By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën
May 17, 2025
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore
May 17, 2025
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: (Mos)marrëveshjet Kosovë – Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > (Mos)marrëveshjet Kosovë – Serbi
Lajme

(Mos)marrëveshjet Kosovë – Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/17 at 9:08 AM
Kosova Times Published March 17, 2023
Share
SHARE

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia, me dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dhjetëra marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Contents
Kronologjia e dialogutMarrëveshjet kryesore të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:Përshtypjet e qytetarëveIntegrimi i komunitetit serb në KosovëKu kishte progres?Marrëveshja që prodhoi trazira në veri

Zbatimi i marrëveshjeve, qoftë teknike apo politike, shpesh është bllokuar, duke bërë që të dyja palët të takohen disa herë për t’u pajtuar sërish për zbatimin e tyre.

Së voni, dy shtetet – përmes atij që njihet si  propozim i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve  – janë dakorduar sërish që t’i zbatojnë “të gjitha marrëveshjet e dialogut nga e kaluara”.

Më poshtë, Radio Evropa e Lirë ju sjell në pika të shkurtra se cilat marrëveshje janë zbatuar e cilat jo, dhe si ka ndikuar kjo në jetën e qytetarëve.

Kronologjia e dialogut

Mars 2011  Nis dialogu teknik
Tetor 2012 Takimi i parë i nivelit politik
Prill 2013 Marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve
Gusht 2015 Nënshkruhet pakoja e marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve
Mars 2017 Kuvendi i Kosovës pezullon dialogun pas arrestimit të kryeministrit të atëhershëm,  Ramush Haradinaj,  në Francë, për shkak të një fletarrestimi të Serbisë, që e trajtonte si të dyshuar për krime lufte
Korrik 2017  Dialogu politik rinis në nivel presidentësh
Janar 2018 Vazhdon dialogu teknik në mes të kryenegociatorëve të të dyja vendeve
Janar 2018  Serbia tërhiqet nga bisedimet pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq
Shkurt 2018 Palët rikthehen në bisedime duke kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri atëherë
Korrik 2020 Rinis dialogu politik me takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Shkurt 2023 Kosova dhe Serbia pajtohen me përmbajtjen e propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve 18 mars 2023 Pritet takimi për të diskutuar zbatimin e propozimit evropian

Marrëveshjet kryesore të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:

2011 Marrëveshja për lirinë e lëvizjes

2011 Marrëveshja për regjistrin civil

2011 Marrëveshja për vulat doganore
2011 Marrëveshja për regjistrat kadastrorë
2011 Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit
2011 Marrëveshja për njohjen e diplomave universitare
2012 Marrëveshja për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal
2012 Marrëveshja për zyrtarët ndërlidhës
2013  Marrëveshja për zgjedhjet lokale dhe funksionimin e katër komunave veriore në Kosovë
2013 Marrëveshja për integrimin e policisë
2013 Marrëveshja për shpërbërjen e “Mbrojtjes civile”
2013 Marrëveshja për drejtësi
2013 Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
2013 Marrëveshja për telekomunikacion
2013 Marrëveshja për energji
2015 Marrëveshja për rivitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë

Përshtypjet e qytetarëve

“Ka qenë mjaft vështirë që pas gjashtë vjetësh e gjysmë pune dhe kontributi që kam dhënë në Luginën e Preshevës, ta ndaloj atë, shkaku i një diskriminimi të padrejtë e të pasinqertë”, thotë Shkodran Azizi, qytetar i komunitetit shqiptar në Preshevë.

Integrimi i komunitetit serb në Kosovë

Çështja e integrimit të serbëve të Kosovës u përfshi në disa marrëveshje, të arritura kryesisht më 2013 dhe 2015. Ato përfshijnë krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, integrimin e serbëve të Kosovës në strukturat e policisë dhe në sistemin e drejtësisë, shpërbërjen e strukturave paralele të udhëhequra nga Serbia e të tjera.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk u themelua asnjëherë nga Kosova.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Marrëveshja për Asociacionin nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

“[Themelimi i Asociacionit] do të na sillte një siguri dhe pavarësi”, thotë Dushani, një qytetar nga Mitrovica e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – i intervistuar më 27 shkurt 2023.

