By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet seminari për kultivarët e rrushit rezistente ndaj sëmundjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Mbahet seminari për kultivarët e rrushit rezistente ndaj sëmundjeve
Bujqësi

Mbahet seminari për kultivarët e rrushit rezistente ndaj sëmundjeve

Kosova Times
Last updated: 2023/03/17 at 12:20 AM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec në bashkëpunim me Shoqërinë për prodhimin e fidanëve të hardhisë “VCR – Raushedo”, si dhe përfaqësuesin e kësaj shoqërie për Kosovë dhe Shqipëri “Agroherbal” Sh.P.K organizuan seminarin me titull “Kultivarë hardhie tejet të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve & Klone të përzgjedhura nga kultivar hardhish shqiptare”.

Në fjalën e tij të rastit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i përgëzoi organizatorët dhe të pranishmit për punën e tyre, si dhe përshëndeti në veçanti Akademik Eugenio Sartori, Prof. Dr. Andrea Shundi dhe Agronom Arif Daçi për sensibilizimin e kultivimit në trojet Shqiptare të varieteteve të hardhisë së rrushit rezistente ndaj sëmundjeve. “Kultivimi i hardhisë së rrushit, prodhimi i verës dhe produkteve tjera nga rrushi dhe vera në Kosovë ngjan me ato të trevave tjera shqiptare dhe ballkanike më shumë se 2000 vjet lashtësi të kultivimit të hardhisë. Andaj, duke u nisur nga këto që u thanë në këtë seminar, koleksionet varietore rezistente ndaj sëmundjeve të kultivuara dhe ato që priten të mbillen së bashku me klonet e përzgjedhura të varieteteve autoktone, si Vranç e Dibrak do të paraqesin një platformë të re për promovimin dhe prezantimin e verërave Kosovare në tregun vendor, tregjet Rajonale, Evropiane dhe Botërore”, u shpreh Ministri Peci.

Ministri Peci gjithashtu tha se mbështetja e MBPZHR-së për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë ndër vite nuk ka munguar. “Nga fillimi i aplikimit të programeve mbështetëse të Ministrisë për Grante dhe Subvencione afërsisht 25 milionë Euro janë investuar në këtë sektor. Ministria e Bujqësisë ka investuar në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përforcimin e Regjistrit elektronik të Vreshtave dhe Sistemin për Menaxhimit të Cilësisë së verës duke zbatuar praktikat më të mira të vendeve Evropiane. Vitin e kaluar është miratuar Ligji për Pijet e Forta Alkoolike, ndërsa Ligji i ri për Verërat ka kaluar në lexim të parë së shpejti edhe ai do të miratohet, e kjo tregon përkushtimin e MBPZhR-ja në krijimin e legjislacionit dhe kompletimin e tij. Andaj, duke parë rëndësinë dhe veçantinë që vreshtat e Rahovecit kanë, nuk është i tepruar propozimi që zona e vreshtave të Rahovecit të shndërrohet në një zonë të mbrojtur nga UNESCO”, tha në përfundim të fjalimit të tij Ministri Peci.

Ndryshe, Republika e Kosovës ka një sipërfaqe me vreshta rreth 3,461 ha. Shtrirja e vreshtave është e kufizuar në disa komuna, siç janë: Rahoveci, Suhareka, Prizreni, Gjakova, Malisheva, Istogu, Peja e Klina. /Kosovatimes/

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit

Kosova Times Kosova Times June 10, 2025
VIDEO Shpërthim i ri i Etnës
Biden mirëpret dëshirën e Starmerit për raporte më të ngushta me BE-në
Isufaj e përfaqësuesit britanikë diskutojnë për ekipet hetimore
Konflikti midis SHBA-së dhe Kinës nën Trump është pothuajse i pashmangshëm. Çfarë të presësh nga “skifterët” në Shtëpinë e Bardhë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?