si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Bosnjës, kishte keqpërdorur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një prej partive më të mëdha në vend.

“Mehmedagiq përdori BH Telecom për të mbledhur të dhëna të telefonave mobilë të politikanëve të Bosnjë e Hercegovinës që nuk ishin të lidhur me SDA-në. Ai po ashtu instruktoi një person për të ndjekur një zyrtar qeveritar të lidhur me partinë opozitare të entitetit të Republikës Sërpska”, u tha në njoftimin e ShBA-së.

Mehmedagiq, po ashtu thuhet se ka përdorur pozitën e tij, kërcënimet dhe lidhjet në mënyrë që të detyrojë kandidatët e Osmork, një grup i partive civile nga Bosnja, që të mbështesin SDA-në. ShBA-ja tha se ka informacione të besueshme se ai ka bashkëpunuar me rrjetet kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij.

Më herët ShBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të SDA-së, Asim Sarajliq, Fadil Novaliq dhe Amir Zukiq.

Më 2015, Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës e emëroi Mehmedagiqin në postin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së inteligjencës me sugjerimin e Denis Zvizdiq, kryetarit të Këshillit të Ministrave, që atëbotë ishte pjesë e SDA-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit Dragan Stankoviq, në kohën kur ishte ushtrues detyre i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë në Republikën Sërpska – agjencisë përgjegjëse për Ligjin e pronës – në prill të vitit 2022, kishte vënë në pikëpyetje rendin kushtetues të Bosnjës, duke përkrahur këtë legjislacion, që sipas ShBA-së, minon Marrëveshjen e Dejtonit.

“Ligji për pronën e Republikës Sërpska është përpjekje për të uzurpuar fuqinë shtetërore të Bosnjës mbi pronën shtetërore që gjendet në Republikën Sërpska, duke shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe ndalesën për posedimin e pronës shtetërore të vendosur më 2005 nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sa i përket Edin Gaçanin, ShBA-ja e përshkroi si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë. Uashingtoni tha se ai është lider i Kartelit Tito i Dino, ku përfshihen anëtarë të familjes së tij dhe miq nga Bosnjë e Hercegovina.

Ky kartel, përveç trafikimit të narkotikëve në shumë shtete, është përfshirë edhe në pastrimin e parave dhe ka lidhje me grupin e organizuar kriminal Kinaah, një organizatë kriminale transnacionale që është sanksionuar më herët nga ShBA-ja.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se Gaçannin është sanksionuar për pjesëmarrje në aktivitete apo transaksione që materialisht kanë kontribuar ose kanë paraqitur rrezik në shpërndarjen ndërkombëtare të narkotikëve apo prodhimit të tyre.

Personat e sanksionuar përballen me ngrirje të të gjitha aseteve që mund të kenë në ShBA apo që janë në pronësi ose kontrollohen nga persona amerikanë.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…

Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…

Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030

CNN: Higgins fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Miami, fitorja e parë demokrate në 30 vjet

Kosova Times March 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

12 vjeçari nga Skenderaj e gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me ShBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij
Ish pjesetari i Wagner: Vrasja brutale e të burgosuri ukrainas, nga mercenarë të Wagner.
Pse Rusia po synon ta pushtojë qytetin strategjik ukrainas të Pokrovskut?
Vdes Tito Jackson, anëtar i The Jackson 5 dhe vëllai i Michael Jackson
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?