By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një thesar i vërtetë në shtëpi: Ky produkt ushqimor i lirë zgjidh thembrat e ashpra, kërpudhat ..
July 31, 2025
Horoskopi ditor për 30 korrik
July 31, 2025
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm përgjatë Rivierës mahnitëse Turke
July 31, 2025
Vendet arabe dhe Turqia dënojnë për herë të parë sulmin e Hamasit më 7 tetor
July 30, 2025
Situatë e pazakontë: Një i ri i propozoi një vajze 43 herë, ajo më në fund pranoi: E dija që ajo
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shëndetësia në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shëndetësia në Kosovë
Opinion

Shëndetësia në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/17 at 12:30 AM
Kosova Times Published March 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Naza KRASNIQI

Ka aq promovime mediatike për cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve shëndetësore, për derisa në realitet është e kundërta, ne si qytetarë nuk i shfrytëzojmë ashtu si promovohen, sepse nuk ka mundësi asnjë vizitë, kontroll, analiza apo edhe ultrazë me e përfundua pa pritur në radhë të gjata deri 2 orë apo më shumë dhe pa u maltretu me ato procedura të stërngarkuar nëpër sportele, përveç këtyre nuk funksionojnë disa prej aparaturave dhe obligohesh me u drejtua nëpër ordinanca private, ose duhet me prit për disa analiza dy-tri javë e më shumë, gjithherë duke mos përfshije një pjesë të stafit që janë për lëvdatë.

Mendoj që nëse promovohen shërbime cilësore dhe efikase, nënkupton që i merr të gjitha shërbimet cilësore që i ka të përcaktuara një Qendër e Mjekësisë Familjare apo një Spital dhe shërbime sa më të shpejta. Normale që për një vizitë mundesh me prit një orë, por jo dy ose tri orë dhe kjo ndodh, sepse në spitale apo në Qendrat e Mjekësisë Familjare prej 4 ordinancave punojnë vetëm 2 ose 3, por jo të gjitha dhe normal që bëhen radhët e gjata për vizita apo shërbime të tjera

Po ashtu te Mjekësia familjare në Dardani konkretisht ordinanca për fëmijë nuk punon fare se nuk ka mjek për fëmijë, kështu që fëmijë të vogël, të rritur dhe të moshuar krejt bashkë nëpër korridore….!

Por, të shkruhet për problemet, keqpërdorimet, kushtet, ofrimin e shërbimeve deri të sjelljet e stafit mjekësor, duhet një analizë e tillë, pse dhe si erdhëm deri te kjo gjendje e shëndetësisë, por dua të ndalem te një përvojë dëshpëruese që përjetova unë.

Para disa ditëve te Qendra e Mjekësisë Familjare, me udhëzim të mjekut shkova për të kryer një ultrazë dhe kur shkoj aty shoh radhën e gjatë të pacientëve, të cilët edhe ata si unë e kërkonin shërbimin e njëjtë, pastaj e pyeta një motër se kam udhëzimin e mjekut për ta kryer këtë shërbim, ajo mu përgjigj se duhet të pritni radhën, se edhe këta janë duke pritur për me bë termin, ok u obligova me prit edhe pse nuk mundesha me marrë me mend që për të bërë termin duhet me prit së paku 2 orë. Pas dy ore pritje u paraqita në sportel aty motra me cakton termin me 08.03 2023 në ora 07:00, këtu fillova me mendu që në ora 07:00 ata fillojnë punën dhe deri sa të startojnë me palë 07:15, llogarita që unë me termin shërbimin e kryej në ora 08:00, por fatkeqësisht nuk rezultojë ashtu siç mendova unë. Në ditën kur shkova edhe pse isha me termin prapë u detyrova me prit në radhën e gjatë që kishte dal jashtë objektit, pati edhe reagime dhe shqetësime se kjo nuk është në rregull dhe ky është maltretim për qytetarë, po një prej motrave na përgjigjet që nuk kemi staf të mjaftueshëm dhe filluan me u shpejtua pasi që erdhi një motër tjetër dhe vërejtën shqetësimet e pacientëve.

Por ajo se çfarë më habit dhe nuk më duket në rregull se gjatë komunikimit me pacientë që ishim duke pritur e kuptuam se të gjithë kishim pasur termin në ora 07:00 të mëngjesit, gjë që me të vërtet më bëri të dëshpërohem shumë se përveç kushteve dhe shërbimeve të dobëta, pritjeve të gjata aty mungon edhe serioziteti i punës dhe trajtimi adekuat i pacientëve. Si është e mundur që të gjithë kishim orën e njëjtë për termin?

Rasti përafërsisht i njëjtë ishte edhe në njërën prej spitaleve ku prej 4 ordinancave vetëm njëra punonte të tjerat ishin të mbyllura, sepse mjekët nuk ishin aty, po ashtu pati reagime dhe shqetësime etj

Në rastet të tilla kur qytetari maltretohet nëpër radhë të gjata dhe atë për një termin duhet me prit deri 1 muaj nuk kanë zgjidhje tjera vetëm duhet me iu drejtua ordinancave private apo nëpër vende tjera.

Promovimi mediatik është i ekzagjeruar tepër, sepse pacientët nuk i gëzojnë ato shërbime as në që Qendrat e Mjekësisë Familjare, e as në spitale nuk është gjendja më e mirë, që mund të them është më katastrofë.

Si është e mundur që krejt pacientët me pas të njëjtën orë termini?

A është vlerësuar gjendja në teren si dhe në çfarë mënyre i ofrojnë ato shërbime?

Andaj gjendja në shëndetësinë kosovare nuk është aspak e mirë dhe shpresojmë që një ditë të bëhet mirë edhe në shëndetësinë kosovare, por mirë do të bëhet kur do të sanksionohen të gjithë ata që nuk zbatojnë përgjegjësit e veta dhe ata që keqpërdorin taksat e qytetarëve dhe donacionet për shëndetësi …!

You Might Also Like

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!

Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kosova Times March 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Marseille tenton transferimin e sulmuesit të United

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Ish-komandanti i ushtrisë ruse në Ukrainë, i cili dorëzoi rajonin e Kharkiv, vdiq
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE
Orav: Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?