Energjia: Edhe një marrëveshje e pazbatuar

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Energjinë, që synonte rregullimin e furnizimit dhe faturimit të rrymës në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.Pas nëntë vjetësh, më 2022, u nënshkrua një udhëzues për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Por, zbatimi i marrëveshjes ngeci, pasi kompania serbe, Elektrosever, nuk i respektoi disa nga obligimet e udhëzuesit.Kështu, qytetarët në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – vazhdojnë të mos e paguajnë rrymën e shpenzuar. Koston e tyre e mbulon buxheti i Kosovës. Kjo gjendje vazhdon nga viti 1999.

“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [për Energjinë] e ka vetë Brukseli, që ka dërguar sinjale të gabueshme tek Elektroseveri, përmes interpretimeve të gabueshme të neneve, që nuk kanë të bëjnë asgjë më udhërrëfyesin”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 8 shkurt 2023.

Ku kishte progres?

  • Marrëveshja për regjistrin civil – Përmes marrëveshjes së arritur më 2011, Serbia i dorëzoi Kosovës 12.036 kopje të librave të regjistrit civil, që ishin marrë gjatë kohës së luftës së vitit 1999.
  • Marrëveshja për zyrtarët ndërlidhës – Pas marrëveshjes së vitit 2013, Kosova dhe Serbia krijuan zyra ndërlidhëse në shtetet përkatëse.
  • Marrëveshja për telekomunikacion – U arrit më 2015. Kosova tani ka kodin e vet telefonik +383, i ndryshëm nga ai i Serbisë.

Marrëveshja që prodhoi trazira në veri

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes ishte ndër të parat që u arrit në dialogun teknik, në vitin 2011. Parashihte që qytetarët e të dyja vendeve të mund të udhëtonin lirshëm te njëri-tjetri, pasi do të njiheshin dokumentet zyrtare.

Mes tjerash parashihej që të largoheshin nga përdorimi dokumentet e lëshuara nga institucionet paralele në komunat e banuara me shumicë serbe, përfshirë targat e veturave me akronime të qyteteve të Kosovës, që përdoren kryesisht në komunat veriore.

Pas 11 vjetësh, më 2022, Qeveria e Kosovës vendosi që ta ndalojë qarkullimin e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.
Kjo shkaktoi trazira dhe inicioi largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Më vonë, gjatë vitit 2022, situata u keqësua dhe për tri javë rresht rrugët që çonin në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë u bllokuan. Pas ndërhyrjes së BE-së, vendimi i Qeverisë së Kosovës u pezullua deri në një marrëveshje të ardhshme.Marrëveshja origjinale parashihte vendosjen e letrave ngjitëse mbi simbolet nacionale në targat e lëshuara nga të dyja vendet. Kjo pikë nisi të zbatohej në vitin 2022.
 Një analizë e Institutit Demokratik të Kosovës (IKD)  për dialogun Kosovë-Serbi, e publikuar në vitin 2022, vlerësoi se “mungesa e transparencës e ka karakterizuar pothuajse gjithmonë procesin e dialogut Kosovë-Serbi”.
“Deri në qershor të vitit 2021, qeveritë (e Kosovës ndër vite) kanë publikuar raporte të gjendjes së zbatimit të marrëveshjeve të dialogut, por që nga ajo kohë, një raport i tillë nuk është bërë më publik. Në këtë situatë nuk ka mjaftueshëm informacione se cili është statusi i gjendjes së zbatimit të marrëveshjeve të dialogut”, thotë Violeta Haxholli, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (IKD).
Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk parasheh njohje të ndërsjellë de jure nga Kosova dhe Serbia.Megjithatë, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kjo marrëveshje e ndërmjetme është më e mira që mund të arrihet në këtë moment për të dyja vendet.

You Might Also Like

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Kosova Times March 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Me qeverisjen e re të AAK do të rritë pagat, qasja e VV fyese dhe mashtruese

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Rama: Ambienti i pastër, mision që po përmbush kryeqyteti
Ra nga pema teksa po mblidhte dardha, vdes shqiptari në Greqi
Horoskopi ditor për 15 gusht 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?