By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdohet marrëveshja për grurin për t’iu ndihmuar vendeve më të varfra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vazhdohet marrëveshja për grurin për t’iu ndihmuar vendeve më të varfra
Rajon / Botë

Vazhdohet marrëveshja për grurin për t’iu ndihmuar vendeve më të varfra

Kosova Times
Last updated: 2023/03/18 at 6:18 PM
Kosova Times Published March 18, 2023
Share
SHARE

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për të vazhduar marrëveshjen për transportin e grurit nga territori ukrainas në shtetet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Megjithatë, as ky institucion, as presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan – që e kanë ndërmjetësuar marrëveshjen – nuk kanë treguar se për sa kohë është vazhduar ajo.

Zëvendëskryeministri ukrainas. Oleksandr Kubrakov, ka thënë se marrëveshja është shtyrë për 120 ditë – sipas kërkesave të Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Rusia nuk ka reaguar ende, ndonëse më herët ka kërkuar një vazhdim të marrëveshjes vetëm për 60 ditë.

Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar.

Dy shtetet, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje rekorde të produkteve ushqimore vitin e kaluar, e ndihmuar edhe nga efektet e pandemisë së koronavirusit.

Kriza e shkaktuar besohet se ka përballur 345 milionë njerëz me pasiguri ushqimore, sipas të dhënave të Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim.

Sipas OKB-së, marrëveshja mes dy vendeve ka ndihmuar në transportimin e 24 milionë tonëve të grurit ukrainas nga portet e këtij shteti.

Besohet se 55 për qind e dërgesave janë nisur drejt shteteve në zhvillim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Një dramë e madhe po ndodh në Itali tani, një shkëmb 4 kilometra i gjatë është shembur

BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat drejt Schengenit

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

Kosova Times March 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-lideri i Syriza-s u largua nga ajo parti politike dhe njoftoi formimin e partisë së tij

Kosova Times Kosova Times November 9, 2024
Rrugët e qytetit spanjoll përmbytën me të kuqe: U mbajt lufta tradicionale e domates, gjithçka filloi në vitin 1945
KTGD: Dënojmë ashpër dhunën ndaj gazetarëve në Leposaviq
Dronët ukrainas sulmuan depon më të madhe të naftës në Krime për herë të dytë brenda një jave
Shtëpi-muze për Dritëro Agollin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?