By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ende pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova ende pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës
Lajme

Kosova ende pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/16 at 9:47 AM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës po planifikon ndërtimin e një memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Se kur mund të fillojë realizimi i këtij projekti, akoma nuk dihet. Ndërkohë, prindër të fëmijëve të vrarë dhe historianë thonë se Kosova është vonuar për ngritjen e memorialit përkujtimor për fëmijët martirë të lirisë.

 

Që nga çlirimi i Kosovës, në qershor të viti 1999-të, mijëra qirinj janë ndezur e kurora me lule janë vendosur në kujtim të 1 mijë e 133 fëmijëve sa besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në nivel vendi.

Në mesin e viktimave të gjenocidit serb në Kosovë janë edhe të gjithë fëmijët e Sebahate Berishes nga Hoqa e Vogël e Rahovecit, që u vranë pasi u godit me bomba shtëpia ku ishin strehuar, në fshatin Nagavc.

“Më janë vrarë pesë vajzat: Adelina Berisha 9-vjeçe, Njomza 7-vjeçe, Shkurtesa 5-vjeçe. Lezija 2-vjeçe dhe Elhame Berisha që i kishte veç gjashtë muaj”, rrëfeu nënë Sebahatja.

Për këta dhe krejt fëmijët e tjerë të vrarë në gjithë Kosovën, gjatë vitit 1998-99, akoma nuk ka një memorial të veçantë përkujtimor.

Sebahatja, e cila pas luftës sërish u bë nënë, thotë për Radio Kosovën se është e pa arsyeshme mungesa e një memoriali për fëmijët e vrarë.

“Për këta fëmijë është dashtë ky memorial të ndërtohet qysh moti. Jo të lihet 24 vjet pas luftës. Ne si nëna do të mund të vinim nganjëherë për ta vizituar atë vend e ta dimë fëmijët tanë ku i kemi. Sado-kudo kjo do të ishte një lehtësi për ne prindërit”, tha ajo.

Fatin e zi dhe tragjik si të Sebahates e pati edhe motra e saj, Zyrafetja, të cilës po ashtu, mesnatën e 2 prillit 1999 i ishin vrarë fëmijët: Shqipëroni 12-vjeç, Dafina 9-vjeçe dhe vogëlushja 7-vjeçe, Valmira. Edhe Zyrafetja thotë se memoriali përkujtimor për fëmijë duhet realizuar.

“Unë do të falënderoja ata që do të ndërtonin një memorial për fëmijët. Që ne, por edhe të huajt që do të vizitonin këtë vend, ashtu si edhe të rinjtë tanë që janë e do të lindin, ta dinë sakrificën e fëmijëve për këtë vend – Kosovën tonë”, tha Zyrafete Berisha.

Emrat e 12 fëmijëve që humbën jetën nën rrënojat e shtëpisë së bombarduar janë të gdhendur në një pllakë përkujtimore, e vendosur skaj rrugës pranë xhamisë së fshatit Hoqë e Vogël.

Në këtë monument janë 34 emra shqiptarësh, gra, burra e fëmijë, të vrarë nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pas çlirimit të Kosovës, dy nënat që humbën fëmijët në luftë u bënë nëna sërish. Vajza e Sebahates, Adelina, është fëmija i parë që lindi në familjen Berisha e cila me gjakun e njomakëve “pagoi” shtrenjtë lirinë.

Adelina, e cila pas luftës u bë gëzimi i parë i familjes Berisha, thotë se do të donte shumë që sa më parë të shihte një memorial të bukur, ku do të përkujtoheshin fëmijët e vrarë gjatë luftës anekënd Kosovë.

“Normal, memoriali duhet të ndërtohet për të mos humbur shenjat e krimit dhe të mos harrohen viktimat. Ne, normal gjithë jetën do të jemi krenarë e kur do të bëhen fëmijët tanë, do të kemi ku t’i çojmë e t’iu tregojmë se ku janë dajat e tezet e tyre, pra vëllezërit e motrat tona. Ne, fëmijët e familjes Berisha, jemi shumë krenarë për sakrificën e fëmijëve që u vranë, por edhe për nënat tona që janë heroina”, tha ajo.

Historiani Sabit Syla, thotë se Kosova është vonuar me ngritjen e një memoriali për fëmijët e vrarë në luftë. Sipas tij, memoriali është domosdoshmëri dhe do të jetësonte kujtesën për viktima.

“Fëmijët martirë të vrarë apo të zhdukur gjatë viteve 1998-99, duke dhënë jetën për liri, kanë kryer detyrën ndaj atdheut. Ne të gjallët dhe brezat që do të vijnë kemi nevojë për kujtimin për ata. Nderimi ndaj veprës së atyre që kanë rënë për lirinë e atdheut është një kufi i qartë që ndanë të mirën dhe të keqen. Andaj, duhet gjithsesi të jetë një memorial i tillë që kujtimi të jetë gjithnjë i gjallë në kujtesën tonë dhe të brezave të ardhshëm”, tha ai.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në një prononcim për Radio Kosovën kishte thënë se, që nga paslufta institucionet janë fokusuar në memorializimin e luftëtarëve të UÇK-së të rënë dëshmorë. Ai thotë se për kategoritë e tjera të viktimave është bërë më pak përfshirë këtu edhe fëmijët e vrarë gjatë luftës.

“Pa dyshim, është jashtëzakonisht kohë e gjatë që ka kaluar dhe unë  nuk e di se si do të arsyetohej një mungesë e një memoriali apo çka do qoftë që kish për t’i dokumentuar dhe pranuar vuajtjet e fëmijëve dhe fëmijët si viktima. Për fat të keq, kjo deri tash nuk ka ndodhur dhe jemi në këtë situatë që jemi. Por, duhet së paku që prej tash të bëhet diçka më shumë në këtë drejtim”, tha ai.

Vitin e kaluar, Qeveria ka filluar përgatitjet për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”. Për këtë qëllim është themeluar një Komision Ministror e një Grup punues i cili kryesohet nga deputetja Saranda Bogujevci, që gjatë luftës i mbijetoi 16 plumbave të ushtrisë serbe e të cilët ia vranë 14 anëtarë të familjes.

Radio Kosova ka pyetur Qeverinë se kur pritet të fillojë ndërtimi i këtij memoriali. Duke mos treguar ndonjë datë, nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se janë në fazën e konsultimeve mbi format e memorializimit të fëmijëve të vrarë dhe se në dhjetor të vitit 2022 është hartuar Plani i Veprimit për ndërtimin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ivica Daçiq në vizitë zyrtare në Kinë

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Deputeti britanik i shpreh Osmanit mbështetjen për Kosovë
Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën 17-vjeçari
Rosneft formoi një flotë të madhe hije përmes një kompanie misterioze indiane
Rrugët të mbuluar me ujë dhe borë, policia bën këtë apel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?