By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Libraria “Dukagjini” në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz të Panarit të Londrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Libraria “Dukagjini” në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz të Panarit të Londrës
Lajme

Libraria “Dukagjini” në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz të Panarit të Londrës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/15 at 4:06 PM
Kosova Times Published March 15, 2023
Share
SHARE

Libraria “Dukagjini” është futur në listën e ngushtë të të nominuarve për  Çmimin Ndërkombëtar të Përsosmërisë, në kuadër të Panairit të Librit në Londër. Për këtë çmim prestigjioz, “Dukagjini” garon për kategorinë “Çmimi për librarinë e vitit”, bashkë me libraritë “Minoa” nga Turqia, “Strandlaufer Verlagsbuchhandlung” nga Gjermania dhe “Rovingheights” nga Nigeria.

Në komunikatën për medie, lëshuar nga “London Book Fair”, potencohet fakti i debutimit të Kosovës në këtë garë prestigjioze.

“Lista e ngushtë e këtij viti përfshin shtatë vende të ndryshme, me Kosovën në listën e ngushtë për herë të parë, dhe Amerikën Veriore që shquhet me pesë nominime”, – thuhet në komunikatën për medie, të lëshuar nga LBF-ja.

Tutje, aty potencohet fakti se lista e ngushtë për secilën kategori u përzgjodh nga panele ekspertësh të secilit sektor.

Gareth Rapley, drejtor i Panairit të Librit në Londër, ka thënë se përsosmëria në botim qëndron në zemër të gjithçkaje, duke shtuar se “lista e shkurtër e Çmimeve Ndërkombëtare të Përsosmërisë është një vlerësim për kompanitë e shumta frymëzuese, që punojnë shumë për ta bërë botimin gjithëpërfshirës dhe të qasshëm”.

Blerim Muhaxhiri, drejtor i librarisë “Dukagjini”, ka thënë se ky lajm është një njohje e rëndësishme ndërkombëtare e kontributit të librarisë “Dukagjini”.

“Futja në listën e ngushtë të këtij shpërblimi shumë të lakmueshëm për secilën librari në botë është një lajm i jashtëzakonshëm për ne, një njohje meritore për përkushtimin tonë ndaj kulturës së leximit në përgjithësi. Jemi të lumtur, po ashtu, që e kemi futur Kosovën në hartën botërore të librit. Shpërblimi eventual, por edhe vetë nominimi do të përkthehet në motiv për ne që të vazhdojmë punën tonë për të qenë afër secilit lexues”, – ka thënë Muhaxhiri.

Përveç Çmimin për Librarinë e Vitit, panairi ndan çmime edhe në tri kategori të tjera. Në listën e ngushtë për Çmimin Vjetor për Audiobooks janë botuesit presigjiozë nga ShBA-ja, si “Macmillan Audio”, “Princeton University Press”, “Pushkin Industries” dhe “Readyland LLC”. Në kategorinë për Iniciativën e Qëndrueshmërisë garojnë “Bloomsbury Publishing” dhe “Penguin Random House” nga Britania e Madhe dhe “New Society Publishers” nga Kanadaja. Çmimi për Gjithëpërfshirje në Botim, i vlefshëm vetëm për botuesit nga Britania e Madhe, në listën e ngushtë janë “Bloomsbury Publishing”, “Bonnier Books” dhe “Springer Nature”.

Fituesit e çmimeve do të përcaktohen në një ceremoni të veçantë në “Olympia” Londër, më 19 prill 2023, në ditën e dytë të panairit, që nis pra më 18 dhe përfundon më 20 prill në Londër. Me 22 vende pjesëmarrëse, në 43 sektorë të ndryshëm të industrisë kulturore dhe me më shumë se 400 aktivitete, Panairi i Librit në Londër është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të librit në botë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”

Kosova Times March 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Media opozitare serbe i gëzohet humbjes së Zvicrës duke luajtur rolin e prokurorit ndaj Xhakës

Kosova Times Kosova Times December 7, 2022
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci
Kim: Vizita e Sekretarit Blinken në Shqipëri, për të ardhmen e vendit
Arrestohet një person në Pejë, u martua me një vajzë të mitur
Aksidenti i frikshëm – shkon në 3 numri i viktimave, 2 të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?