By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OBSh i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
Rajon / Botë

OBSh i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it

Kosova Times
Last updated: 2023/03/18 at 9:40 PM
Kosova Times Published March 18, 2023
Share
SHARE

Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) i kanë bërë thirrje Kinës që të publikojë të gjitha informacionet e lidhura me origjinën e pandemisë COVID-19, pas disa gjetjeve të reja që u zbuluan bazuar në gjurmimin e patogjenëve.

Analizimi i ri i virusit SARS-Cov-2, por edhe të dhënat e reja të gjenomit, që janë marrë nga tregu i kafshëve në Vuhan të Kinës më 2020, për një kohë të shkurtër u publikuan në databazën GISAID nga shkencëtarët kinezë më herët gjatë këtij viti, duke i lejuar hulumtuesit nga shtetet e tjera që t’i analizojnë, tha Grupi i këshilltarëve shkencorë për origjinën e patogjenëve në OBSh, i njohur me shkurtesën SAGO.

Analizimi i këtyre të dhënave sugjeroi se rakunët që ishin në tregun e Vuhanit mund të jenë infektuar me koronavirus, duke ofruar të dhëna të reja lidhur me zinxhirin e transmetimit të virusit, që në fund preku edhe njerëzit.

Por, qasja në këto informacione ishte e kufizuar, “që ka të ngjarë është bërë që të bëhen përditësime të reja të të dhënave” nga Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Zyrtarët e OBSh-së kanë diskutuar për këtë çështje me homologët e tyre kinezë, të cilët shpjeguan se të dhënat e reja synohej që të përditësonin një studim të publikuar më 2022. Qendra kineze ka thënë se planifikon që ta ripublikojë studimin në gazetën shkencore Nature.

Zyrtarët e OBSh-së tha se informacione të tilla paraqesin një qasje të re për hetimin e origjinës së koronavirusit dhe kërkuan që këto informacione të ndahen menjëherë me ta.

“Këto të dhëna nuk ofrojnë një përgjigje definitive të pyetjes se si filloi pandemia, por çdo e dhënë është e rëndësishme për t’iu afruar së vërtetës”, tha drejtori i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Këto të dhëna mund të ishin ndarë me ne tre vjet më parë”, tha ai më 17 mars.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kinës që të jetë transparente në ndarjen e të dhënave dhe të kryejë hetimet e nevojshme dhe më pas të ndajë rezultatet e tyre”.

SAGO është deleguar nga OBSH që të vazhdojë hetimin e origjinës së pandemisë që ka vrarë pothuajse 7 milionë persona në mbarë botën.

Tregu i kafshëve dhe ushqimeve të detit në Vuhan ishte mbyllur nga autoritetet kineze pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në fund të vitit 2019. Që atëherë, ky treg ka qenë në fokus të studimeve nëse virusi kishte infektuar disa specie para se të transmetohej te njerëzit.

OBSh-ja dhe shkencëtarët e tjerë kanë thënë se ende nuk mund ta përjashtojnë mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator i sigurisë së lartë në Vuhan, që studion patogjenët e rrezikshëm. Kina mohon se kjo ka ndodhur.

Më 2022, u publikua një studim, pas analizimit të 923 mostrave të mbledhura nga sistemet e kanalizimit dhe tezgat e tregut, ato kishin dalë pozitivë me koronavirus. Ndërkaq, në 457 kafshët e testuar, asnjëra nuk kishte rezultuar pozitive. Në këtë studim thuhej se rakunët nuk ishin në mesin e kafshëve të testuar.

Analizat e reja sugjerojnë se “rakunët dhe kafshët e tjera mund të kenë qenë në këtë treg para se ai të pastrohej nga autoritetet si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë shëndetësore publike”, tha SAGO përmes një deklarate.

You Might Also Like

Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro

“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?

Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian

Operacioni i Madh i Ukrainës me Dron + Raketa djeg ‘AWAC’-et ruse dhe rafineritë e naftës

Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj

Kosova Times March 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
Policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Shqipëria me memorial për grupet që u stërvitën ushtarakisht nga Kosova
Fitorja e AfD-së në zgjedhje drithëron politikën në Berlin
Ish-kryeministrja e Bangladeshit hetohet për vrasje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?