By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
Rajon / Botë

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Kosova Times
Last updated: 2023/03/19 at 11:10 PM
Kosova Times Published March 19, 2023
Share
SHARE

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha, tha se Aleksandar Vuçiq nuk pranoi të firmoste marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për shkak se kështu ishte urdhëruar nga Vladimir Putin.

“Në përfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai”, tha Berisha përmes një postimi në Facebook.

“Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiq nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb. Pra në Ohër nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandar Vuçiq nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qenë ligjërisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar, gjatë procesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale”, ka shkruar tutje Berisha.

“Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm për dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë”, përfundon shkrimin e tij ish-kryeministri i Shqipërisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times March 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Botohet libri më i ri i Bujar Shalës ‘Lapidari pa fotografi’

Kosova Times Kosova Times June 17, 2024
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
Gërvalla do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme
Trump uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë: Lidhjet tona janë të forta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?