By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
October 27, 2025
Pas ndalimit të 45 turqve, Mali i Zi vendos viza të përkohshme
October 27, 2025
Sulm i madh me dron në Moskë, shpërthime të fuqishme
October 27, 2025
Moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura
October 27, 2025
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA paralajmëron për “luftime të ashpra”, teksa Rusia vazhdon sulmet ndaj Bahmutit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA paralajmëron për “luftime të ashpra”, teksa Rusia vazhdon sulmet ndaj Bahmutit
Rajon / Botë

ShBA paralajmëron për “luftime të ashpra”, teksa Rusia vazhdon sulmet ndaj Bahmutit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/16 at 3:33 PM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Më 16 mars, ushtria ukrainase raportoi se trupat ruse kishin kryer sulme të shumta në pozicionet ukrainase në dhe rreth qytetit të Bahmutit brenda 24 orëve të fundit, duke vazhduar luftimin intensiv disamujor për kontrollin e qytetit në rajonin lindor të Donjeckut.

Sipas njoftimit të përditshëm të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupat ukrainase zmbrapsën me sukses “sulme të shumta” në zonat veriore dhe perëndimore të Bahmutit, veçanërisht në Orikovo-Vasilivka dhe Bodanivka.

Forcat ruse vazhdojnë të përparojnë drejt qendrës së qytetit, duke prerë linjat e furnizimit me energji elektrike, në përpjekje për ta rrethuar qytetin.

“Rusia vazhdon të kryejë sulme, pavarësisht humbjeve”, thuhet në raport, ku shtohet se në të njëjtën kohë forcat e Moskës kanë përparuar në zona tjera kyçe në rajonin e Donjeckut, me fokus në Liman, Avdivka, Marinka dhe Shaktarsk, me më shumë se 75 sulme në 24 orët e fundit.

Rusia, gjithashtu, kreu një sulm me raketa në qytetin lindor të Harkivit, ku kishte cak shkatërrimin e infrastrukturës energjetike dhe civile, tha ushtria.

Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder paralajmëroi se muajt në vijim do të jenë vendimtarë për rezultatin e betejës për Ukrainën lindore.

“Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të bëjmë një hap prapa dhe të shikojmë progresin që është arritur, duke pranuar faktin që përpara pret një luftë e vështirë, veçanërisht teksa kalojmë në pranverë dhe verë”, tha Ryder në një konferencë në Pentagon, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përmbushur nevojat ushtarake të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në një takim virtual të të ashtuquajturit grupi Ramstein i dhjetëra vendeve që kanë ofruar armë për Kievin, se gjithsej nëntë vende janë zotuar ta furnizojnë Ukrainën me 150 tanke Leopard.

Austin tha se mbrojtja e Ukrainës ka arritur “momentin e saj vendimtar”, pasi Rusisë tani “po i mbarojnë opsionet”.

“Rusisë i është dashur të mbështetet në Iranin dhe Korenë e Veriut dhe të përdorë pajisje të Luftës së Dytë Botërore. Kështu që Rusisë po i mbarojnë mundësitë dhe miqtë”, tha Austin.

Gjenerali amerikan, Mark Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, tha pas takimit të grupit Ramstein se Rusia po bën përparime të vogla taktike pranë Bahmutit, por “me kosto të madhe”.

Milley deklaroi se liderët ushtarakë të Rusisë nuk po i mbështesin efektivisht trupat e tyre, dhe ai gjithashtu nënvizoi se rezervat ushtarake të tyre po shterohen me një ritëm të shpejtë.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Pas ndalimit të 45 turqve, Mali i Zi vendos viza të përkohshme

Sulm i madh me dron në Moskë, shpërthime të fuqishme

Tre kinez u përpoqën të blinin dy kilogramë uranium në Gjeorgji. Çmimi është publikuar gjithashtu

Në Slloveni, një burrë rom u përpoq të shpëtonte djalin e tij, por ai u vra. Arsyeja dihet, po vijnë masa radikale

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani ka bërë homazhe në Prekaz

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Hungaria do të votojë në mars për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Mijëra evakuohen teksa zjarret kërcënojnë Athinën
Celibashi e uron Radoniqin për zgjedhjet e suksesshme në Kosovë
Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?